Me muzikë klasike, tingujt e pianos dhe violinçelit u kremtua 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Çeki-Shqipëri.
Nën intrepretimin e sopranos Ulpiana Aliaj, pianistit Egli Prifti dhe violençelistit Bledar Zajmi koncerti i muzikës klasike “Nga Praga në Vlorë” dhuroi emocione për publikun.
“Jam shume e lumtur, që pata mundësinë që pikërisht në Vlorë, ku dhe unë i përkas këtij qyteti të jem pjesë e këtyre krijimeve dhe këtij koncerti.- tha sopranoja Ulpiana Aliaj.
“Jam shumë i kënaqur që pas tetë vjetësh vij më në fund përsëri në Vlorë, është emocion shumë i veçantë. Kudo që të vesh luan me salla të mëdha dhe me salla të vogla Por kur luan në vendin tënd me një publik të shkëlqyer, të ngrohtë është komplet diçka tjetër.- tha pianisti Egli Prifti.
‘Vitin e kaluar kam patur mundësinë të Luaj në Tiranë dhe në Fier. Duke qenë se kishim këtë ftesë në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Çeko- Shqiptare dhe jam shumë i lumtur që gjendem në Vlorë pasi kisha një mungesë prej 8 viteve.’- tha Bledar Zajmi.
Vepra të autorëve shqiptar dhe të huaj për më shume se një orë mbajtën mbërthyer publikut vlonjat në teatrin "Petro Marko”.