Nuk do të ketë ndryshim të masave anti-COVID në vend. Ky vendim u bë sot me dije nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, teksa theksoi se situata me pandeminë në vend mbetet e qëndrueshme dhe për këtë arsye, masat që janë ende në fuqi janë efektive.
E qëndrueshme është edhe situata në 2 spitalet COVID, ku të shtruar janë 230 pacientë dhe 30% e kapacitetit është ende e lirë. Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, nga të dhënat e fundit vihet re një rritje e numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID.
Ndërkohë vijon të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit, ku drejtoresha e ISHP, Albana Fico bëri me dije se deri më tani janë 33% e qytetarëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Bashkia e Gjirokastrës është ajo që kryeson për mbulesën më të madhe vaksinale, me 60% të popullsisë të vaksinuar me të dyja dozat, ndjekur më pas nga Mirëdita dhe Puka në veri të vendit.
Sa i përket infeksioneve te personat e vaksinuar, mjeku Dhimitër Kraja bëri me dije se vetëm 5% e të shtruarve në spital janë të vaksinuar dhe 15% e tyre i kanë marrë të dyja dozat. Për rastet e fataliteteve te personat e vaksinuar plotësisht, Kraja sqaroi se për këtë ndikon reagimi i organizmit, sëmundjet e tjera shoqëruese dhe faktorë gjenetikë.
Për rekomandimin e Akademisë së Shkencave për vaksinimin e fëmijëve dhe kryerjen e dozave të treta për personat mbi 65-vjeç, Rakacolli theksoi se vendimi për vaksinat jepet nga Komiteti i Vaksinave që është një Komitet i pavarur pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Masat e anti-COVID në fuqi:
- Ora policore nga 23:00-06:00.
- Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.
- Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
- Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
- Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave
- Vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore
Komiteti i Vaksinave në Shqipëri ende nuk e ka marrë një vendim për vaksinimin e fëmijëve apo të bërjes së një doze të tretë te mosha mbi 65-vjeç.
“Në lidhje me rekomandimin e Akademisë së Shkencave për dozën e tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve sqaroj se vendimi jepet nga Komiteti i Ekspertëve të vaksinimit që funksionon pranë MSH që jep rekomandim për të gjithë kalendarin e vaksinimit.
Ky komitet nuk ka prezantuar deri tani një vendim të tillë. Natyrisht që doza e tretë dhe vaksinimi i fëmijëve po bëhet në disa vende të botës por ka ende shumë argumente pro dhe kundër. Janë disa vendime të kujdesshme që duhet të ndërmerren nga ekspertët”, tha Rakacolli.
Një fenomen i cili është përhapur në ditët e sotme është edhe paraqitja e një kartoni flas sikur kanë bërë vaksinën anti-COVID. Shefja e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se një fakt i tillë është kriminale e ndërsa është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet përgjegjëse për të kapur “kriminelët”.
“ISHP nuk ka në detyrat e veta funksionale ndjekjen e rasteve kriminale të moskryerjes së vaksinës apo marrjes së një dokumenti, distancohemi të gjithë ekspertët e shëndetësisë, 2 janë dëmet ndikojnë direkt në shëndetin e popullatës dhe ligji e përcakton qartë se çfarë ndodh në këto raste. Ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndjekur këtë gjë, nëse autoritete do na kërkojnë që t’i mbështesim, do e bëjmë pa asnjë lloj hezitimi. Është e pamundur që ta kuptosh nëse ndonjëri prej tyre ka bërë gjoja vaksinë”, tha Fico.
Mjeku Dhimitër Kraja ka bërë me dije s e5% e të shtruarve në spitale janë të vaksinuar, teksa ka dhënë edhe argumente se përse ka vdekje pavarësisht se dikush është vaksinuar me 2 dozat.
“5% e rasteve të të shtruarve në spital janë të vaksinuar, 85% e këtij 5% janë raste që nuk janë vaksinuar plotësisë, 15% që i kanë bërë të dyja dozat. Kjo është një fenomen që ndodh në të gjithë botën dhe racat njerëzore, rastet që kanë përfunduar me vdekje, pse u ndodh këtyre. Asnjë vaksinë nuk të mbron 100%, këtu janë arsye të ndryshme dhe të realizimit të llojit të vaksinës, ka të bëjë edhe reagimi i organizmit, ne kemi vënë në dukje se kanë qenë kryesisht raste të vaksinuar me 2 vaksina, por me sëmundje patologjike të ndryshme, dhe vdekje ishte dhe nga faktorë extra COVID, ndërsa në rastet e tjera, nuk i zuri vaksina si duhet, dhe janë edhe faktorë gjenetik. Këto janë ata që kanë çuar në vdekjen. Janë raste krejtësisht të rralla”, tha Kraja.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se nuk do të ketë ndryshim të masave anti-COVID, Sipas Rakacollit, të dhënat tregojnë e situata është e qëndrueshme dhe se për këtë do të vijojë zbatimi i masave që janë në fuqi.
"Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore do organizohen në kapacitete jo më shumë se 30 e ambienteve dhe duke zbatuar protokollet e rekomanduara. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë", tha Rakacolli.
Dhimitër Kraja ka bërë me dije se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID, e ndërsa të shtruar në spital ka edhe 19-vjeçar.
“Në 2 spitalet COVID ka 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshme se 30% e mundësive të shtrimit është i lirë ende, të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet. Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakt. 5.1 ose 5.4 raste në ditë”, tha Dhimitër Kraja.
Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në QSUT tha se gjatë kësaj jave ka patur një rritje të numrit të vaksinimeve të kryera, kryesisht me doza të dyta. Sipas Binos, Gjirokastra është Bashkia që ka mbulesën më të mirë vaksinale, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza. Megjithatë ajo shtoi se ka ende nevojë që të rritet numri i vaksinimeve të kryera, për të shkuar në mbi 95% te të gjitha grupmoshat.
"Gjatë kësaj jave ka patur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta dhe ka pasur edhe në përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki të ndryshme. Durrësi ka dalë nga zona e kuqe, bashkia me mbulesën vaksinale më të mirë, 80% me një dozë dhe 60% me dy doza është Bahskia e Gjirokastrës, pasuar nga Delvina, Mirëdita dhe Puka po ashtu. Kemi një përmirësim në mbulesën vaksinale edhe në Bashkinë e Tropojës dhe Kukësit. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë vaksinale krahasuar me edukatorët e kopshteve dhe çerdheve dhe Universiteteve. Shfrytëzimi i vaksinës është një indikator i performancës së kryerjes së vaksinimit dhe është për të gjitha vaksinat mbi 80% dhe tregon që nuk ka vaksina që të ketë skaduar në vendin tonë dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit për të arritur në shifrat mbi 95% te të gjitha grupmoshat", tha ajo.
Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thonë se mbrojtja ndaj COVID është më e mirë në popullatë.
"Sot jemi me 849 raste ditore, 216 të shtruar por me një numër shumë të madh aktivësh. Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë, ka rënë numri i humbjes së jetës dhe është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë. Qytetarët kanë më shumë besim dhe e njohin pak më shumë sëmundjen. Kjo ka përmirësuar situatën dhe është në kontroll",
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë një panoramim të situatës së COVID-19 në vendin tonë.
“Ka pësuar një ulje, totali i rasteve aktive ka pësuar një rritje. Numri i Bashkive të prekura është 51, ka pësuar një rritje, % e rasteve të reja ku 52% femra dhe 48 meshkuj. Moshat e prekura 65-74 vjeç, të ndjekur nga 55-64. 33% me dy doza, po vijojnë vaksinimet në qendrat e vaksinimit dhe akima jemi në muajin e haour të vaksinimit masiv, ky muaj bëhet më i rëndësishëm se përkon me hapjen e shkollave”, tha Fico.