Foto: Ushtarë rus
Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse është për shkak të numrit të madh të kërcënimeve ndaj vendit dhe armiqësisë nga Perëndimi.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov.
“Ky vendim vjen për shkak të numrit të kërcënimeve që ekzistojnë për vendin tonë përgjatë perimetrit të kufijve tanë, për shkak të situatës jashtëzakonisht armiqësore në kufijtë perëndimorë dhe paqëndrueshmërisë në kufijtë lindorë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit.
Sipas Peskov, kjo situatë "kërkon miratimin e masave të duhura".
Ndërkohë numri i ukrainasve dhe rusëve të vrarë ose të plagosur në luftën dy vjet e gjysmë ka arritur në rreth një milion njerëz.
Kështu shkruan në një artikull të botuar ‘The Wall Street Journal’ (WSJ) duke argumentuar se përcaktimi i numrit të saktë të të vdekurve dhe të plagosurve në konflikt ka qenë i vështirë për shkak se Rusia dhe Ukraina ndonjëherë refuzojnë të publikojnë vlerësime zyrtare ose, nganjëherë, publikojnë shifra që janë dukshëm të pasakta.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Javën tjetër do t'u prezantojmë aleatëve një plan fitoreje! Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Kievi mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Xh.K/ReportTv.al