TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sërish sot ndaj akuzave dhe vendimit për 'burgosjen e tij pa gjyq', duke e cilësuar këtë si një "pazar të shëmtuar".
Në postim, ai deklaron se është ndaluar pa gjyq dhe i janë mohuar të gjitha kontaktet, por se nuk do të reshtë së denoncuari procesin që e konsideron të paligjshëm ndaj tij.
“Me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime - 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik. Nuk kam asnjë turp në jetën time. As kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, s’do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë” thotë ai në një postim në facebook.
Ai hedh poshtë akuzat, duke i cilësuar si “qesharake” dhe ka zbërthyer një prej tyre, e cila lidhet me një udhëtim me avion në vitin 2004 me Gent Sulën. E quan sajesë, pretendimin e SPAK se ky udhëtim u shpërblye vite më vonë me emëritimin e bashkëshortes së biznesmenit në postin e zv/ministres, kur vetë ai mbante postin e Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
"Nëse kjo do të ishte një provë, atëherë mijëra njerëz që kanë fluturuar në avion me mua ndër vite, duhet të kishin marrë poste qeveritare. ...
Si argument mbrojtës për të hedhur poshtë akuzën Veliaj përmend faktin se emërimi i zv/ministrave është kompetencë e Këshillit të Ministrave. Prokurorit Ols Dado i kujton ngritjen në karrierë nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, në SPAK.
Zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.
Veliaj mbrojti gjithashtu punën e Genta Sulës në administratë, duke theksuar kontributin e saj në hapjen e zyrave të punës, reformën e pensioneve dhe Ligjin për Hapjen e Dosjeve. Ai kritikon ashpër procesin ndaj tij dhe e ka cilësuar atë si një padrejtësi që duhet të ndalet.
“Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë,” ka përfunduar ai.
Edhe kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të PS, të mbajtur më 12 shkurt deklaroi se emërimin e zv.ministres Gentjana Sula ia ka kërkuar kryetari i Kuvendit gjatë kohës kur PS ishte në koalicion me LSI. Pra, Rama deklaroi se ia kishte kërkuar Ilir Meta.
"Zv.ministrja e Punës dhe çështjeve sociale është vendosur aty me kërkesë të ish-kryetarit të Kuvendit mua personalisht kur ishim në koalicion. Më ka kërkuar që të flas me Erionin dhe të vendoset kjo grua nga shoqëria civile se është pranë nesh, është vajzë e mirë, etj etj. Kjo është e vërteta", theksoi Rama më 12 shkurt.
Kryetari i bashkisë së Tiranës u arrestua në zyrë më 10 shkurt dhe prej 12 shkurtit ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi GJKKO me kërkesë të prokurorit Ols Dado firmosi masën e sigurisë 'arrest në burg' pasi po hetohet për akuzën e 'korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Pjesë e kësaj dosje në hetim është dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, dhe 5 biznesmenë të cilët akuzohen se kanë marrë leje ndërtimi. Në hetim në masën e sigurisë 'arrest në burg' është dhe biznesmeni Elman Abule.
Reagimi i plote
Mirëdita dhe bekime gjithsecilit!
Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime - 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.
Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.
Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.
2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.
3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.
Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.
Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.
Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.
Ju dua shumë e më merr pafund malli për të gjithë ju!
Komente

Aty i thone albanistan qe mund te denohesh edhe pa fakte.Asnje ndryshim nga metodat e sigurimit te shtetit diktatorial.A do te futemi ndonjehere ne binare si shtet ku vetem ligji te denoj?Edhe turpet s'kane te sosur.
PërgjigjuKjo pune o do perfundoje me burgosjen dhe mbarimin e karrieres politike de EV qe e nisi me aq vrull ne fillim viteve 2000, ne nje vend ku vjedhja dhe korrupsioni ishin si ajseberge per nje shoqeri te varfer dhe te vjedhur nga piramidat e lejuara nga komunisti vdekjepreures SB, ose Spaku do shperbehet dhe do i tregoje publikut se ato prokurore jane aty vetem me urdhera te ndonje partie dhe se e mbajne ngrohte karrigen me 5000-6000€ ne muaj ne kurriz te pensionisteve me 150€ ne muaj. EV po komenton keshillat e avokateve te tij, por duhet pak kujdes se keto dalje publike, mund t'i kthehen kunder. Gjyqin s'e ben populli, por mafia e drejtesise qe mesa duket e ka vendosur per ta denuar pa shume prova. Olsi Dado, eshte i pafajshem per postin, aty e vuri dashnorja e tij Kryeprokurore, aty e vuri AD qe kerkon te largohet nga barra e madhe qe ka marre.
PërgjigjuErjon Veliaj ke plotēsisht tē drejt por Olsi Dado ēshtē njeri i diskretituar njē burec qē shkon nē krevat me kunatēn e tij. Prandaj e ndau dhe gruaja ktē monstēr qē Dum Dumani nuk ka sy ti shofi monstra tē tilla. Drejtēsia vonon por kur nuk haron e e drejta triunfon. Respekt Lali Eri
Përgjigjuqente le te lehin spaku hecen perpara.
PërgjigjuSë pari shkruhet “ecën” dhe jo “hecen”, fjalë që nuk ekziston në gjuhën shqipe….apo shqipja është gjuhë e panjohur per ty?
Lali je ok leri cthon pallavra