Politikë

Kreu i Emergjencave Civile bën bilancin e dëmeve nga zjarret: Janë djegur 33.420 ha kullota e shkurre, si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari

3 Shtator 2021, 11:29| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 11:52

  • Share

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se dëmet nga zjarret arrijnë një vlerë prej 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Çako tha se vendi ynë është një vend me rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe se në gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri. Zjarri më masiv ishte në Gadishullin e Karaburunit sipas Çakos.

'Ne jemi një nga vendet me risk të lartë për zjarrte. Për shkak të temperaturave të larta Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që dogjën, kullota e pemtari. Zjarret përfshinë të gjitha qarqet. Zjarri më masiv ishte në gadishullin e Karaburunit, Maja e Rrunës, në Antigone ku humbën jetën edhe dy qytetarë. U konsiderua e domosdoshme kërkesa për ndihmë dhe asistencë ndërkombëtare, të cilët ndihmuan me helikopterë. 389 vatra zjarri shpërthyen në gjithë vendin. Nga vlerësimi janë djegur 33420 ha kullota, shkurre pyje si dhe 14 rrënjë ullinj pemtari.'- tha Çako.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i zjarreve, Rama: 'Piromanët' të kalben në burg! Modernizim e rritje page për mbrojtjen civile! Kim e Soreca kur kemi nevojë janë qytetarë, jo vetëm ambasadorë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?