Ilir Meta

Politikë

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR takim me drejtuesit e PL, Meta: Zgjedhjet e 11 majit jetike, izolimi i orkestruar nga qeveria më ka pamundësuar takimet me zgjedhësit

7 Prill, 17:27| Përditesimi: 7 Prill, 17:41

  • Share

Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier zhvilloi një takim informues sot në zyrat e Partisë së Lirisë, në kuadër të fushatës dhe zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Lidhur me këtë takim ka ardhur edhe një reagim nga kreu i PL Ilir Meta, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë shqetësimet që lidhen me realizimin e një procesi të lirë.

Meta nuk lë edhe pa përmendur burgosjen e tij, të cilën e quan të orkestruar nga qeveria. Ai tha se burgosja, i ka pamundësuar edhe takimet me zgjedhësit.

‘Zgjedhjet e 11 Majit janë më jetiket për Shqipërinë dhe përcaktuese për integrimin e saj europian ndaj dhe përfaqësuesit e PL ndanë gjerësisht në këtë takim shqetësimet e shumta që lidhen me realizimin e një procesi të lirë dhe të ndershëm, nga shpërdorimi flagrant i fondeve financiare të Buxhetit të Shtetit, mijëra punësime të paligjshme e politike, keqpërdorimi i administratës publike dhe infrastrukturës e logjistikës shtetërore për fushatën e partisë në pushtet e deri te presionet nëpërmjet sistemit kriminal të patronazhistëve, duke dhunuar hapur Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër. 

Gjithashtu u vë në dukje fakti tepër skandaloz i pengimit kriminal të aktivitetit tim politik dhe elektoral, si lider i partisë së dytë opozitare në vend, nëpërmjet izolimit ekstrem për mbi 6 muaj pas një rrëmbimi banditesk të orkestruar dhe ekzekutuar nga Qeveria pa fakte, pa dokumente dhe pa prova penale, duke më pamundësuar jo vetëm takimet me drejtuesit e Partisë së Lirisë, kontaktet me zgjedhësit, por edhe duke më mohuar të drejtën elementare të njihem dhe të shoh materialet e fushatës time elektorale, si kandidat për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në listën e hapur të Qarkut Tiranë. Këto janë dëshmi të përpjekjeve kriminale të Edi Ramës jo vetëm për të penguar aktivitetin normal politik e elektoral të opozitës, por edhe të goditjes mafioze të kundërshtarëve të tij politikë, nëpërmjet burgosjes, duke cënuar rëndë parimet e shtetit të së drejtës, të demokracisë, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor’, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?