Me tone të ashpra ka folur kryeministri Edi Rama sa i përket zjarrvënësve të qëllishmëm duke theksuar se duhet të kalben në burg. Gjatë ceremonisë falënderuese për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend e zhvilluar në bazën ajrore në Farkë, Rama theksoi se shumë prej tyre janë identifikuar dhe arrestuar, ndërsa kërkoi nga gjykata që t’u japë një dënim shembullor, në mënyrë që fenomene të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.
"Më vjen mirë që Policia e Shtetit ka arritur të çojë prapa hekurave një numër jo të vogël barbarësh, që nuk meritojnë të jenë të lirë mes qytetarëve të lirë të këtij vendi, meritojnë të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura dhe shpresoj që gjykatësit të jenë në lartësitë e dhimbjes për kaq shumë vlera natyrore të dëmtuara dhe aq shumë pemë, burime jete të shkatërruara", tha Rama.
Teksa vlerësoi punën e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë që u përballën gjatë muajit gusht me shumë vatra zjarri në vend, kryeministri premtoi se do t’u rriten pagat të gjithë anëtarëve të Mbrojtjes Civile dhe efektivëve të FA. Rama tha se duhet të çohet përpara modernizimi i mbrojtjes civile që deri më tani sipas tij ka dhënë rezultate pozitive. Gjatë fjalës së tij Rama iu shprehu publikisht ngushëllime fëmijëve të dy prindërve, që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Gjirokastër.
"Dua t’u them të gjithëve, duke filluar nga trupa e re e agjencisë kombëtare civile, ne do të bëjmë atë që duhet për të rritur edhe pagën që nuk do jetë asnjëherë e mjaftueshme sepse nuk është e mjaftueshme askund kur kërcënohet jeta por është një motiv më shumë. Nuk dua të zgjatem por nuk mund të rri pa theksuar aspektin kriminal të këtyre vatrave të zjarrit që në një pjesë të madhe janë rezultat i rritjes së temperaturave dhe barbarisë së atyre që vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut dhe hedhin në erë mundimet, përkushtimin e shumë gjeneratave. Ata nuk meritojnë të jetë të lirë por të kalben prapa hekurave. Shpresoj që gjykatat të japin vendimet e duhura dhe gjykatësit të jenë në lartësinë e dhimbjes për vlera natyrore të dëmtuara. Këto nuk janë pasuria e askujt por e të gjithëve bashkë. Është një vendim që do japin për fëmijët e tyre. Uroj që këta kriminelë barbarë jo vetëm të kalben në burg por të japin një mesazh për të tjerët kur të vijë vera e ardhshme”, tha Rama.
Mes të tjerash, kryeministri falënderoi edhe ambasadorët e BE dhe SHBA, Luigi Soreca dhe Yuri Kim, duke thënë se ata iu gjendën pranë vendin tonë në këtë muaj, duke ofruar ndihmë. Falenderim të veçantë ka pasur edhe për ndihmën e dhënë nga Çekia dhe Holanda gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, të cilat sollën helikopterë përmes aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako bëri edhe një bilanc të dëmeve nga zjarret, ku tha se arrijnë një vlerë prej 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Gjatë fjalës së tij Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj tha se pas 3 javësh luftë me zjarret ia kanë dalë që të shpëtojnë jetë njerëzish dhe të minimizojnë dëmet. Edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se dëmet nga zjarret kanë qenë më shumë në shkurre.
"Mbi 3 mijë hektarë të prekura, por ka një shifër tjetër që thotë se mbi 70% e tyre ishin shkurre që tregon se ky angazhim i madh ka bërë që të shmangim të keqen falë punës dhe devocionit. Modernizimi i mbrojtjes civile në Shqipëri i rëndësishëm", tha ai.
Për javë të tëra zjarret "përpinë" mijëra hektarë pyje e kullota, nga veriu në jug duke sjellë dëme kolosale që do të duhen vite të tëra për t'u rikuperuar.
Propagandë të neveritshme e ka cilësuar Partia Demokratike ceremoninë falenderuese të kryeministrit Edi Rama për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për menaxhimin me sukses të vatrave të zjarreve në vend.
Në një postim në mediat sociale, deputeti Tomor Alizoti, shkruan se duhe të japin llogari para ligjit ata që e kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi të cilët janë zjarrëvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.
'Sot, qytetarët dëgjuan edhe njëherë propagandën e neveritshme që prej shumë kohësh përmbys të vërtetën, për t’iu fshehur përgjegjësive dhe për ta shitur dështimin si sukses. Është e qartë për të gjithë, braktisja e forcave të ushtrisë dhe skuadrave të emergjencave civile. Ata u përballën me zjarret me mjete rrethanore ndërsa Rama, shëtiste me helikopterin që duhej të ndihmonte në përballjen me zjarret.
Mirënjohje partnerëve tanë euro-atlantikë dhe Kosovës, pa ndihmën e të cilëve dhe pa vullnetin e personelit të ushtrisë dhe emergjencave, të braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit, kostot e keqmenaxhimit, paaftësisë dhe korrupsionit të këtij regjimi, do të ishin edhe më të frikshme për qytetarët dhe pasurinë tonë natyrore.
E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara ligjit të japin llogari ata që kanë shpërdoruar me detyrën dhe me korrupsionin e kudondodhur të këtij regjimi, të cilët janë zjarrvënësit e financave publike dhe fatkeqësia e qytetarëve shqiptarë.'- shkruan Alizoti.
Për operacionin e shuarjes së zjarreve kryeministri Edi Rama ka falenderuar ambasadorët, veçanërisht ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca, për të cilët tha se kur kemi nevojë janë qytetarë jo ambasadorë. Kryeministri nuk kurseu batutën për zv.ambasadorin e ri të SHBA Demian Smith, duke thënë se është i vetmi nga të huajt që kupton shqip.
“Dua të falënderoj ambasadorin e BE dhe të SHBA. S’është falenderim formal dhe as diplomatik. Sot dua që edhe Luigi dhe Juri që nuk është e pranishme por është e pranishme përmes zv.ambasadorit i cili është i vetmi që nuk përdor kufje nga të huajt se di edhe shqip. Dhe na kupton edhe kur ne mendojmë se flasim një gjuhë që nuk e kupton. Të gjithë kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar për të marrë vesh se si shkoi dita, apo çfarë do të bëjmë sot. Soreca e Kim janë qytetarë kur kemi nevojë, jo ambasadorë. Prania e Holandës dhe republikës Çeke, dua ti falënderoj për ndihmën që dhanë duke vënë në dispozicion të operacioneve për fikjen e vatrave”, tha Rama.
Nga baza ajrore në Farkë kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Forcat e Armatosura për përballimin e situatës së zjarreve, duke thënë se ata kanë treguar sakrificë dhe përkushtim. Duke thënë ajo që kemi parë deri tani është rezultat i reformës së të gjithë sistemit të emergjencave civile theksoi se modernizimi i mbrojtjes civile duhet të shkojë përpara.
“Shpreh vlerësimin e mundshëm të gjithë atyre që u angazhuan, manifestuan një ndjenjë të lartë sakrifice dhe përkushtimi dhe këtu kam parasysh të gjitha forcat e angazhuara në terrenet e vështira. FA, Forcat zjarfikëse, forcat policore, bashkiake, vullnetare. FA treguan sakrificë dhe përkushtim.
Çka kemi parë deri më tani si rezultat i reformës së të gjithë sistemit të emergjencave civile është inkurajuese për të parë me optimizëm rezultatin përfundimtar të këtij procesi.
Ishte një muaj zjarresh që përfshiu botës për tu afruar te ne realisht vuri në një pozitë të vështirë vende të afërta të cilat janë mësuar me sfidën e zjarreve të përvitshme. Disa vende shumë më të prgatitura smund të na vinin në ndihmë madje kishin vetë nevojë për ndihmë. Nuk është e rastësishme që BE ka ngritur një mekanizëm ëpr të asistuar në rradhë të parë shtetet e familjes së vetë që janë në emergjencë. Katastrofat e mëdha të natyrës asnjë shtet si përballon dot vetë. Në rastin tonë kemi ende mangësi shumë më të mëdha se shumë shtete të tjera në vend”, tha Rama.
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se dëmet nga zjarret arrijnë një vlerë prej 33.420 hektar kullota, pyje e shkurre si dhe 14 mijë rrënjë ullinj e pemtari. Çako tha se vendi ynë është një vend me rrezikshmëri të lartë për zjarret dhe se në gjithë vendin shpërthyen 389 vatra zjarri. Zjarri më masiv ishte në Gadishullin e Karaburunit sipas Çakos.
'Ne jemi një nga vendet me risk të lartë për zjarrte. Për shkak të temperaturave të larta Shqipëria u përfshi nga zjarre masive që dogjën, kullota e pemtari. Zjarret përfshinë të gjitha qarqet. Zjarri më masiv ishte në gadishullin e Karaburunit, Maja e Rrunës, në Antigone ku humbën jetën edhe dy qytetarë. U konsiderua e domosdoshme kërkesa për ndihmë dhe asistencë ndërkombëtare, të cilët ndihmuan me helikopterë. 389 vatra zjarri shpërthyen në gjithë vendin. Nga vlerësimi janë djegur 33420 ha kullota, shkurre pyje si dhe 14 rrënjë ullinj pemtari.'- tha Çako.
Nga aktiviteti që po zhvillohet në Bazën Ajrore në Farkë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj tha se forcat e armatosura janë përballër në një luftë të ashpër me zjarret për 3 javë, por ia kanë dalë që të minizojnë dëmet dhe të shpëtojnë jetë njerëzish.
“Për 3 javë u përballëm në një luftë të ashpër me vatrat e zjarrit, që spo ndaleshin, situata ishte e vështirë por ja dolën për tu kujdesur për të ruajtur jetët, banesat apo dhe për të minimizuar dëmet materiale”, tha Begaj.
Si gjithmone ky zoteria nuk le hapsire per medyshje. Injorancen mbi rendin ligjor e ka konstante. Pergezon policine gjyqesore qe ka vene "barbare" pas hekurave??!! Se pari, termi i perdorur jo vetem pse eshte vulgar dhe ofendues por qartazi tregon formimin e manget ne respekt te etikes shteterore te nje individi qe ka afro 30 vite ne organe shteterore. Nje i tille nuk do te lejohej kurrsesi ne ndonje administrate neper Evrope. Se dyti, venia e prangave dhe zbatimi i masave kufizuese te lirise nuk eshte tregues fajsie. Pasiqe ka nje proces ligjor ne perfundim te te cilit jepet ose jo fajsia. Dhe se treti, me kujton ate shprehjen e Cakshirit "Po ku merr vesh ky...vetem thua eshte". Te vjen keq qe ne ato mbledhje te qeverise ku shumica do jene gra, do te detyrohen te degjojne nje te paedukate te stazhionuar.
PërgjigjuQefsh mu kur do I rrisesh pagat?besoj si gjithmon ndonje 30 mij lek te vjetra si gjithmon 4 muaj para zgjedhjeve.
Përgjigju