Roland Bejko në Report TV: Kuvendi i shtatorit me linjë të re politike! Basha të reflektojë të mos e kthejë në parti kryetari

14 Gusht 2023, 14:24| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 16:12

  • Share

Shtatori pritet ta gjejë me një linjë të re politike Patinë Demokratike. Në një interviste në Report Tv, Roland Bejko dha detaje mbi organizimin e rëndësishëm të kuvendit kombëtar të PD-së që do të mbaj Lulzim Basha më 2 shtator.

 “Në shtator do të bëhet kuvendi i  PD, ku do të bëhen ndryshime statutore. Mbetet për tu parë çfarë do të sjellë pasi do të përcaktojë linjën politike të partisë, do të jetë një linje e re. Kryetari është i rikthyer në detyrë pasi 1 vitë gjysmë më parë. Kuvendi nuk shërben për të hequr vulën sekretarit, se ndryshe e banalizojmë" tha Bejko

Demokratët presin një parti të re me frymë e filozofi të re të besueshme e jo premtime boshe.

Basha është tashmë i lirë, është vetë kryetar. Nuk mendoj që me statuti i ri të bëjë një parti kryetari, e ta kthejë në një parti personale pasi do të ishte fundi i PD-së.  Jo premtime shumë e mos i kthe në akte”

Përçarjen e mëtejshme të PD-së, Bejko ia ngarkon Sali Berishës, duke theksuar se vrau shpresën e shqiptarëve dhe demokracinë, ndërsa nuk shmangu kritikat edhe për Gazmend Bardhin.

“Ndarjen e PD më tej e krijoj  pafuqia e Bardhit për tu vendosur në krye të Partisë Demokratike, ishte ambicie jo vetëm e Bardhit por edhe e të tjerëve”

Sipas Bejkos, Basha tashmë është i lirë, ndërsa ka kërkuar të reflektojë nga gabimet e së kaluarës dhe të marrë përgjegjësitë e tij personale për të bërë një PD që të mbledh sa më shumë anëtarë.

"Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është i vetvetes. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës"

               Gazetari: Po janë vetëm 25 mijë?

"Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë.  Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion" tha Bejko për gazetarin Nertil Agalliu.

Ora 15:52
Bejko: Berisha shkëmbeu minikullat me kullën, pa të, PD do të ishte sot në pushtet! Prania e tij dhe e Metës forcoi pozitat e Ramës

1692021209_berishabejko.jpg

Roland Bejko akuzon ashpër Berishën se ka shkatërruar opozitën dhe se është ai fajtori kryesor pse PD nuk është në pushtet.

“Berisha u vrau shpresën mbështetësve të vet. Shkatërroi PD-në , e ndau në 2  - 3 pjesë. Vrau demokracinë. Opozita nuk është më peshë morale, nuk e beson kush dhe i ka dhënë të gjithë terrenin Ramës.

Një koment Bejko e kishte dhe për përfshirjen e Sali Berishës në “Malin e Tiranës”, kullën më të lartë në kryeqytet.

"Berisha e ka të qartë dhe e di që nuk vjen kurrë në pushtet dhe është kriminale kur i thua njerëzve që do vijmë në pushtet. Shkëmbeu minikullat me një kullë të madhe në mes të Tiranës dhe me resorte. Janë të paktën 60 leje ndërtimi ku janë të përfshirë famila e tij”

Ai është i bindur se Berisha nuk mund të kthehet në pushtet ndërsa mashtron mbështetësit demokratë.

“Pa Berishën PD do të ishte në pushtet sot. Me këto skandale të mëdha që ka bërë qeveria, sidomos me inceneratorët dhe fondet e vjedhura të IPARDIT. Në kushtet ku ne jemi sot qënia e zotit Berisha e Meta si alternativë pushteti bëri që Edi Ramës ti forcohej pozita.

Nuk mund ta sjellë dot njeri Berishën në pushtet. Sa kohë të jetë Berisha, Meta. Nuk mund të zëvendësohet një bandë e korrupsionit me një bandë tjetër korrupsioni. Fakti është që në Shqipëri po pastrohen paratë e ndërkohë që shqiparët po ikin."

Ora 14:48
Krahasimi epik i Bejkos/ PD si telenovela “Kosem”: Uroj që Basha të mos çmendet si princi Mustafa të dëgjojë zërin e djallit

Kuvendi i shtatorit pritet me interes nga demokratët për të parë linjën politikë që kryetari i rizgjedhur Lulzim Basha do të paraqesë. Duke bërë një analizë politike të opozitës, anëtari i kryesisë së PD-së Roland Bejko thotë se për demokratët Basha duhet të vërtetojë se është shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha.

Për ta bërë këtë sjell një paralelizëm me telenovelën turke “Kosemi”.

"Në një nga televizionet publike është “Kosemi” një telenovelë turke. Është një princ që ka kaluar një fëmijëri shumë të vështirë, dhe është një zë i dytë, figurë imagjinare, që e kthen në personalitet të dyfishtë që dëgjon zërin ‘e djallit’ dhe e nxit të veprojë ndryshe nga çfarë duhet bërë.

Uroj që zotit Basha, në të ardhmen të mos i krijohet një iluzion, të dalë një zë i dytë, përtej zërit të ndërgjegjes, në kushte normale, e ta fusë në rrugë të gabuar. Uroj që zoti Basha të mos ketë armik vetveten.

Zoti Basha të vetmin rrisk që ka është rrisku i vetvetes. Basha duhet të rishpikë vetveten. Duhet të jetë ndryshe nga sa ka qenë në të kaluarën dhe të reflektojë nga gabimet e së kaluarës të bëra së bashku me Berishën. Nuk mund të justifikohet që fajin e kishte Berisha. Të marrë përgjegjësitë e tij personale, të reflektojë e të bëjë një PD që të thithë sa më shumë anëtarë dhe mbështetës”  tha Bejko

Gazetari: Po a ka anëtarë se 25 mijë morën pjesë në votim?

"Për një Parti 25 mijë anëtarë janë shumë. Llogarit që ti çosh në luftë. Janë një ushtri e tërë.  Thjesht duhet të dish ti menaxhosh dhe ti shtosh. Kjo bëhet përmes një programi të besueshëm dhe ndarje të qartë nga krimi e korrupsion" tha Bejko për Report TV.

 

Organin më të lartë vendimmarrës të PD, Kuvendin Kombëtar Lulzim Basha e mbledh më 2 shtator, ku pritet të ketë vendime të rëndësishme për të marrë, qoftë për organizimin e brendshëm të një partie që lufta e brendshme e mundoi gjatë, qoftë edhe për aksionin në parlament, ku sinjalet kryedemokrati i ka dhënë se do të jetë më present.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?