Kreshnik Spahiu

Opinion

Kreshnik Spahiu: Pse heshtin Trampistët e Shqipërisë, sot që SHBA kërkoi largimin e Albin Kurtit?

3 Shkurt, 19:16| Përditesimi: 3 Shkurt, 22:39

  • Share

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës mos të votojë Albin Kurtin.

Madje thirrja e SHBA ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm pë BE, NATO dhe SHBA.

I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se:

“BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.” - thekson Richard Grenell.

Qëndrimi SHBA vjen 5 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Kujtojmë që qeveria Kurti 1 është rrëzuar 5 vjet më parë nga Donald Trump në mandatin e parë dhe SHBA janë të vendosura mos bashkëpunojnë me politikanin më anti-amerikan në trevat shqiptare, siç e konsiderojnë ata.

Ndërkohë aktivistët e Vetëvendosjes justifikohen se Kosova është sovrane dhe SHBA duhet zgjedh populli liderët e saj.

Tre pyetjet që shtrohen janë:

1- Kosova i çlirua vetë apo nga amerikanët?

2- Pse Kosova nuk e fitoi pavarësinë dot e vetme për 1000 vjet luftë por e fituan për 100 ditë kur bombardoi Amerika?

3- Nëse SHBA nuk do e njihte Kosovën si shtet, a do ekzistonte sovraniteti i saj apo jo?

Sigurisht mosmirënjohësit e Vetëvendosjes janë gati ti shpallin luftë perëndimit, vetëm për kolltukun e Albinit.

Por ky është vetëm fillimi.

Çuditërisht sot Tirana heshti.

Heshtën partitë e reja dhe të vjetra

Heshtën liderët e ri dhe të vjetër.

Kjo tregon sa pak politik prodhon Tirana dhe sa pa integritet është klasa politike shqiptare.

Çuditërisht heshtën edhe Trumpistët e Tiranës.

Ata heshtën dhe nuk dihet me kë janë:

Me Trump apo me Albinin?

Në fakt ata heshtën sepse kanë frikë sepse po ju vjen rradha.

Ata e dinë që nuk është e largët dita kur Trump të bëjë thirrje se kush duhet të votohet në Shqipëri.

Atë ditë Trumpistët e Tiranës do duken në sytë e shqiptarëve si super Trapa.

Ëndrra e tyre se do përdorin Trump për të ardhur në pushtet do kthehet në bumerang ditën që Musk dhe Grenell do bëjnë thirrje: Mos votoni Non-Gratat e SHBA.

Atë ditë trumpistët e Shqipërisë do thonë: “Trump sapo u korruptua”

Duroni pak: “Është radha e tyre”

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?