TIRANË- Altin Dumani është drejtuesi i ri i SPAK! Ai mori 5 vota, duke “mundur” në këtë garë Edvin Kondili që u rendit i dyti me 4 vota e ndërsa kandidati i tretë Adnan Xholi mori 1 votë. Pra në proces votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme. Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK që prej krijimit të këtij institucioni kyç që pas reformës në drejtësi. Mandati i Dumanit është 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Kjo ishte hera e dytë që Dumani kandidoi për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pasi herën e parë nuk fitoi përballë Arben Krajës.
Ambasadorja Yuri Kim, prezente në sallë
Gjatë kohës kur kandidati Edvin Kondili po raportonte në KLP, në sallë mbërriti edhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim. Diplomatja nuk la vend për spekulime dhe sqaroi se ardhja e saj nuk kishte qëllimin që të ndikonte në procesin e votimit, por për të treguar rëndësinë e procesit, duke e cilësuar si një moment kyç për reformën në drejtësi. Në sallë ishin edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane.
"E shoh që ka shumë teori konspirative që dua të shpjegoj veten, dua të shpjegoj pse erdha. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën dhe SPAK, pse erdha për të thënë që ky është një moment i rëndësishëm, erdha sepse ajo që është e rëndësishme në këtë tranzicion është integriteti i procesit, nuk jam këtu se për këtë duhet të votojnë ose jo, nuk ka asnjë mesazh të fshehur", tha Kim.
Në përgjigje të akuzave që kanë mbërritur nga opozita, mes të cilëve edhe Sali Berisha që flasin për dështim të reformës, Kim këmbënguli që drejtësia ka bërë përparime. Si meritë, ia atribuoi jo vetëm qeverisë, por edhe opozitës që e ka sulmuar drejtësinë e re.
"Mbetet prioritet i SHBA që reforma të mund të zbatohet plotësisht, është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita i shkon dhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme se kjo është puna e tyre”, tha Kim.
Reagojnë Rama, SHBA, BE dhe opozita
Akuzave të opozitës ju përgjigj edhe kryeministri Edi Rama. Pas zgjedhjes së Dumanjt, Rama përmes një reagimi tha se ky proces tregoi që SPAK foli vetë, ndërsa shton se akuzat e opozitës se 'regjimi ka kapur' SPAK i mori era.
“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era”, shkruan Rama.
Përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në Tiranë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian kanë uruar Altin Dumanin për zgjedhjen e tij në krye të (SPAK). Në reagimin e bërë nga SHBA thuhet se do të ketë mbështetje të vazhdueshme për Dumanin dhe SPAK-un në luftën kundër korrupsionit. Por jo të të njëjtit qëndrim ka qenë opozita. Partia Demokratike e Sali Berishës shkruan se përplasja e ambasadores Yuri Kim dhe kryeministrit Edi Rama për kreun e ri të SPAK tregoi se drejtësia është e kapur dhe procesi i zgjedhjes nuk është i pavarur. Ndërsa Gazment Bardhi i PD-së zyrtare bën thirrje që kreu u ri i SPAK duhet të qëndrojë larg politikës.
Platforma e fituesit, Altin Dumani dhe 2 kandidatëve të tjerë
“Për mua nuk kanë rëndësi emrat, por provat”....ky ishte thelbi i platformës së Altin Dumanit gjatë prezantimit që bëri para anëtarëve të KLP-së ditën e sotme. Dumani kishte kandiduar edhe 3 vite më parë, e këtë e ceku edhe sot duke thënë se fakti që nuk kishte fituar nuk e kishte stepur. Drejtimin e SPAK, Dumani e cilësoi si një mision, jo një punë. Me marrjen e detyrës së re, ai shtoi se nuk do të lërë pas çështjet e rëndësishme për të cilat ai ka nisur hetimet. Vlerësime të larta pati për punën e Arben Krajës, sipas së cilit ka treguar se ka shenja si dhe indicie se është e aftë që të përballet me krimin e organizuar si dhe zyrtarë të nivelit të lartë.
I dyti, pas Dumanit, me 4 vota pro u rendit Edvin Kondili i cili “kalin” e betejës së platformës së tij, punën në grup të SPAK, si një formë për të përballuar presionet dhe kërcënimet që mund të vijnë, nisur nga fakti që bëhet fjalë për dosje të rëndësishme. Edhe pse nuk kishte mbajtur më herët një post drejtues, ai nuk e shihte si mangësi, pasi thotë se para 2019, kohë kur nuk ishte krijuar ende SPAK, drejtuesit zgjidheshin në varësi të preferencave Prokurorit të Përgjithshëm. Ai foli edhe për një përplasje mes SPAK-BKH, duke thënë se nëse do ishte ai në vend të Arben Krajës do e kishte shmangur. Megjithatë, në përfundim, siç raporton gazetarja Keti Banushi, platforma e tij mori pëlqimin e 4 anëtarëve të KLP-së, 1 votë më pak se fituesi.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe prokurori Adnan Xholi! Edhe ai, tha se nëse do merrte drejtimin e SPAK, nuk do të çonte zyrtarë të lartë përpara drejtësisë mbi bazën e opinioneve, por fakteve dhe pronave, duke u shprehur i bindur se kishte eksperiencën e duhur për të marrë drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të drejtësisë. Megjithatë, platformën e tij e mbështeti vetëm Sokol Stoja.
Kush është kreu i ri i SPAK, Altin Dumani?
Altin Dumani është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Një prej dosjeve më voluminoze dhe të bujshme ishte edhe ajo e operacionit të koduar koduar “Golden Bullet”, “Plumbi i artë”, pas arrestimit të dy vrasësve me pagesë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Nga ky operacion u lëshuan 32 urdhërarreste. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda. Dumani bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Gjithashtu, Dumani ishte edhe prokurori që çoi në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK. Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave të opozitës se SPAK është 'kapur nga regjimi'. Kreu i qeverisë shkruan se SPAK foli vetë, ndërsa akuzat e opozitës dhe mediave i mori era.
“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”, shkruan Rama.
Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi ka zbardhur mënyrën se si votuan anëtarët e KLP-së.
Për Altin Dumanin
- Bujar Sheshi
- Zeqir Hoda
- Ledina Riza
- Eloida Goxhi
- Arta Mandro
Për Edvin Kondilin
- Alfred Balla kryetari
- Tartar Bazaj
- Nurihan Seiti
- Mirela Bogdani
Për Adnan Xholi
- Sokol Stojan
Kush është kreu i ri i SPAK, Altin Dumani.
Në moshë 47-vjeçare, Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është lindur në Shupenzë të Dibrës, dhe njihet si “prokurori i pakompromis”. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha. Ka një karrierë prej 20 vitesh si prokuror, në mars të vitit 1999, ka shkelur për herë të parë në prokurori, me detyrë në Sarandë, ndërsa sot është kreu i komanduar i prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, një post sipas Dumanit që u refuzua nga shumë të tjerë për shkak të çështjeve problematike atje. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008. Ndërsa që prej momentit kur është zgjedhur anëtar i SPAK ka hetuar çështje shumë të nxehta të krimit dhe korrupsionit.
Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK. Ai mori 5 vota. Edvin Kondili mori 4 vota, e ndërsa Adnan Xholi mori 1 votë.
Pas përmbylljes së procesit të dëgjimit të prezantimit të platformave të kandidatëve për kreun e ri të SPAK, ambasadorja amerikane u shpreh se ai duhet të zgjidhet në bazë të kritereve dhe jo në bazë të favoreve në mënyrë që ti detyrohet dikujt diçka. Sipas Yuri Kim, ai që do të zgjidhet duhet të ketë parasysh faktin që pronari i vetëm i tij është ligji.
'Puna e ShBA në këtë proces është që tu mbështesë. Ju duhet ta doni reformën në drejtësi. Njerëzit duan të duan ndryshimin, pa njerëzit ndryshimi nuk vazhdon. Anekënd këtij vendi është e qartë që njerëzit duan ndryshim. Ky është një çast i rëndësishëm për anëtarët e KLP-së që kanë dëgjuar kandidatët dhe u kanë bërë pyetje të vështira. Jeni me fshimë fat pasi janë 3 kandidatë që janë shumë të kualifikuar. Por para kanë një vendim të vështirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe një ekzaminim i kritereve dhe kualifikimeve. Nuk duhet të bazohet nga kërcënime favorizimi apo premtime për favore, pasi do të thyente integritetin e këtij procesi zgjedhje.
Është e rëndësishme për personin që do të përzgjidhet në pozicionin e kreut të këtij institucioni dhe duhet ta kuptoj se është zgjedhur në bazë të kritereve dhe jo në bazë të favoreve në mënyrë që mos ta pandejë veten se i detyrohet diçka dikujt. Kushdo që do të zgjidhet duhet të marrë parasysh faktin që pronari i vetëm i të cilit është ligji. Nuk ka një arsye tjetër te veçantë. Erdha këtu sepse ma lejonte koha dhe axhenda.’- tha Kim
Ambasadorja e SHBA-sa, Yuri Kim ka treguar pse ka zgjehdur që të ndjekë nga afër procesin për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.
“E shoh që ka shumë teori konspirative që dua të shpjegoj veten, dua të shpjegoj pse erdha. Ky është një moment i rëndësishëm për reformën dhe SPAK, pse erdha për të thënë që ky është një moment i rëndësishëm, erdha sepse ajo që është e rëndësishme në këtë tranzicion është integriteti i procesit, nuk jam këtu se për këtë duhet të votojnë ose jo, nuk ka asnjë mesazh të fshehur, SHBA është e drejtpërdrejtë me shqiptarËt dhe ju e dini këtë, dhe ju e dini që unë vetë nuk jam një person që i bën gjërat e buta, unë them çfarë nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them dhe përfaqësoj politikën e SHBA. Mbetet prioritet i SHBA që reforma të mund të zbatohet plotësisht, është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë meritë për këtë, duke filluar me qeverinë. Merita i shkon dhe opozitës dhe kritikëve që e mbajnë qeverinë të ndershme se kjo është puna e tyre”, tha Kim.
Edvin Kondili ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe përgjatë këtyre viteve nëse do ishte drejtues i SPAK. Sipas tij, do shmangte përplasjen me BKH-në.
“Ajo që do kisha bërë me mirë në drejtimin e SPAK, duke marr shkas edhe nga pyetja e kolegut, për ekzistencën e mundshme për përplasjen mes drejtuesin e prokurorisë dhe BKH nuk do ndodhte nëse do isha drejtues i SPAK. Një pikë e dobët, unë me të gjithë anëtarët kam marrëdhënie shumë të mira, të thjeshta dhe shoqërore dhe kjo mund të jetë pikë e dobët, se nëse do isha drejtues, shpesh do i kritikojë nëse do gjeja gabime, do duhet ta rikonstruktojë. Nuk ka ndikuar kurrë emri, por kam këmbëngulur për prova në emër të përgjithshëm dhe të përveçëm”, tha Kondili.
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shkuar në sallëne KLP për të ndjekur nga afër procesin për zgjedhjen e keut të ri të SPAK. Në sallë po raporton prokurori Edvin Kondili.
Edvin Kondili është i fundit që po intervistohet nga KLP. Ai ka treguar edhe objektivat e tij, e ndërsa tha se është i lumtur që nuk ka pasur një post drejtues para 2019. Kjo sepse sipas tij, aso kohe merrte poste drejtuese kush ka qenë i preferuar i Prokurorit të Përgjithshëm.
“Mos qenia drejtues para 2019, edhe pse mund të jetë konsideruar si pikë e dobët, unë e konsideroj si pikë të fortë duke pasur parasysh mënyrën e përgjithshme sesi caktoheshin dhe promovoheshin shumica e drejtuesve në atë sistem centralizuar se ishte preference e Prokurorit të Përgjithshëm, nuk dua të flas për asnjë koleg. Më pas, pas 2019 në vazhdim, me krijimin e SPAK jam zgjedhur dhe kryer detyrën e seksionit. Kam objektiv vazhdimin e unitetit, puna në skuadër dhe harmonia prokuror, hetues dhe OPGJ, e rëndësishme që të ndjejnë klimën që të jenë të bashkuar më njeri tjetrin. Nuk ka preferenca, apo të privilegjuar, duhet të funksionojmë si skuadër që do i bëjmë ballë presioneve apo kërcënimeve”, tha Kondili.
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani ëhstë pyetur gjatë prezantimit të platformës së tij në KLP edhe për arsyet e vendimit për të rikandiduar.
‘Nuk ishte vendim i lehtë për tu futur në garë. Pavarësisht rezultati që pata, shifrat që unë përmendja por edhe të dhëna të tjera flasin qartë se nuk u dekurajova asnjë ditë, pro kam punuar edhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur shumë prokurorët me të cilët punoj. Më kanë nxitur kolegët dhe më kanë inkurajuar të bëhem pjesë e garës.’- u shpreh Dumani.
Kandidati për kryetar i SPAK, Altin Dumani është pyetur për punën e këtij organi këto vite, ku tha se është krijuar një bazë e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Dumani tha se ka shenja si dhe indicie se është e aftë që të përballet me krimin e organizuar si dhe zyrtarë të nivelit të lartë.
‘Të arrish në përfundim për një institucion që ka 3 vite punë është shumë shpejt. Duhet të marrësh në konsideratë edhe rrethanat që e kanë shoqëruar për këto vite. Një vit kemi punuar pa zyra. Vitet e punës së SPAK kanë krijuar një bazë të mirë për të krijuar një luftë më agresive dhe e them këtë me fakte. Kjo prokurori e posaçme megjithëse në kushte të vështira pak penalizuar gjyqtarë të nivelit të lartë dhe prokurorisë si dhe grupe të krimit të organizuar që para tre vitesh as nuk mendohej se mund të ndëshkoheshin. Ka dhënë shenja indicie se është e aftë të përballet, pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë, apo organizatës kriminale. Është në gjendje ta bëj ndryshimin. Ju thash është mision. Unë kam në mendjen time gjëra tjera, pro duhet marrë në konsideratë të gjitha. Kemi një prokuroi të plotë.’- tha Dumani.
Altin Dumani u pyet gjatë prezantimit të platformës së tij për të drejtuar kreun e ri të SPAK, në lidhje me çështjet që ka në hetim. Ai tha se do të vazhdojë që ti ndjekë vetë.
‘Do vazhdoj që ti ndjek vetë çështjet që kam në hetim. E shtuna ka qenë ditë e zakonshme pune për mua. Të dielave jam i punësuar part time edhe po nuk dola në zyrë do të marr diçka në shtëpi. Unë sërish do të vazhdoj që të angazhohem në hetimin e çështjeve të rëndësishme. E vlerësoj të jem prokuror në SPAK.’- tha Dumani.
Sipas Dumanit, parim për të janë provat dhe se emri nuk i bën përshtypje.
Kandidati tjetër për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani në prezantimin e platformës së tij para anëtarëvë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shpreh se duhet të rritet besimi tek drejtësia. Gjatë fjalës së tij ai tha se është e nevojshme sa më parë miratimi i një rregulloreje për prokurorinë e Posaçme. Ai u shpreh se duhet edhe një udhëzim i unifikuar për të renditur aktet dhe fashikujt.
‘Kam shpenzuar rreth 8 vite në prokurorinë e Apelit në Tiranë. Gjithashtu edhe qenia pjesë e seksionit të krimit të organizuar më ka dhënë mundësinë të angazhohem në hetimin e çështjeve shumë sensitive. Vlerësoj se i kam përfaqësuar me sukses këto çështje duke u përballur me eksponentë të krimit të organizuar duke përfaqësuar në mënyrë të denjë akuzën para çdo personi. Kam organizuar hetime, kam kërkuar burgime të përjetshme dhe që i ka miratuar edhe gjykata.
Kam ndërtuar një klimë shumë të mirë me prokurorët e linjës. Duhet të rritet besimi tre drejtësia. Jam shumë i motivuar për të garuar për kreun e ri të SPAK. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin duke u bërë pjesë e hetimit me grupet hetimore të ngritura. Nuk mund të lë pa përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar. Kemi sot një bashkëpunim shumë të frytshëm, të cilët gjejnë një partner besnik dhe të aftë profesionalisht. E vetmja mënyrë për të për të goditur krimin e organizuar është bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar. Detyrën time e shoh si mision dhe jo si vend pune. Jam i angazhuar prej 23 vitesh në prokurori.
Dua të përmend edhe disa nga pikat e platformës time për hetime që janë të nevojshme të kryhen. Një nga hapat e parë është miratimi i rregullores për funksionimin e prokurorisë. E vlerësoj ai akt jetik. Është një draft i përgatitur. T’i nënshtrohet një diskutimi konstruktiv dhe sa më shpejt ky akt të bëhet funksional. Unë vlerësoj se kjo duhet të bëhet. Miratimi i një udhëzimi të përgjithshëm për të unifikuar aktet në fashikujt. Nga praktika e këtyre viteve kam parë se prokurorë të ndryshëm i rendisin në mënyra të ndryshme aktet dhe fashikujt.
Miratimi i një udhëzimi për shortimin e çështjeve penale për të rritur transparencën dhe shpërndarjen e punës. Në raport me BKH besoj se duhet të krijohet një klimë bashkëpunimi për forcimin e marrëdhënieve mes dy organeve. Rritja e kapaciteteve njerëzore të BKH, prova digjitale, trajnimin e hetuesve, nxitja e drejtorit të BKH për hartimin e metodologjisë.’- tha Dumani.
Probleme gjatë prezantimit të kandidatit për kreun e SPAK Altin Dumani. Teksa po prezantonte pltaformën zëri është ndërprerë, çka ka sjellë që përfaqësuesit ndërkombëtarë që ndjekin seancën të reagojnë. Ata kërkuan që problemi me audion të rregullohet për të mundësuar dëgjimin e platformës së Dumanit.
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet nëse do të arrestojë zyrtarë të lartë. Xholi tha se para drejtësisë do të shkojnë ato zyrtar për të cilët ka prova se janë të përfshirë në një aktivitet kriminal.
‘Duke qenë se që nga shtatori kam nisur punën pranë asaj strukture kam qenë edhe shumë vite të tjera pranë së njëjtës godinë por me emër të ndryshuar. Nëse do kemi prova të tilla të cila vënë para dyshimeve se një zyrtar i lartë është i përfshirë në një aktivitet kriminal nuk do i shpëtojë kthetrave të BKH-së, po jo me opinione dhe fjalë boshe, duhet të mblidhen provat dhe të bëhen hetim sa më cilësore. Struktura është krijuar falë vullnetit politik, pikërisht për të goditur korrupsionin e niveleve të larta dhe krimin e organizuar. Jemi një strukturë që paguhemi një lloj sa gjithë të tjerët. Shtesat në vjetërsi apo shtesat që ne kemi hequr dorë nga privatësia rrit këtë pagë.- tha Xholi.
Adnan Xholi kandidat për të marrë drejtimin e SPAK, tha se ky institucion deri më tani ka bërë një punë të shkëlqyer.
“Ka arritur rezultate të suksesshme dhe ka qenë punë e shkëlqyer e kolegëve të mi në prokurori dhe ko kërkoj që të vijohet me të njëjtin ritëm edhe në vijim, por duke rritur shpejtësinë në kryerjen e hetimeve. Në lidhje me kompetencat që ka pasur Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe SPAK, Krimet e Rënda ka pasur një vrull se të gjitha krimet e rënda janë transferuar aty. Shorti është manual dhe për publikun do duhet të kishte një short me pajisje elektronike që të mos jetë i manipulueshëm, për ne nuk ka asnjë problem.
Pika ime e fortë, i kam provuar të gjitha funskionet drejtuese. Bashkëpunimi im është mendoj një nga pikat e mia të forta. Nuk po shohim kalamajt tanë, por me kolegët kemi një bashkëpunim”, tha Adnan Xholi.
Adnan Xholi kandidat për kreun e ri të SPAK, ka paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë platformën e tij për të fituar këtë pozicion. Xholi u shpreh se ka një eksperincë të gjatë si prokuror prej 24 vitesh dhe 13 vite në rol drejtues institucionesh. Ai shtoi se ka marrë pjesë në hetimet të ngjarjeve të rënda kirminale që kanë ndodhur në vend si dhe në ngjarjet e rënda kriminale.
'Kam aftësitë e duhura për të drejtuar një nga institucionet më të rëndësishme sikurse është SPAK. Trupa e prokuroreve të SPAK është trupa më profesionale e prokuroreve të RSH dhe jam krenar që punoj me ta dhe që shkëmbej informacione në çdo moment. Trupa e prokurorëve të SPAK duhet të fillojë me hapa të tjera në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me qëllim për të fuqizoi punën e kësaj strukturë. Gjithmonë duhet të bazohemi në prova të pakundërshtueshme pranë gjykatës. Vij këtu si kandidati që kam 24 vite punë për prokurori eksperiencë pa shkëputje. Drejtuesi duhet të marrë përgjegjësitë duke vënë në eficencë të gjitha mekanizmat ligjore për të dhënë vëmendjen e duhur për çështjet e korrupsionit te zyrtarët e lartë dhe te krimi i organizuar.
Në çështje sensitive është detyre e drejtuesit të marrë për sipër që të përfaqësojë akuzën. Drejtuesi duhet të japë kontributin e tij pranë GJL. Drejtuesi ka rolin që të tërheqë të gjithë trupën në një betejë që është i vetëm në luftën kundër kriminalitetin. Çdo lloj prokurori do të ketë mbrojtjen time nëse sulmohet. Do vë në dispozicion bagazhin time dhe eksperiencën për 13 vite si drejtësi, eksperiencë në skuadra të përbashkëta hetimore, në fushën akademikë, në botime. Kam mbajtur peshën kryesore në ato çështje sensitive që kishin të bënim me vrasje dhe trafikimin e personave. Kam qenë pjesë e hetimit në ngjarje e rënda që kanë ndodhur si rrjedhojë e ngjarjeve kriminale në ’97. Kam qenë prokuror që kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në hetim. Kam qenë prokuror që kam përfaqësuar disa çështje me autoritetet huaj sa i përket trafikimit të lëndëve të forta narkotike.
Po bëj një vit që jam prokuror në SPAK dhe e kam të pamundur që të bëj para jush me dije ato çështje sionisteve që kam në hetim. Po bëj para jush prezent faktin se më jam prokurori që më ka rastisur të jem në hetimin me skuadrën mes Francës dhe Shqipërisë në kuadër të grupeve kriminale. Kam sjellë vendim të formës së prerë për subjekte që merrnin pjesë në vjedhje në shtete të ndryshme të Europës.
Eksperienca në drejtimin e një strukture
Mbi gjysmën e karrierës kam qenë në pozicione të ndryshme hetuese. Kam bërë të pamundurën që të bashkëpunoj mirë me stafin dhe me institucione vendase dhe ndërkombëtare. E thash dhe në fjalën hyrëse kam mbajtur peshën kryesore për shkak të edukimit duhet të isha unë drejtuesi që të përballesha me kriminelët. Kam dhënë mbi 44 akte, ku unë kam qenë vetë hartuesi dhe miratuesi pranë strukturave të ndryshme të Prokurorisë Shqiptare. Në lidhje me çështjet me interes të lartë publik. Kam marrë pjesë në ngjarjet më të rënda kriminale që kanë ndodhur pas ’97.
Dy drejtorët e FBI më kanë dhënë vlerësime maksimale në luftën që kam dhënë kundër krimit të organizuar. Prokurorët nuk do të ndihen vetëm asnjëherë. Për ato muaj që unë jam pjesë e prokurorisë së posaçme do të vijoj që të jap një sinergji të re për prokurorinë gjyqësore. Të vihet në eficensë struktura e prokurorisë gjyqësore.
Tashmë format e krimit po ndryshojnë pjesë dërrmuese po përdorin teknologjinë e lartë të informacionit dhe do marrim hapat që të trajnojmë të gjithë OPGJ dhe oficerët e BKH-së. Do insistoj që të bëj të mundur blerjen e programeve përkatëse. Pa cënuar aspak pavarësinë e prokuroreve do të synojë një trupë e elitë e prokurorëve të marrë pjesë dhe të përfaqësojë prokurorinë parën Gjykatës së Lartë. Të mundësohet bërja efektive e shortit elektronik. Do mbaj kontakte të vazhdueshme me ILD për mënyrën se si vijon inskenimi i aktivitetit të prokurorisë. Do mundësoj që aktet nënligjore të dalin në mënyrë permamente.’- tha Xholi.
Përfaqësues të Ambasadës Amerikane kanë mbërritur në KLP për të monitoruar nga afër procesin e votimit. Ndërkohë mungon një prej anëtarëve të KLP që duhet të votojë për kreun e ri të SPAK.
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka publikuar një fotografi me 3 prokurorët që janë në garë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme dhe ka dhënë një mesazh për ta.
“Suksese kandidatëve për Drejtues! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, tha Kraja.
Mbas vegjetimit te Arben Krajes qe ishte si pule frigoriferi, tani te shohim kaposhin e ri si do kendoje. Pak shpresa kane shqiptaret tek Spak perderisa Sali non grata, Like floriri, Mona sikikoni, Shkelzi dhe djali ish kryeministrit te 97 Meksi jane pronare televizionesh. Kur pushtetaret dhe ish pushtetare kane vila luksoze si ne qytet ashtu dhe ne lalz. Kur ky Dumani liroi nga akuzat familjen kriminale Hajri, ne kompleksin e krimit qe nuk u sekuestrua u vra dhe u zhduk Jan Prenga. Pak shpresa por te shohim edhe njehere. Drejtuesja dge hetuesit e BKH nuk duken gjekundi, nderkihe qe pagat milionshe nga taksat tons ju ngrohin xhepat. Situate e zymte.
PërgjigjuTani do shofim boks prej verteti
PërgjigjuO ARBËROR o nastradin po ske pun tjetër vetëm komenton ? Po a punon ti mor kastrangul kok tul. Po nuk le koment pa bër o ARBËRORI vërr.
PërgjigjuAman altin dumani ,mos puno kaq shum nga e hena ne te djele (ne shkelje te kodit te punes )mjafton te beni punen per te cilen merr pagen nga e hena ne te premte mjafton ,boll me keta shembujt e komunizmit si traktorist hajdarinqe nuk shkonte ne shtepi te shikonte gruan dhe femijet per realizon planin ne vitin 1985 deri ne vitin 2000.
PërgjigjuAhahah po e drejte
tani do shohe sali krimineli, ilir dhe rdi hajduti.....
PërgjigjuO Fatoso futi dhe nje dor gjumi ate be e shif no nje ender o parazit i mbaruar
O leshkuqi, kthehu nga majtas dhe do shofësh se si ndjejhesh neser
Keto seancat e KLP-se jane te hapura per publikun apo vetem per trupin diplomatik? Do kisha me shume besim tek procesi sikur te shihja njerez te thjeshte mes publikut, nga ata qe ne Itali e qellonin Craxi-n me shoke me qindarka kur dilnin nga gjyqet. Per sa kohe qe nuk ka mbeshtetje te gjere popullore per luften kunder krimit te organizuar, keta prokuroret do vazhdojne te punojne me p*rdhe ne zemer dhe do merren me peshq te vegjel.
Përgjigju