Politikë

'Soreca e Kim kur kemi nevojë janë qytetarë', Rama batuta me zv.ambasadorin e SHBA: Nuk mban kufje, i vetmi që na kupton se di shqip

3 Shtator 2021, 11:48| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 12:39

  • Share

Për operacionin e shuarjes së zjarreve kryeministri Edi Rama ka falenderuar ambasadorët, veçanërisht ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe ambasadorin e BE Luigi Soreca, për të cilët tha se kur kemi nevojë janë qytetarë jo ambasadorë. Kryeministri nuk  kurseu batutën për zv.ambasadorin e ri të SHBA Demian Smith, duke thënë se është i vetmi nga të huajt që kupton shqip.

“Dua të falënderoj ambasadorin e BE dhe të SHBA. S’është falenderim formal dhe as diplomatik. Sot dua që edhe Luigi dhe Juri që nuk është e pranishme por është e pranishme përmes zv.ambasadorit i cili është i vetmi që nuk përdor kufje nga të huajt se di edhe shqip. Dhe na kupton edhe kur ne mendojmë se flasim një gjuhë që nuk e kupton. Të gjithë kanë qenë të vëmendshëm dhe të interesuar për të marrë vesh se si shkoi dita, apo çfarë do të bëjmë sot. Soreca e Kim janë qytetarë kur kemi nevojë, jo ambasadorë. Prania e Holandës dhe republikës Çeke, dua ti falënderoj për ndihmën që dhanë duke vënë në dispozicion të operacioneve për fikjen e vatrave”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Menaxhimi i zjarreve, Rama: 'Piromanët' të kalben në burg! Modernizim e rritje page për mbrojtjen civile! Kim e Soreca kur kemi nevojë janë qytetarë, jo vetëm ambasadorë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?