TIRANE- Për gati 5 orë kreu i SPAK, Atlin Dumani raportoi sot para komisionit të Ligjeve në një seancë dëgjimore lidhur me aktivitetin e prokurorisë së Posaçme për vitin 2023, ndërsa iu përgjigj dhe pyetjeve të deputetëve për dosje dhe operacione të bujshme që SPAK ka ndërmarrë këtë vit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.Dumani tha se gjatë 2023 çështjet më të shumta që po hetohen janë ato për korrupsionin, ndërsa vuri në dukje uljen me 40% të referimeve të korrupsionit nga institucionet publike. Ulëritëse quajti lidhjet e zyrtarëve të policisë me krimin e organizuar.
U tregua i prerë kur iu përgjigj akuzave të deputetit të Rithemelimit Flamur Noka se SPAK po lufton politikisht opozitën.
"Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023 dhe as në 2024 e derisa të ushtroj detyrën time si prokuror. Edhe një vit e gjysëm jam drejtues. E lidh veten time ekskluzivisht vetëm prokuror. Politikë? Nuk ka shans të jem në politikë. E nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Ju e dini shumë mirë. Zero shanse në punë time dhe të kolegeve të mi"
I prerë u tregua dhe kur u akuzua nga Flamur Noka për dekonspirim të hetimeve në dosjen 'Metamorfoza' për të cilën u firmosën 50 urdhërarreste dhe u ekzekutuan vetëm 20 në operacionin "Revansh"
"Për mua është shumë fyese dhe denigruese të aludosh për personat të cilët, me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse dhe me kaq personazhe në dosje. Nuk arreston njeri Prokuroria e Posaçme. Nuk më akuzon mua policia, s’ka shans. Unë nuk ec me të dëgjuar, ec me prova, Kështu është standardi, t'i ecën me të dëgjuar ne me prova", theksoi Dumani.
S'kam indicie se operacioni u dekonspirua" tha kur u pyet lidhur me operacionin nga deputeti Dash Sula.
Kreu i SPAK u shpreh i vendosur si drejtues se SPAK do të vijojnë luftën kundër korrupsionit por nënvizoi se në këtë luftë Prokuroria e Posaçme nuk duhet të qëndrojë e vetme.
"Shifrat janë kokëfortë e flasin vetë. Kemi rënie të ulit të referimeve të korrupsionit nga institucionet publike me 40%. Thirrja që bëj përmes adresimit të shqetësimit është kjo: Të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë . Ne jemi hallka fundore. Të gjithë institucionet duhet të punojnë e bashkëpunojnë fort me ne”
Për këtë Dumani garantoi se para hetimit nuk ka ngjyra politika
"Për ne janë të gjithë të barabartë para ligjit. Marrëdhënia me politikën është thjesht institucionale e proceduriale. Jemi të shurdhër ndaj çdo lloj retorike politike. Jemi përgjegjës vetëm përballë ligjit e shoqërisë shqiptare"
A ka presion politik?
Dumani u shpreh qartë. Madje i përcolli dhe mesazh kolegëve të tij.
"Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj presioni politik apo mediatik, sepse në ndihmë na vjen pavarësia kushtetuese e ligjore. Nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike e mediatike, por duhet të përmbushim detyrën"
Dumani tha se numri më i lartë i të përgjuarve i përket hetimeve mbi korrupsionit.
Hetime per Veliajn?
Në komisionin e ligjeve Dumani u përgjigj dhe për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe hetimeve në dosjen e inceneratorëve.
“Sa i takon çështjes kolegë apo jo kolegë, ne kolegë kemi vetëm njëri tjetrin në Prokurorinë e Posaçme e hetuesit e BKH-së. Sa i takon inceneratorëve që nga muaji gusht 2023 është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, zero para shkon te pronarët. Hetimet 'për inceneratorin e Tiranës janë në fazën intensive dhe se po vijojnë hetimet' tha Dumani.
Drejtues policie të inkriminuar?
Dumani tha se 70 punonjës policie u proceduan penalisht nga 2020 - 2023.
"Nuk mund ta fsheh. Na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë së shtetit lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritese kur bëhen pjesë dhe basshkëpunojnë me krimin e organizuar. Ish drejtori i shefit të operacionales, shefa komisariatesh, shefa krimesh. E unë nuk mund të rri pa adresuar. Por ne bashkëpunojmë me policinë e shtetit dhe një pjesë e hetimeve të mira ka një rol shumë cilësor e sasior SPAK ky është fakt. Janë 70 punonjës policie u proceduan penalisht nga 2020 - 2023'
Megjithatë pranoi dhe bashkëpunimin me policinë
"Eshtë e rëndësishme të bëhet dallimi mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të dedikuar e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një pakicë e inkriminuar nuk bën dot pis policinë e shtetit. Ne kemi bashkëpunuar dhe do vijojmë të bashkëpunojmë, por shqetësimi qëndron e prandaj e kam bërë publik” tha Dumani
E ndërsa krimi vjen e sofistikohet, prokurorëve të SPAK po u mbaron mandati prandaj Dumani vuri theksin tek dhënia e mundësisë për rikandidim të tyre krah prokurorëve të tjerë që duan të hyjnë në garë për këtë post. Madje shkoi më tej duke thënë se ai dhe mund të mos ofrohet të rikandidojë nëse për deputetët ky do të ishte kusht për të realizuar ndryshimet e nevojshme për vijimsinë e SPAK
Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimit do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja që na presin. Konsiderojeni këtë cështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë, por mbrojeni institucionin",tha Dumani
I pyetur nga Fatmir Xhafaj dhe nevojës për ndryshime ligjore për pavarësinë Dumani refuzoi ndihmën.
"Nuk është e nevojshme inicimi i ndonjë ndryshimi ligjor a kushtetues në funksion të garantimit të pavarësisë"
Pranoi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar nga krimi i organizuar. Vlerësoi pozitive ndryshimet në vendimin e Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e prokurorëve por u ndal tek nevoja për mbrojtjen e familjarëve të prokurorëve.
Ndërkohë DEA dhe FBI gjenden pranë prokurorëve të SPAK kur janë vendosur kontakte hetimi edhe në Amerikën Latine.
Dumani pranoi dhe se nuk kishte pasur presion dhe as nuk kishte shans për të pasur presion nga Greqia për dosjen 'Beleri'.
Bilanci i 2023: 41 milione euro pasuri
Sa i takon raportit vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023, në nisje të fjalës së tij Dumani foli me shifra ndërsa theksoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri, ndërsa tregoi si krimi i organizuar po pastron paratë përmes bankave apo dhe shitblerjeve të apartamenteve apo investimeve në zona turistike e në Tiranë.
‘Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave përfshin përdorimin e bankave dhe bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi. Bashkëpunimi shumë i mirë me banka të nivelit të dytë bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.”-tha Dumani.
Seanca dëgjimore u ndoq edhe nga përfaqësues të SHBA-së dhe BE-së
Në përfundim të seancës dëgjimore me kreun e SPAK Altin Dumani, e cila zgjati rreth 5 orë, kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotida Bushka, tha se ndryshimet mund të bëhen, por rikujtojë se duhen 84 vota.
“Kam dy çështje për t’ju thënë. Të gjitha çështjet dhe problematikat që ngrini duhen adresuar dhe që kanë lidhje me kuvendin në faqet 7 dhe 8 të raportit tuaj ju bëjë me dije se ato që lidhen me ndryshimet ligjore janë në proces dhe ne shpresojmë se do të përfundohen brenda këtij sesioni parlamentar. Uroj që të kemi dakordësinë e të gjithë kolegëve, sepse kërkohet një vullnet politik, një shumicë e cilësuar”, tha Bushka.
A janë kërcënuar prokurorët e SPAK?
Kreu i SPAK Altin Dumani pranoi se prokurorët janë kërcënuar nga krimi I organizuar. Vlerësoi ndryshimet që janë bërë sa i takon vendimit të këshillit të ministrave lidhur me mbrojtjen e tyre por vërejti se ka problematikë tek mbrojtja e familjarëve të tyre.
‘Po janë kërcënuar prokurorët e SPAK. Kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar është shqetësim që ne e kemi adresuar. Në fund të dhjetorit 2023 ndërmorëm disa hapa duke ndryshuar vendimin e KM që përmirësoi në mënyrë cilësore mbrojtjen e prokurorëve SPAK por ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve. Këtu ka një problematikë pasi është procedurë e gjatë dhe duhet të kesh prova. Kemi konstatuar vullnet pozitiv për të siguruar mbrojtje të prokurëve të SPAK
A ka ndërhyrë Greqia për çështjen Beleri?
“Ne jemi prokurorë dhe i bindemi vetëm Kushtetutës. Asnjë shtet i huaj nuk ka shans të ndërhyjë në punën tonë as të intimidojë prokurorët e SPAK" dha Dumani duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve
Kreu i SPAK Altin Dumani i është kthyer ashpër Flamur Nokës, e cili e akuzoi se SPAK ka dekonspiruar operacionin e fundit ku u lëshuan 50 urdhër arreste. Me tone të larta në Kuvend, Dumani i tha Nokës se kjo deklaratë është shumë fyese dhe denigruese që të aludosh për personat të cilët me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse. Vetë Dumani ka qenë pjesë e hetimeve në këtë operacion.
Ndërkohë që kreu i SPAK fliste, Flamur Noka ndërhynte në fjalën e tij dhe në një moment i tha se policia e akuzon se ka dekonspiruar opeacionin. Dumani tha se s'ka shans që ta akuzojë policia për këtë çështje.
"Se kuptoj si mund të shkosh kaq larg dhe të aludosh se prokurorët dhe hetuesit kanë dekonspiruar çështjen, është mundi i hetuesve të BKH, i imi personali dhe prokurorit tjetër të çështjes. Kemi punuar orar pa orar, 8 me 8 kemi punuar. Është shumë fyese dhe denigruese të aludosh për personat me të cilët me mish e me thua janë përpjekur të hetojnë një çështje kaq komplekse dhe me kaq personazhe në dosje. Nuk më akuzon mua policia, s’ka shans. Nuk ec me të dëgjuar, ec me prova, Ti dëgjon, unë kam prova. Kështu është standardi, ti ecën me të dëgjuar ne me prova", tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se ka qarkullim të madh të parasë cash, referuar hetimeve për vitin 2023, një mënyrë kjo për pastrimin e parave. Dumani tha se institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe për të goditur këtë veprimtari.
"Ajo që unë e kam thënë dhe më parë, s’mund të bëjë SPAK i vetëm gjithë këto gjëra. SPAK është skaji fundor. Hetimet për vitin 2023 tregojnë që ka qarkullim të madh të parasë cash. Legjislacioni, është i mirë, problemi është tek zbatimi, institucionet duhet ta zbatojnë. Psh rasti i raportimit nga noterët, duhet të raportojnë tatimet. Ka një tipologji, zmadhimi i kapitalit fiktiv që bëjnë shoqëritë tregtare. Është rast tipik i pastrimit të parave. Një ndër rastet që kam patur ndërmend kur kam thënë se duhet të rritet bashkëpunimet. Ia kam thënë drejtori të takimeve duhet të fokusoheni këtu. P.sh Një shoqëri e blej 200 mijë lekë të reja dhe pas dy muajsh bëj një zmadhim kapitali dhe e vlerësoj 300 mln lekë të reja", tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani po u përgjigjet deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Përgjigjet pëër pyetjet e deputetit Dash Sula
A po hetohet kryetari i bashkise se Tiranës, Erion Veliaj?
Altin Dumani: “Nuk i jap përgjigje, sepse është çështje hetimi.
A po hetohen Microcreditet?
Altin Dumani: Nuk jap asnjë prononcim. Është cështje në hetim.
Komisioni i posaçëm për SPAK?
Altin Dumani: Nuk e di çfarë faze është jam njohur për pr/rezolutën. Mbrojtja e pavarësisë institucionale dhe siguria juridike duhet të udhëheqë çdo reformë’’
Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Komisionin e Ligjeve se po bëhen hetime investime për Inceneratorin e Tiranës. Dumani tha se asnjë para nuk shkon për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara
“Që nga muaji gusht 2023 është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara, zero para shkon te pronarët. Shkon te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Dumani.
I pyetur nga deputeti demokrat, Dash Sula, nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por ka çështje në hetim.
"Nuk prononcohem, kemi çështje në hetim. Iu garantoj se në çdo rast evidentohen raste të tilla do ushtrojmë ndjekjen e penale se është detyrim ligjor, jo çështje zgjedhjeje", tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani tha se është e mirëpritur nga prokuroria e Posaçme heqja e barrierave që kanë të bëjnë me kufizimin e kontrollit për deputetët.
‘Është e mirëpritur çdo iniciativë për heqjen e atyre pak pengesave pasi duhet të jemi realistë, ne jemi të lirë të hetojmë,. Momenti tjetër është kontrolli dhe arresti. I mirëpritur nga ne do të ishte heqja e kufizimit që ka të bëjë me kontrollin pasi është një mjet kërkimi prove për të gjetur provat duhet të kërkosh.'- tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve në lidhje me amnistinë penale, ku u falën edhe të dënuar nga GJKKO. Dumani tha se është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.
‘Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë,. Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor.’- tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani teksa po raportonte në komisionin e Ligjeve tha duke ju përgjigjur deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se SPAK është produkt i vullnetit politik, por veprimtaria e tij është apolitike.
Alibeaj; Ka një konstatim që lidhet reforma në drejtësi e kryesisht SPAK është një produkt politik. Mund të ndërmarrim iniciativa ligjore për ta kthyer situatën në fazën kur pandëshkueshmëri mbretëronte. Politikisht kohët e fundit është përmendur një lloj vullneti politik për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë madje atë të SPAK. Ju thatë se skam më nevojë për ndërhyrje ligjore në çështjen e SPAK?
Dumani: Që reforma anë drejtësi është produkt politik ajo dihet. SPAK është produkt i vullnetit politik të shfaqur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Po të mos ishte vullneti politik nuk mund të behej. Është produkt politik, por veprimtaria është a politike.
Në Komisionin e Ligjeve kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur nga deputeti i PD-së në Enkeljed Alibeaj se në opinion është krijuar mendimi se të gjithë janë goditur veç Ramës. Dumani tha se SPAK nuk mund të plotësojë orekset mediatike, ndërsa duhet të ketë prova që të nisen hetimet.
Alibeaj: Ka të goditur nga opozita por s’ka të goditur nga pozita. Sot ka një radhë ka të proceduar nuk ka asnjë gjë publike lidhur me kryeministër, perceptimi sipas opinionit publik është i tillë gjithçka është e goditur, përveç kryeministrit. Besoj se shpejtësia në procedimet penale duhet të jetë e tillë që të vendosë po të krijojë dhe të japë sinjale besimi të publiku se askush pavarësisht postit që mban është mbi ligjin. Jeni viktimë e suksesit tuaj!
Dumani: S’mund të plotësojmë orekset mediatike ne nuk kemi axhendë. Për ne pak rëndë i ka emri, por prova ka rëndësi edhe ju jeni jurist dhe prova prevalon me çdo gjë, këtë po demonstrojmë brenda ditës dhe po ecim me hapa të ngadaltë që të mos bëjmë autogol.
Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se nuk ka nevojë për ndërhyrje ligjore sa i takon funksionimit të SPAK dhe pavarësisë së tyre
“Prokurorët e SPAK janë të pavarur e ndihen të pavarur. Këtë pavarësi ia ka garantuar ky kuvend me ndryshimet Kushtetuese e Kornizën ligjore. Korniza ligjore aktuale na e gartanton pavarësinë institucionale’
Ndryshimet Dumani beson se janë të nevojshme vetëm sa i takon të mandatit të prokurorit të SPAK, pra dhënies së të drejtës së rikandidimit
:Ky është roli im thjesht ta adresoj. Nuk kam ndërmend ta ndjek ecurinë e mëtejshme. Për mua personalisht mos e llogarisni fare. Unë jam shumë i kënaqur me mandatin 9 vjecar. Mendoj se duhet të ndodhin këto ndryshime i kam përmendur këtu e në raport. I kam adresuar i bindur se e drejta për të rinovuar mandatin do të kontribuojë në vijimsi të insituticonit
Kreu i SPAK Altin Dumani teksa ka raportuar në Komisionin e Ligjeve është pyetur në lidhje me publikimin e çështjeve sensitive të cilat po hetohen nga SPAK.
Dumani tha se është në përgjegjësinë e gjithësecilit që të zbatojë vendimin e gjykatës pasi ‘ndalohet publikimi’, por ai shtoi se nga brenda institucionit përpiqen që ta ndalojnë dhe kanë reduktuar rrjedhjen e informacionit.
"Në hetimet sensitive në kërkojmë ndalimin e publikimit të kërkesës sonë për masë sigurimi apo edhe gjykata vetë vendos ndalimin e publikimit, ngelet në përgjegjësinë e secilit duke nisur nga media për të zbatuar një vendim gjykate. Ndalohet publikimi! Është një moment i vështirë, nga brenda përpiqemi që ta ndalojmë, ka një reduktim të madh të rrjedhjes së informacionit nga SPAK. Është çështje delikate", tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, tha se prokurorët e SPAK duhet të bëjnë një vesh shurdh nga presionet politike dhe mediatike.
"Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë vesh shurdh nga çdo lloj presioni politik dhe mediatik. Sa kohë kemi të garantuar këtë pavarësinë kushtetuese dhe ligjore ne nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike apo mediatike, marrëdhënie me politikën është institucionale dhe procedurale nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër tej këtyre kornizave", tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani i kërkoi deputetëve të Komisionit të Ligjeve ndryshimin e ligjit për ti dhënë mundësinë prokurorëve të Prokurorisë së Posacme të drejtën e rikandidimit. Madje në një moment i tha deputetëve se mund ta përjashtojnë atë, nëse u bën punë por kjo kërkesë është e nevojshme për të mbrojtur institucionin.
“Po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar. Jemi para botës digjitale e po shkojmë drejt inteligjencës artificiale. Krimi po sofistikohet më shpejt se ne që do të thotë që koha e hetimit do të jetë më e gjatë e ndërkohë shkurtohet koha e qëndrimit në detyrë të prokurorit. Ja pse institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. E përsëris është çështje e sfidave të reja që na presin. Konsiderojeni këtë cështje duke përjashtuar emrin tim nëse kjo ju bën punë, por mbrojeni institucionin",tha Dumani
Kreu i SPAK, Altin Dumani foli në Komisionin e Ligjeve edhe për deklaratën se zyrtarë të policisë janë të lidhur me krimin e organizuar. Dumani tha se duhet bërë diferenca me ata zyrtarë të policisë që vërtetë luftojnë krimin, por tha se është ulëritëse se si disa prej zyrtarëve të policisë bashkëpunojnë me krimet që kryejnë organizatat kriminale.
Për vitin 2023, Dumani tha se SPAK ka regjistruar 70 procedime penale për oficerët e policisë.
“Në shumë nga hetimet tona një rol të rëndësishëm ka luajtur policia dhe oficerët. Në shumë nga hetimet janë evidentuar lidhje të krimit me funksionar të korruptuar të policisë. Fenomeni i korruptimit në radhët e policisë është problem për funksionimin e shtetit ligjor, pasi pengon hetimet e krimit dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Nga viti 2020 deri në fund të 2023, janë proceduar rreth 70 efektivë vetëm nga SPAK, siç është bërë publike, këtë kam patur parasysh kur kam bërë këtë deklaratë, na ka rezultuar drejtues të lartë të policisë të lidhur me krimin e organizuar. Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin në krimet që krimi i organizuar kryen. Shembujt janë publik, Bistri, disa shefa komisariatesh, shefa krimesh, nuk mund të rri pa e adresuar këtë shqetësim. Por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë, ne me policinë e Shtetit bashkëpunojmë çdo ditë, kemi hetime të përbashkëta”, tha Dumani.
Gjatë seancës dëgjimore Dumani shtoi
Një pakicë e inkriminuar nuk bën dot pis policinë e shtetit. Ne kemi bashkëpunuar dhe do vijojmë të bashkëpunojmë, por shqetësimi qëndron e prandaj e kam bërë publik” tha Dumani.
Teksa kreu i SPAK, Altin Dumani, raporton në Komisionin e Ligjeve për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, u vu re se Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka ishte në seancë i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Lironi Berishën”.
Noka u pa krah krah Monika Kryemadhit teksa po diskutonim. Kujtojmë që dhe vetë Monika Kryemadhin, bashkë me Metën janë nën hetim nga SPAK.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u pyet në komisionin e Ligjeve nëse është i kënaqur me punën e prokurorëve të SPAK.
"Patjetër që unë jam i kënaqur nga paraqitja e tyre nga angazhimi i tyre, jam kritik me veten time ne radhë të parë dhe kam pakënaqësitë e mia dhe për kolegët prokurore. Për i vlerësoj pozitivisht. Jemi duke ecur drejt asaj që pritet nga institucioni jonë për të qenë i aftë për të ushtruar ndjekjen penale ndaj çdo funksionari publik pavarësisht fuqisë që mbajtën", tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve bëri sërish thirrje për shtim të numrit të hetuesve.
‘Nesër do të doja të kishte edhe 200 të tjerë e them nisur nga ngarkesa e madhe që kemi. Po punojmë të jemi të arsyeshëm dhe të argumentojmë kërkesat tona pse duhet të kemi rritje të hetuesve.’- tha Dumani.
Në raportimin në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani u ndal edhe njëherë në çështjen e mandatit për prokurorët e posaçëm. Dumani tha se kërkojnë që t’u jepet mundësia që prokurorët e SPAK të mund të rikandidojnë në përfundim të mandatit 9-vjeçar.
“Lidhur me mandatin, nuk është shqetësim i karrierës sime apo kolegëve të mi. Ne karrierën kemi të sigurt brenda sistemit, prokurorë do vazhdojmë të ngelemi edhe pas afatit 9-vjeçar. Çështja duhet trajtuar në kuadër të efektivitetit të vazhdimësisë institucionit. Kudo ku ka mandat nuk ka liri, qëndrueshmëri në rezultate. Mendojeni rastin të tillë, kur është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkërendim me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Nga njoftimi publik i çështjes së fundit, nuk e mbaj mend sa agjenci të huaja janë përfshirë. Keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.
Do gjendet dikush tjetër ta marrë. Problemi është sa efekti do jetë tjetri. Kur ti e heton vetë dhe e ndjek nga dita e parë, dashurohesh me çështjen, e njeh me çdo detaj. Edhe në 12 të natës në gjumë je në gjendje të dish kush është pika e fortë, cilat janë veprimet e radhës që do kryesh, kush është mjeti i kërkimit të provës që do përdoresh. Nëse ti në përfundim të afatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh do diskutohet fati i çështjes, si do shkojë. Patjetër që ka prokurorë që mund ta bëjnë njësoj, ndoshta dhe më mirë. Duhet ta trajtojmë nga pikëpamje e vazhdimësisë së institucionit. Ka të bëjë edhe me sigurinë juridike, s’do ishte në frymën e reformës në drejtësi që prokurorët që kanë kaluar disa filtra në emër, në përfundim të mandatit statusi i tyre të jetë i paqartë.
S’jam shprehur për mandat në mënyrë automatike, kam transmetuar mendimin unanim të prokurorëve të SPAK, me qëllim parashikimin e dhënies së mundësisë, apo të drejtën e rizgjedhjes në përfundim të afatit 9-vjeçar, pra për të rikandiduar. Do kandidojë krah për krah me prokurorin e prokurorisë së përgjithshme, do kalojë disa filtra duke konkurruar. Është çështje e sifdave të reja që na presin”, tha Dumani.
Ndërsa tha se me kërkesë të SPAK janë sekuestruar dhe konfiskuar pasuri me vlerë rreth 41 milionë Euro, para Komisionit të Ligjeve kryeprokurori Altin Dumani, bëri një deklaratë të fortë, lidhur me mënyrën se si krimi po përdor bankat dhe bizneset
‘Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italian. Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.’- tha Dumani.
Dumani tregoi se një nga mënyrat e pastrimit të parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme
‘Në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.'- tha Dumani.
Duke renditur veçoritë e grupeve kriminale në 9 qytete, Dumai, foli për sofistikimin e tyre, dhe pozicionet dominuese të trafikantëve shqiptarë në vendet e origjinës së drogës, përfshirë edhe ato në Amerikën Latine.
“Disa prej veçorive janë anëtarët prej 20-25 persona, aktiviteti polikriminal, dhuna për kontroll territori, përfshirja e femrave në pozicione dytësore, vrasje të sofistikuara me pagesë, komunikimet e koduara, dhe konvertimi i parave në kriptovaluta”.- tha Dumani.
Numri i të paraburgosurve për llogari të SPAK është 237, pra 8.5% e numrit total të personave që vuajnë dënimin në ambientet e heqjes së lirisë. Ndërsa janë dënuar 9 zyrtarë të lartë , Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie.
'Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.'- tha Dumani.
Dumani tha se përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë zyrave të dhe se SPAK ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta me shtete të Amerikës Latine
“Nga viti 2020 deri 2023 në funksion të hetimeve të SPAK, në total janë krijuar 32 skuadra të përbashkëta hetimore. Nga këto 25 skuadra të përbashkëta hetimore janë aktive, ku 10 prej tyre janë krijuar vetëm gjatë vitit 2023”.- tha Dumani.
Për më tepër SPAK po punon për një strategji në lidhje me hetimet për krime zgjedhore e cila do të prezantohet në janar.
“Krimet zgjedhore, unë me stafin kemi filluar përgatitjet dhe në janar do të bëjmë prezent edhe strategjinë që do të ndërtojmë për hetimin e veprave penale për zgjedhjet. Kemi filluar që tani që të punojmë. Gjatë 2023 ka numër në rritje, është trefishuar numri i hetimeve për krimet zgjedhore”, tha Dumani.
Kreu i SPAK Altin Dumani ka prezantuar në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2023. Ajo që vihet re sipas Dumanit është se dhe forma që po përdor krimi i organizuar për pastrimin e parave. Sipas Dumanit ka një rritje të përdorimit të shoqërive tregtare si dhe investimi në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.
‘Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave. Gjithashtu dyshohet se shuma të konsiderueshme parash depozitohen në llogaritë bankare, në emra shoqërish tregtare, ose të të afërmeve të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave në Shqipëri nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat në sektorin bankat, për shtresëzimin e transfertave që do të transferoheshin përmes këtij biznesi. Bashkëpunimi shumë i mirë me banka të nivelit të dytë bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.”-tha Dumani.
Kreu i SPAK, duke raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e SPAK gjatë muajit 2023, ngriti edhe disa shqetësime si mungesa e referimeve nga institucionet publike, ndërsa u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK. Vetë Dumani është shprehur se duhet një zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK.
“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje ligjore nga Kuvendi, siç janë mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, shtimi i numrit të hetuesve të BKH, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura”, tha Dumani.
A u dekonspirua operacioni i koduar "Revanshi" i 17 majit ku u goditën 7 grupe të forta kriminale. U firmosën 50 urdhërarreste dhe u ekzekutuan vetëm 20?
"S'kam indicie se operacioni u dekonspirua" tha Dumani nw komisionin e Ligjeve.
ore si mund te lejohet nje hajdute e tille si kryemadhi ne tryeze,,,kur dihet qe ajo duhej te ishte ne burg....
PërgjigjuS'do mandat, do që të jesh prokuror i përjetshëm ky është qëllimi, jo lufta kundër krimit. Se ka dhe të tjerë që e bëjnë më mirë se ty.
Përgjigjudumani eshte jurist i drejte...ai do fuse ne burg meten.dhe berishen..
PërgjigjuSpektakli i rradhës se gjoja po bëhet shtet.
PërgjigjuPse nuk i arrestoni shefat e policise qe bashkepunojne me krimin?
Përgjigjupo sepse jane te dy ne arrati pra akoma nuk e more vesh ndryshe pse do fshiheshin
Z.Dumani po raporton ne Komisjonin e ligjeve para Mones dhe Ndreces ?!
Përgjigjuxxx!Mos harro Mul UDBnë?