Ish-deputetja e PD Albana Vokshi, njëkohësisht e 4 në listën e Tiranës, ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manstirliun dhe Ulsi Manjën.
Kjo padi ndaj tyre është bërë pasi sipas Vokshit në disa rrugë të njësisë 9, është hedhur asfalt, duke mbyllur kanalizimet dhe duke rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe të rrugëve.
Gjatë një deklarate për shtyp Vokshi tha se Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për këtë arsye, sipas saj ato po kryhen pa tabela dhe natën.
“Ky është një krim elektoral. Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjëllë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve”, tha Vokshi.
Kandidatja e PD u tha banorëve të zonës se e ka kallëzuar në SPAK këtë rast.
“Krim elektoral. Ftoj SPAK të hetojë pa vonesë këtë shkelje të ligjit, që dënohet nga 1-5 vjet burg”- tha Albana Vokshi.
“Ftoj qytetarët që në 25 Prill të dalin e të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që çdo abuzues, duke nisur nga Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe kushdo të shkojnë para drejtësisë”- u shpreh Albana Vokshi.
Albana Vokshi theksoi se sipas saj përgjegjës për këtë situatë si në njësinë 9 edhe në njësinë 11 janë kandidatët e PS Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja dhe drejtuesit Edi Rama dhe Erion Veliaj.
ike moje bacelle po priti populli nga ty mrtja tna haje
Përgjigju