Politikë
Top 24

Kreu i OSBE-së: BE-ja të tregojë seriozitet dhe të hapë negociatat me Shqipërinë

30 Gusht 2019, 13:16| Përditesimi: 30 Gusht 2019, 18:25

  • Share

Kreu i OSBE, Miroslav Lajçak, që është njëkohësisht ministër i Jashtëm i Sllovakisë gjatë takimit informal të ministrave të Punëve të Jashtme, që po zhvillohet në Helsinki të Finlandës ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të hapë negociatat në Tetor me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ministri i Jashtëm sllovak tha se një vendim i ardhshëm për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore do të jetë thelbësor për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Ai tha se vendimi do të dërgojë një sinjal të fortë dhe do të tregojë sa serioze është BE-ja në angazhimin e saj. "Takimi i tetorit do të dërgojë një sinjal të fortë. Ne do të tregojmë se sa seriozë jemi. Shpresoj se jemi seriozë.

Vendimi do të ketë pasoja shumë serioze për zgjerimin e ardhshëm" tha ai para gazetarëve. Pjesë e takimit ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj. Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të merret në mesin e muajit tetor.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • YYY: 30/08/2019 19:26

    Mire e ke ti Lajcak, po a jane dakord Likja me Monen e Lulin?

    Përgjigju
  • Mejkell: 30/08/2019 13:20

    Franca nuk na ka dashur dhe nuk na do. Nuk ka mundesi hyrje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?