Sky dhe EncroChat/ Lamallari: Efektivët afat deri nesër për formularin, penalitete nëse gënjejnë, deri në përjashtim nga policia e shtetit

4 Janar, 20:43| Përditesimi: 4 Janar, 23:35

  • Share

Nesër është afati i fundit për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se si të dhënat e atyre që plotësojnë formularin por edhe të atyre që refuzojnë ta plotësojnë do të merren parasysh.

“Po vijojmë nismën për vetëpastrimin e policisë së shtetit e mishëruar me urdhrin e ministrit të Brendshëm për plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit. Kujtojmë që nesër është afati i fundit. Ka edhe disa formularë të tjerë që duhen plotësuar dhe përfunduar brenda afatit.

E rëndësishme është se çdo gjë do merret në konsideratë plotësimi dhe mosplotësimi dhe të dhënat e reflektuara aty. Verifikimet që më pas bëhen dhe bashkëpunimi që ne kemi me partnerët ndërkombëtarë.”

Por a mund të largohet nga uniformat blu një polic që thjesht e ka pasur dhe nuk e ka përdorur një aplikacion të tillë?

“Ka dy momente që duhet të sqarojmë. Përdorimi në vetvete nuk përbën vepër penale në asnjë vend të Europës për faktin e thjeshtë se këto janë teknologji shumë të vona dhe ligjit evoluojnë me kalimin e kohës pasi konstatohen fenomene të caktuara. Përdorimi në vetvete nuk përbën vepër penale por nga ana tjetër ne kemi një moment shumë të rëndësishëm kur Shqipëria është treguar shumë aktive duke u rreshtuar krah vendeve të BE të cilat megjithë mangësitë ligjore vedosën për të shfrytëzuar këtë mundësi të artë për forcimin e bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese që do të thotë sekuestrimin e këtyre pajisjeve dhe marrjen e të dhënave që mund të çojnë në indicie për aktivitet të dyshuar kriminal. Dua të theksoj se formulari i deklarimit përbën një dokument zyrtar dhe çdo informacion i pasaktë i paplotë përbën shkelte ligjore ashtu siç për çdo dokument tjetër zyrtar. Kujtojmë dhe formularët e dekriminalizimit. E njëjta filozofi aplikohet në këtë rast edhe për punonjësit e policisë së shtetit”, shpjegoi Lamallari.

Ai foli dhe për pasojat me të cilat do të përballen policët që gënjejnë në formular.

“Konsiderohet shkelej e rëndë disiplinore dhe përbën shkak për përjashtim të menjëhershëm nga policia e shtetit...”, shtoi ai.

Të gjjthë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim. Kujtojmë se SPAK po zhvillon hetime të thelluara në bazë të të dhënave të ardhura nga EUROPOL për të identifikuar punonjësit e policisë që kanë patur kontake me botën e krimit përmes aplikacioneve të komunikimit “Sky ECC” dhe “EncroChat

Ora 20:58
‘Krim shtetëror’, Lamallari: Koha që të zbardhet ‘21 janari’, predha që vrau Aleks Nikën për ekspertizë në Itali

“Ka ardhur koha që të zbardhet "21 janari", është krim shtetëror”. Kështu u shpreh zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i cili tha se pas dy ditësh predha që i mori jetën Aleks Nikës një prej viktimave të protestës së 21-janarit 2011, të cilësuar pa autor, do të niset për ekspertizë në Itali. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj ai tha se vendimi i marrë nga Gjykata Evropiane e Strasburgut, i ka hapur rrugë deri në fund hetimit të ngjarjes së 21 janarit.

“Ajo çfarë është lajm i shumëpritur për kaq vite është ky vendim i gjykatës së Strasburgut që i vë emërtimin e duhur asaj që ndodhi në mes të ditës që të gjithë e kemi parë. Është krim shtetëror që ka përfshirë hierarkinë më të lartë dhe ka bllokim të zbardhjes pra neutralizim të organeve kompetente për të bërë detyrën.

Sot nuk jemi në këto kushte. Me dhënien e këtij vendimi është e ditur si detyrim kushtetues dhe ligjor për të gjithë organet ligjzbatuese përfshirë dhe organin e  akuzës qe të bëjnë detyrën e tyre. Policia e shtetit e ka të qartë kryerjen e veprimeve të duhura që nuk janë kryer aso kohe. Përfshirë dhe bashkëpunimin me shtetin fqinjë për kryerjen e analizave lidhur me elementë të bllokuar në vendngjarje. Në mënyrë të saktë të provohen në mënyrë laboratorike nga ekspertë të cilët do thonë fjalën e fundit se nga vijnë këto elementë. Nga gjykata  e Strasburgut kishim frymën e asaj që ndodhi nga ekspertiza do kemi fjalën e fundit të ekspertëve për të përcaktuar atë që themi. Ekspertiza vjen për çështje kohe. Kemi ekspertë që shkojnë atje.  Më pas kjo shërben si një provë shumë e qenësishme në procesin gjyqësor.”

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 05/01/2024 06:06

    Njeri me pyke se tjetri. Perdorimi i aplikacionit nuk eshte veper penale, thote. Po ath pse duhet te vetdeklarohet perdorimi? Nese kane patur lidhje me elemente te krimit te organizuar, do te thote dikush. Policia e Shtetit ka formulare sigurie per ate qellim e me tutje DSIK pyetsoret e sigurise ku mbulohet kjo pjese. Po nejse. Idiotet idiote mbeten. Jemi deshmitare psh se si kryeministri ne detyre dhe ministra te tij lidhjet dhe kontaktet me krimin e organizuar i kane jo me app por hapur fare. Mjafton Tome Doshi, kreu i sindikates kriminale shqiptaro-australiane, qe te.len pa koment fare. Dhe qe qene organizatoret e masakres se 21 Janarit ndersa Berisha dhe Basha ekzekutoret. Po zvmutistri yne nuk i cek keto pune. Teveqel komplet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?