Udhëheqësi i shumicës së senatit amerikan Mitch McConnell, gjatë seancës së sotme ka sulmuar dha ashpër të gjithë republikanët që po sfidonin fitoren e Kolegjit Zgjedhor të Joe Biden, duke thënë se kjo mund të dëmtonte shumë Amerikën.
Në fillim të debatit për vërtetimin e rezultatit të Kolegjit Zgjedhor, McConnell tha:
"Ne nuk mund ta deklarojmë veten thjesht si një bord kombëtar të zgjedhjeve për steroide. Votuesit, gjykatat, shtetet, të gjithë kanë folur. Nëse i tejkalojmë ata do të dëmtohet republika jonë përgjithmonë."
Ndërkohë që përfaqësuesit demokratë bënin thirrje për një transferim paqësor të pushtetit.
Lajmi kryesor:
Certifikimi i zgjedhjeve/ Protestues pro-Trump mësyjnë në ndërtesën e Kongresit! Biden: Ky kaos s'përfaqëson SHBA! Të shtëna e të plagosur (VIDEO)
K.T./b.ha./ReportTv.al