Krimi gjatë verës/ Ish-prokurori Eugen Beci: Detajet për këto ngjarje të jenë më të kufizuara në media! Shërbejnë si model për vrasje të tjera

9 Shtator, 21:36| Përditesimi: 10 Shtator, 08:33

  • Share

Muajt e verës patën edhe disa ngjarje të rënda kriminale, si ajo e Memaliajt, Shënavlashit, Pogradecit apo e Velipojës. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ u diskutua më shumë për këto ngjarje dhe luftën e shtetit ndaj krimit. Gazetari Ferdinand Dervishi veçoi 3 nga këto ngjarje.

'Ka periudha kohore kur ka shtim të ngjarjeve kriminale. Kur vijnë shumë emigrantë, zgjidhin probleme të mbartura. Kur një personazh në Fier, i kishin vrarë një nga Lushnja, ai kapo banda e familjes fierake, i thotë familjes, nëse brenda vitit të ri nuk e merrni hakun do vijë t’iu vrasë juve. I fut një kërcënim nga Italia, do vijë t’iu vrasë juve. Dhe ai vritet në datën 31. Ka lidhje me emigrantë, histori të mbartura. Ndërsa ngjarjen e fundit më duken si plagë të shoqërisë shqiptare. Ngjarja e Pogradecit, sherri në bllok dhe vrasja e babait në Shënavlash. Këto nuk kanë lidhje shumë me emigrantët. Në Pogradec kemi fshehje të dyshuar të provave. Ngjarja e bllokut shumë e rëndë. Kemi një mashkull që akuzohet nga e fejuara se ka një lidhje tjetër. Dhe nuk zgjidhet problemi me personin që ka marrëdhënie.'

Gazetari Armand Bajrami vuri theksin tek ngjarja në Memaliaj ku humbën jetë përveç të moshuarit Shyqyri Kalemi edhe dy të pafajshëm.

'Ishte verë e nxehtë edhe për ngjarjet kriminale. Do veçoja si shumë të rëndë masakrën e Memaliajt, u qëllua një i moshuar Shyqyri Kalemi që ishte babai i dy djemve në konflikt me persona të tjerë. Kundërshtarët gjetën si shënjestër më të sigurt babain. Humbën jetën dhe dy të pafajshëm. E rëndë ishte dhe ngjarja e Velipojës. Pas një konflikti në kufi të banalit. Ekspozoi problemet e organeve ligjzbatuese. E rëndë ngjarja e Shënavlashit. Por dhe sherri i vajzave në një nga lokalet e Tiranës.'

Ndërësa gazetari Sokol Dema sheh si më të rëndë vrasjen e babait në Shënavlash.

'Do doja të veçoja një ngjarje në Shkodër, në ambientet e një lokali ku u qëllua me kallashnikov. Në muajin e fundit kanë qenë 5 ngjarje kriminale, dy plagosje, për efekt statistikash e shoh problematike situatën atje. Më kryesorja është ngjarja e Shënavlashit.'

Prokurori Eugen Beci e sheh si të rëndë që në media i jepet kaq shumë rëndësi detajeve të vrasjeve, pasi ndikon negativisht në shoqëri dhe ekziston rreziku i përsëritjes së këtyre ngjarjeve.

'Fakti që ngjarja e parë që ndodhi është ende në faza hetimore, ndikon në uljen e fuqisë parandaluese. Dënimet e personave parandalojnë ngjarjet e mëvonshme. Jepet shumë frymë detajeve të këtyre ngjarjeve. Dhe shërbejnë si model për personat e tjerë. Nëse ndjek në TV, mënyrën detajet, duket sikur krijon tablo të ngjarjes tjetër të paralajmëruar. Duhet të jenë më të kufizuar detajet. Përbëjnë interes të shtuar për klikimet por jo për parandalimin.'

Ora 22:38
'Marklen Haka hyri në Rinas në fillim të majit', gazetari Dema zbulon detaje të reja: Në Drejtorinë e Tiranës e sollën nga dera kryesore, enkas për t'u filmuar

 

I ftuar në studion e emisionit '5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv gazetari Sokol Dema dha më shumë detaje lidhur me arrestimin e Marklen Hakës më 6 shtator 2024. Dema thotë se Haka ka ardhur në Shqipëri në fillim të majit, përpara se të kishte urdhër arresti ndaj tij prej SPAK në kuadër të operacionit Revanshi.

Haka fshihej tek banesa e një të afërmi, ndërsa kur u rrethua ishte zbathur dhe ashtu tentoi të largohej por u kap. Më tej në DVP Tiranë ku u shoqërua nuk u fut në pjesën e pasme siç vepron zakonisht policia, por u vendos në fund që të shoqërohet nga dera e përparme edhe prej pranisë së mediave, pra për ta shitur si triumf.

Sokol Dema: 'Është dashur një punë e madhe në javët e fundit për ta lokalizuar në mënyrë të saktë në çfarë banese fshihej.

Babaramo: U fol se ishte në Dubai
Sokol Demaj: Në këtë rast ky ka qenë qëllimi. Që vetë Marklen Haka,  apo anëtarët e grupit mendonin se policia është e fjetur e dinin në Dubai. E vërteta është se Haka ka hyrë në territorin tonë në muajin maj përmes Rinasit, përpara se SPAK të firmoste urdhër arrestet për operacionet Revanshi (15 maj).

Gjatë gjithë kësaj periudhe dyshohet se ka qenë në zonën e Niklës. Megjithatë policia e ka patur shumë të vështirë për ta lokalizuar vendin e saktë ku ndodhej.

Duke pasur parasysh se ka kaq shumë miq, kaq shumë të afërm aty, të cilët kanë mundur për ta strehuar. Vetëm 4 ditë para se të kryhet operacioni ndaj tij është mundur të lokalizohet banesa.

Është dashur një survejim i madh i policisë deri në momentin që është ndërhyrë. Kur ata hyjnë dhe kryejnë operacion në Nikël e konsiderojnë një operacion shumë të vështirë.

Marklen Haka ka qenë në verandë, sapo ka parë efektivët e policisë ka bërë për t'u larguar. Ka qenë i rrethuar në të katër anët, nuk ka pasur mundësi largimi dhe më pas është vetëdorëzuar dhe është shtrirë përtokë.

Pra ka qenë këmbëzbathur, ashtu ka tentuar të largohet. Marklen Haka u soll  në DVP Tiranë nga dera kryesore enkas për tu filmuar, si karrem për tu përfolur sa më shumë.'

Ora 22:16
Polici plagosi për tradhti tek Komuna e Parisit, gazetari Bajrami: Komentet e përkrahnin, 'shumë mirë ja bëri'! Shoqëria i mbështet këto vrasje

 

Gazetari Armand Bajrami duke folur mbi plagosjen tek Komuna e Parisit nga efektivi i policisë Ervin Goxhara ndaj Lorenc Kostës, i cili kishte lidhje jashtë martesore me gruan e policit, vuri theksin tek komentet që e përkrahnin një ngjarje të tillë si veprim të duhur nga efektivi i policisë.

'Ku ishte postuar detaje mbi ngjarjen. Apo edhe në media shumë serioze. Komente shumë denigruese, komente që ‘shumë mirë ja bëri’ ‘mirë ja ka bërë’. Dhe kjo jo vetëm në këtë rast, por edhe në rastet e tjera, burrat që vrasin gratë. Ku është një kategori jo e vogël e komentuesve poshtë që tregon në fakt një pjesë të mendësisë apo shoqërisë shqiptare që përkrahin vrasësin apo duartokasin atë.'

Ora 21:55
'Ua kemi bërë kokën damlla', shpërthen Dervishi: Ne po u mësojmë njerëzve si bëhet një vrasje dhe si t'ia hedhim shtetit

 

Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh si shumë problematike ekspozimin e detajeve të ngjarjeve kriminale në media dhe Tv. Kjo pasi këto ngjarje kthehen si model apo shembulli për tu ndjekur nga shoqëria. 

'Ne kemi shumë informacion edhe si ka ndodhur ngjarja dhe vijmë e ua themi popullit: Shiko kjo ngjarje ndodhi kështu e kështu. Ne po u mësojmë stereotipe si bëhet një vrasje dhe si fshihet një vrasje. Ua kemi bërë kokën damlla. Ditë për ditë. Për këtë ngjarjen në Shënavlash, tha një kolegu jonë, po sa i trashë ai, e hodhi në pus, nuk gjeti një mënyrë tjetër për ta zhdukur. E kupton mendësinë. Këtë po u themi shqiptarëve. Si  bëhet një vrasje dhe si tua hedhim, që të mos na kapi shteti dhe të mos na hedhin në burg. Këtë po u mësojmë me kaq shumë informacion sa u japim. Ajo duhet të ishte e saktë. Të japim 10 minuta çfarë ndodhi dhe të bëjmë analizë pse ndodhi dhe si duhet ta kuroj shoqëria jonë këtë gjë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 10/09/2024 12:36

    cili eshte sektori qe shet pergjimet? tani edhe cunat e lagjes degjojne pergjime?

    Përgjigju
  • Tafik: 10/09/2024 08:15

    Po kur ja keni bo koken daulle pse dilni në TV apo për të treguar se jeni të zotë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?