‘Krim shtetëror’, Lamallari: Koha që të zbardhet ‘21 janari’, predha që vrau Aleks Nikën për ekspertizë në Itali

4 Janar, 20:58| Përditesimi: 4 Janar, 21:06

  • Share

“Ka ardhur koha që të zbardhet "21 janari", është krim shtetëror”. Kështu u shpreh zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i cili tha se pas dy ditësh predha që i mori jetën Aleks Nikës një prej viktimave të protestës së 21-janarit 2011, të cilësuar pa autor, do të niset për ekspertizë në Itali. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj ai tha se vendimi i marrë nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, i ka hapur rrugë deri në fund hetimit të ngjarjes së 21 janarit.

“Ajo çfarë është lajm i shumëpritur për kaq vite është ky vendim i gjykatës së Strasburgut që i vë emërtimin e duhur asaj që ndodhi në mes të ditës që të gjithë e kemi parë. Është krim shtetëror që ka përfshirë hierarkinë më të lartë dhe ka bllokim të zbardhjes pra neutralizim të organeve kompetente për të bërë detyrën.

Sot nuk jemi në këto kushte. Me dhënien e këtij vendimi është e ditur si detyrim kushtetues dhe ligjor për të gjithë organet ligjzbatuese përfshirë dhe organin e  akuzës qe të bëjnë detyrën e tyre. Policia e shtetit e ka të qartë kryerjen e veprimeve të duhura që nuk janë kryer aso kohe. Përfshirë dhe bashkëpunimin me shtetin fqinjë për kryerjen e analizave lidhur me elementë të bllokuar në vendngjarje. Në mënyrë të saktë të provohen në mënyrë laboratorike nga ekspertë të cilët do thonë fjalën e fundit se nga vijnë këto elementë. Nga gjykata  e Strasburgut kishim frymën e asaj që ndodhi nga ekspertiza do kemi fjalën e fundit të ekspertëve për të përcaktuar atë që themi. Ekspertiza vjen për çështje kohe. Kemi ekspertë që shkojnë atje.  Më pas kjo shërben si një provë shumë e qenësishme në procesin gjyqësor.”


Lajmi kryesor:

Sky dhe EncroChat/ Lamallari: Efektivët afat deri nesër për formularin, penalitete nëse gënjejnë, deri në përjashtim nga policia e shtetit


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?