Pendohet Artan Tafani/ Dosja e bandës së Laert Haxhiut nga Elbasani drejt SPAK! Prokurori Kreshnik Ajazi 2 orë tek Dumani

4 Tetor 2023, 10:38| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 16:37

  • Share

TIRANE- Kontrolleve me skaner kundër eksplozivit në hyrje të SPAK, nuk i shpëtoi as automjeti zyrtar i kryeprokurorit të Elbasanit Kreshnik Ajazi.

Ai u takua me prokurorët e SPAK ku diskutoi mundësinë e kalimit të dosjes për grupin e Laert Haxhiut pasi ka marrë në pyetje Artan Tafanin i cili zbuloi gjashtë vrasje dhe pesë atentate me tritol.

Paraditen e të mërkurës, 4 tetor 2023,  Ajazi qëndroi për mbi dy orë në zyrat e SPAK dhe BKH. Burime të “Report TV”, thanë se prokurorët kanë diskutuar për kalimin e dosjes në SPAK me qëllim vazhdimin e hetimeve për veprat penale të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal por edhe verifikimin e fakteve të dhëna së fundi nga Marjus Tafani, për një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, përmes Greqisë në Shqipëri.

Një takim i dytë do të zhvillohet edhe ne fillim të javës tjeter dhe me pas do të vendoset në lidhje me dosjen. Gjatë dëshmisë, Artan, Marjus Tafani ka pretenduar se Laert Haxhia, përveç veprave të tjera penale ka trafikuar edhe lëndë narkotike në bashkëpunim me një grup kriminal që kishte  anetar nga Fieri Tepelena dhe Saranda. Gjithashtu në dëshmine e dytë te dhene para prokurorëve të prokurorisë së Elbasanit, Tafani ka folur edhe për nje tjetër vrasje të ndodhur ne Lushnje për të cilen po kryhen veprime  për të vërtetuar thëniet e tij.

Krahas hetimeve brenda vendit për këto detaje të dhëna nga i penduari, prokurorët pritet të dërgojnë letër-porosi në Greqi dhe vende të tjera për të kërkuar prova që mund ti shërbejnë hetimit. Por avokatët grekë, të cilët mbrojnë Haxhiun janë duke luftuar që ta pengojnë ekstradimin e tij. Mësohet se në 5 nentor autoritet Greke pritet marrin një vendim ne lidhje me nje kerkesë per azil që Laert Haxhiu ka bërë me pretendimin se i rrezikohet jeta. Avokatët kanë paraqitur dhe si provë te rrezikut per jetën, azilin që ka marrë në Gjermani e motra i vellai dhe dhe nena e Laert Haxhisë. Gjykata e shkallës së parë e Janines e refuzoi esktradimin por çështja pritet te shqyrtohet nga Apeli i Athinës, i cili deri tani nuk ka shpallur datën për shqyrtimin e ankimit. Ndërkohe autoritete shqiptare kanë njoftuar zyrtarisht palën greke për rrezikshmerine e 31 vjecarit dhe se në rast të lirimit të tij mund te jete e rrezikuar edhe jeta e shtetasve të tyre në Greqi.

Dosja e grupit të Laert Haxhisë ndodhet në prokurorinë e Elbasanit, pasi Artan Tafani, që më parë kishte përdorur edhe emrin Marjus, u arrestua fillimisht për vrasjen e shtetasit Alban Semaku, më datë 17 tetor 2021, në lagjen “Çezmë” të Peqinit. Pas prangosjes për këtë ngjarje që hetohej nga prokuroria e Elbasanit, 39-vjeçari Tafani pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke dhënë deklarime për të paktën 18 vepra penale të kryera nga grupi i Laert Haxhisë për të cilin u firmosën 15 urdhër-arreste.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?