Kronikë

Kraja: 5% e të shtruarve në spitale të vaksinuar, 3 shkaqet pse ka raste të vdekjeve dhe pas 2 dozave

22 Shtator 2021, 12:51| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 13:02

  • Share

 

Mjeku Dhimitër Kraja ka bërë me dije s e5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar, teksa ka dhënë edhe argumente se përse ka vdekje pavarësisht se dikush është vaksinuar me 2 dozat.

“5% e rasteve të të shtruarve në spital janë të vaksinuar, 85% e këtij 5%  janë raste që nuk janë vaksinuar plotësisë, 15% që i kanë bërë të dyja dozat. Kjo është një fenomen që ndodh në të gjithë botën dhe racat njerëzore, rastet që kanë përfunduar me vdekje, pse u ndodh këtyre. Asnjë vaksinë nuk të mbron 100%, këtu janë arsye të ndryshme dhe të realizimit të llojit të vaksinës, ka të bëjë edhe reagimi i organizmit, ne kemi vënë në dukje se kanë qenë kryesisht raste të vaksinuar me 2 vaksina, por me sëmundje patologjike të ndryshme, dhe vdekje ishte dhe nga faktorë extra COVID, ndërsa në rastet e tjera, nuk i zuri vaksina si duhet, dhe janë edhe faktorë gjenetik. Këto janë ata që kanë çuar në vdekjen. Janë raste krejtësisht të rralla”, tha Kraja.


Lajmi kryesor:

S’ndryshojnë masat anti-COVID! Komiteti i Ekspertëve: Rritet numri i shtatzënave të prekura rëndë! 33% e popullsisë e vaksinuar plotësisht! Të shtruarit në spital të vaksinuar me 2 doza shumë pak


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?