Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh si shumë problematike ekspozimin e detajeve të ngjarjeve kriminale në media dhe Tv. Kjo pasi këto ngjarje kthehen si model apo shembulli për tu ndjekur nga shoqëria.
'Ne kemi shumë informacion edhe si ka ndodhur ngjarja dhe vijmë e ua themi popullit: Shiko kjo ngjarje ndodhi kështu e kështu. Ne po u mësojmë stereotipe si bëhet një vrasje dhe si fshihet një vrasje. Ua kemi bërë kokën damlla. Ditë për ditë. Për këtë ngjarjen në Shënavlash, tha një kolegu jonë, po sa i trashë ai, e hodhi në pus, nuk gjeti një mënyrë tjetër për ta zhdukur. E kupton mendësinë. Këtë po u themi shqiptarëve. Si bëhet një vrasje dhe si tua hedhim, që të mos na kapi shteti dhe të mos na hedhin në burg. Këtë po u mësojmë me kaq shumë informacion sa u japim. Ajo duhet të ishte e saktë. Të japim 10 minuta çfarë ndodhi dhe të bëjmë analizë pse ndodhi dhe si duhet ta kuroj shoqëria jonë këtë gjë.'
Lajmi kryesor:
Krimi gjatë verës/ Ish-prokurori Eugen Beci: Detajet për këto ngjarje të jenë më të kufizuara në media! Shërbejnë si model për vrasje të tjera
G.K//ReportTv.al