Nga Vlora, Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ka konfirmuar se prej nëntorit e deri në muajin shkurt jemi në periudhën e gripit, ndërsa aktualisht janë tre-katër viruse që veprojnë. Brataj ka theksuar se është arritur kulmi i situatës gripale, ndërsa tani pritet që kurba të zbresë.
Megjithatë ende janë aktive 4 viruse dhe kërkohet kujdes maksimal. Aktualisht po qarkullojnë gripi A dhe B, virusi RSV dhe Covid-19.
“Gripi cilësohet si një sëmundje shtëpie, që kalon me qetësues, megjithatë nuk duhet neglizhuar në rastet kur simptomat janë: Kollë e fortë, marrje fryme dhe temperaturë e lartë për disa ditë”.
Brataj ka theksuar se vaksinimi është mjaft i rëndësishëm, por mbi të gjitha thelbësor për moshat e thyera dhe te sëmuret kronike.
Komente
