Sociale

Kremtimi i Pashkëve në Vlorë/ Qindra besimtarë marrin pjesë në meshën e shenjë në Kishën e Shën Theodhorit

20 Prill, 07:09| Përditesimi: 20 Prill, 11:43

  • Share

 

Qindra besimtarë të krishterë në Vlorë i janë drejtuar Kishës së Shën Theodhorit.

Ndërsa kanë pritur mesnatën duke marrë edhe flakën e shenjtë nuk ka munguar urimi Gëzuar Pashkët.

Urimi është përcjellë pas meshës nga At konstandin Prifti si edhe nga besimtarët vlonjatë.  

“Krishti u ngjall. Gëzuar Pashkët! Zoti t’i bekojë të gjithë shqIptarët kudo ku ndodhen”, tha At konstandin Prifti.

Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë priti qindra besimtarë të pranishëm në meshën e shenjtë dhe me urimin për më shumë dashuri.


Lajmi kryesor:

Krishti u Ngjall! Mijëra besimtarë ortodoksë e katolikë kremtojnë Pashkët në mbarë vendin! Kryepeshkopi Joan e Arqipeshkvi Dodaj mesazhe shprese (VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?