Kronikë

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Shqipëria faktor stabiliteti në Rajon

23 Korrik 2019, 14:17| Përditesimi: 23 Korrik 2019, 14:44

  • Share

TIRANE - Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjeneral Sir Stuart Peach zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, aty ku u zgjodh dy vjet më parë në krye të strukturës drejtuese ushtarake të Aleancës.

Gjeneral Peach i Forcës Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, u prit me truprojë nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Më pas kreu i Komitetit Ushtarak të Aleancës u prit në takim nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, me të cilën diskutuan për situatën e sigurisë në rajonin tonë. Gjeneral Peach vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon dhe kontributin e vendit tonë në misionet e NATO-s.


Temë e diskutimit ishte e investimi i NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës, për të cilën dy bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë strategjike që ka ky investim, jo vetëm për Aleancën, por edhe për vendin tonë.

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s u prit në një takim edhe nga shefi i Shtabit të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, me të cilin diskutuan për marrëdhënien dhe kontributin e Forcave tona të Armatosura në kuadër të angazhimeve të Aleancës.

Komiteti Ushtarak i NATO-s përbëhet nga shefat e shtabeve të forcave të armatosura të vendeve anëtare të Aleancës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?