Autori, Klodian Çalamani dhe vendi i ngjarjes

Kronikë

Krimi horror në Fier/ Balla: Autori të marrë ndëshkim maksimal! Xhixho: Turp për ne si shoqëri, fajtor dhe shteti! Tabaku: Ngushëllime familjes

16 Nëntor 2021, 21:46| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 21:57

  • Share

1637089353_Screenshot2.jpg

Autori, Klodian Çalamani dhe vendi i ngjarjes

Ngjarja e rëndë në Fier, ku një fëmijë 8-vjeç është vrarë dhe më pas është ekzekutuar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka sjellë edhe reagimin e politikës. E para që ka reaguar ka qenë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjes.

"Më lejoni që në emër të grupit parlamentar dhe të gjithë kolegëve të tjerë  të shpreh mendimet për lutjet tona për ngjarjen makabër në Fier, gjithë jemi me familjen e asaj fëmije në Fier që nuk jeton më", tha Tabaku në parlament.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar një dënim maksimal për autorin.

“Krimi horror në Fier duhet të marrë një ndëshkim maksimal dhe të menjëhershëm nga drejtësia”, shkruan Balla.

Kjo ngjarje, për deputeten e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se është turp për të gjithë ne si shoqëri, ku fajtor bën dhe shtetin që kanë lënë të lirë një kriminel.

"Edhe një fëmijë tjetër tetëvjeçar bëhet viktimë e një krimineli! E çfarë vlere ka të thërrasim sot se krimineli duhet të marrë ndëshkimin maksimal, kur krimineli ishte aty e askush nuk e ngriti zërin më parë, që ai të mos ishte i lirë dhe jashtë mbikqyrjes së organeve të zbatimit të ligjit, të cilat e kanë për detyrë parandalimin e akteve kriminale?! Çfarë krimi makabër! Dhe çfarë turpi për të gjithë ne si shoqëri! Sepse me heshtjen tonë e lamë fëmijën në duart e lira të kriminelit. Sa turp e faj bashkë për shtetin, që me mosveprimin e vet është po aq fajtor sa krimineli në vrasjen e 8 vjeçarit të gjorë, jeta e të cilit nuk mund të shpaguhet me asgjë", shkruan Xhixho.


Lajmi kryesor:

Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë! Autori i dënuar më parë, mori peng në 2006 një të mitur(VIDEO)


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?