Kreu i SPAK: Ulëritëse se si zyrtarët e policisë bashkëpunojnë me organizatat kriminale, proceduam 70 efektivë në 3 vite! Megjithatë, me policinë kemi bashkëpunim

22 Maj, 11:39| Përditesimi: 22 Maj, 14:58

  • Share

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve edhe për deklaratën se zyrtarë të policisë janë të lidhur me krimin e organizuar. Dumani tha se duhet bërë diferenca me ata zyrtarë të policisë që vërtetë luftojnë krimin, por tha se është ulëritëse se si disa prej zyrtarëve të policisë bashkëpunojnë me krimet që kryejnë organizatat kriminale.

Për vitin 2023, Dumani tha se SPAK ka regjistruar 70 procedime penale për oficerët e policisë.

“Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”, tha Dumani.

Gjatë seancës dëgjimore Dumani shtoi

Një pakicë e inkriminuar nuk bën dot pis policinë e shtetit. Ne kemi bashkëpunuar dhe do vijojmë të bashkëpunojmë, por shqetësimi qëndron e prandaj e kam bërë publik” tha Dumani.


Lajmi kryesor:

Kreu i SPAK raporton tek 'Ligjet'/ Akuzat e Berishës, Dumani i prerë: S’jam peng i askujt! Drejtësia s'mund të sfidohet! Zero shanse të ndikojë kush!


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?