Kronikë

BKH dhe Policia operacion për krimet zgjedhore në disa zona të Shkodrës! I pranishëm edhe Altin Dumani! Burime: Ka të ndaluar

8 Maj, 08:53| Përditesimi: 8 Maj, 12:23

  • Share

Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shkodrës po kryejnë kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për procedimet penale që janë regjistruar nga SPAK për krime zgjedhore në Shkodër.

Agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficer dhe patrulla të bluve të Shkodrës. Ndërkohë, burime për Report Tv bëjnë me dije se në terren është edhe Altin Dumani, i cili është në krye të “Task-Forcës” për krime zgjedhore.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka persona ka persona të ndaluar.

Ndërkohë përmes një postimi në rrjetet sociale SPAK bën me dije se deri më tani kanë nisur hetimet për 35 materiale kallëzuese.

KRIMET ZGJEDHORE QË HETON SPAK
Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Korrupsioni pasiv në zgjedhje
Grupet kriminale në zgjedhje
Çdo krim zgjedhor nga zyrtarët e lartë

Lajm në përditësim...

Ora 12:21
Pas Shkodrës, Dumani pritet të ndalet edhe në Lezhë! Takim me Task Forcën për krimet zgjedhore

1744969938_finalprojekt.01003911.Still308.jpg

Pas Shkodrës, kreu i SPAK Altin Dumani do të “zbarkojë“ edhe në Lezhë. Gazetari Elvis Hila raporton se Dumani do të zhvillojë një takimme Task Forcën për krimet zgjedhore, ku pjesë do të jenë edhe drejtuesit e policisë.  

Ditët e fundit, në këtë qark janë shënuar disa incidente lidhur me zgjedhjet. Më i fundit ishte situata mes PS dhe Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, ku këta të fundit pretenduan se socialistët po blejnë vota. 

Tjetër incident ishte ai i ndodhur në Dajç, ku anëtarë të PD ndoqën automjetin e babait të kandidates së PS dhe i kanë kanosën dhe kërcënuan me armë.
 

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?