Edvin Kondili është i fundit që po intervistohet nga KLP. Ai ka treguar edhe objektivat e tij, e ndërsa tha se është i lumtur që nuk ka pasur një post drejtues para 2019. Kjo sepse sipas tij, aso kohe merrte poste drejtuese kush ka qenë i preferuar i Prokurorit të Përgjithshëm.
“Mos qenia drejtues para 2019, edhe pse mund të jetë konsideruar si pikë e dobët, unë e konsideroj si pikë të fortë duke pasur parasysh mënyrën e përgjithshme sesi caktoheshin dhe promovoheshin shumica e drejtuesve në atë sistem centralizuar se ishte preference e Prokurorit të Përgjithshëm, nuk dua të flas për asnjë koleg. Më pas, pas 2019 në vazhdim, me krijimin e SPAK jam zgjedhur dhe kryer detyrën e seksionit. Kam objektiv vazhdimin e unitetit, puna në skuadër dhe harmonia prokuror, hetues dhe OPGJ, e rëndësishme që të ndjejnë klimën që të jenë të bashkuar më njeri tjetrin. Nuk ka preferenca, apo të privilegjuar, duhet të funksionojmë si skuadër që do i bëjmë ballë presioneve apo kërcënimeve”, tha Kondili.
Lajmi kryesor:
Me 1 votë diferencë, Dumani bëhet kreu i ri i SPAK! Kim: Moment i rëndësishëm për drejtësinë! Rama: Prokurorët folën vetë, akuzat se e 'ka kapur regjimi' i mori era
B.K./ReportTv.al