Kronikë

Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë! Autori i dënuar më parë, mori peng në 2006 një të mitur(VIDEO)

16 Nëntor 2021, 18:40| Përditesimi: 16 Nëntor 2021, 22:41

  • Share

FIER- Mateo Vasiu, 8-vjeç po luante me biçikletën e fqinjit të tij në rrugët e fshatit Greçalli të Fierit, si çdo ditë, por këtë të martë, kjo skenë pafajësie përfundoi në një krim makabër. Mateo u rrëmbye, u vra dhe më pas u gropos! Autor i këtij krimi makabër, që shkon përtej çdo imagjinate, ka një emër. Ai është Klodian Çalamani, 38-vjeç, e i dënuar edhe më parë për pengmarrje.

Si ndodhi ngjarja?
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

Kush është Klodian Çalamani?
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009

Lidhja që kishte fëmija me autorin
Përveç se fqinj me njëri-tjetrin, Report Tv mëson se viktima ishte nipi i shokut të autorit, Florian Vasiu, me të cilin së bashku rrëmbyen vajzën në 2006 dhe e kërcënonin se do e gjymtonin. Kjo shpjegon afrimitetin që kishin viktima dhe autori, në komunikimin e tyre të fundit që u kapën nga kamerat e sigurisë.

Dëshmitë e fqinjëve
Fqinjët e kanë përshkruar autorin, Klodian Çalamanin si një njeri të alkoolizuar. Ato kanë zbuluar se ai kishte prindërit e divorcuar, ku mamaja i jetonte në Maqedoninë e Veriut, babanë e kishte humbur para disa vitesh e vëllanë i kishte në burg në Greqi. Ai punonte ku të gjente, tregojnë fqinjët, e ndërsa shprehen se ndihen shumë të frikësuar pas kësaj ngjarjeje. 

Në shtëpinë e Mateos ka pllakosur zija ndërsa daja i tij kërkon dënimin maksimal për vrasësin.

 

 

 

Ora 21:46
Krimi horror në Fier/ Balla: Autori të marrë ndëshkim maksimal! Xhixho: Turp për ne si shoqëri, fajtor dhe shteti! Tabaku: Ngushëllime familjes

1637089353_Screenshot2.jpg

Autori, Klodian Çalamani dhe vendi i ngjarjes

Ngjarja e rëndë në Fier, ku një fëmijë 8-vjeç është vrarë dhe më pas është ekzekutuar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, ka sjellë edhe reagimin e politikës. E para që ka reaguar ka qenë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjes.

"Më lejoni që në emër të grupit parlamentar dhe të gjithë kolegëve të tjerë  të shpreh mendimet për lutjet tona për ngjarjen makabër në Fier, gjithë jemi me familjen e asaj fëmije në Fier që nuk jeton më", tha Tabaku në parlament.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar një dënim maksimal për autorin.

“Krimi horror në Fier duhet të marrë një ndëshkim maksimal dhe të menjëhershëm nga drejtësia”, shkruan Balla.

Kjo ngjarje, për deputeten e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se është turp për të gjithë ne si shoqëri, ku fajtor bën dhe shtetin që kanë lënë të lirë një kriminel.

"Edhe një fëmijë tjetër tetëvjeçar bëhet viktimë e një krimineli! E çfarë vlere ka të thërrasim sot se krimineli duhet të marrë ndëshkimin maksimal, kur krimineli ishte aty e askush nuk e ngriti zërin më parë, që ai të mos ishte i lirë dhe jashtë mbikqyrjes së organeve të zbatimit të ligjit, të cilat e kanë për detyrë parandalimin e akteve kriminale?! Çfarë krimi makabër! Dhe çfarë turpi për të gjithë ne si shoqëri! Sepse me heshtjen tonë e lamë fëmijën në duart e lira të kriminelit. Sa turp e faj bashkë për shtetin, që me mosveprimin e vet është po aq fajtor sa krimineli në vrasjen e 8 vjeçarit të gjorë, jeta e të cilit nuk mund të shpaguhet me asgjë", shkruan Xhixho.

Ora 21:29
Krimi makabër në Fier/ Del foto e Klodian Çalamanit me pranga në duar në Komisariat

1637094869_Klodianalamani.jpeg

Ky është Klodian Çalamani, pak minuta pas vrasjes. Siç shihet në foto, ai është  prangosur nga Policia dhe ndodhet në Komisariatin e qytetit të Fierit.

Ora 21:03
Krimi makabër në Fier/ Zbulohet lidhja që kishte 8-vjeçari me autorin

1637088689_Screenshot1.jpg

Autori Klodian Çalamani mësohet se e njihte fëmijën që vrau. 8-vjeçari ishte nip i shokut të autorit,  me të cilin në 2006 kanë rrëmbyer një vajzë dhe kanë torturuar e kërcënuar se do e gjymtonin.

"Lajmin e mësova nga administratori i qendrës . Pak minuta me vonë është shfaqur në ekranet e TV. Është  një tragjedi e vërtetë, në ka lënë pa fjalë. Jemi munduar të mësojmë hollësi të kësaj ngjarje. Nuk ka asgjë që të mund të justifikojë. Autori i ngjarjes ka pasur histori disa vite më parë, por nuk mendoj të kenë lidhje. Në atë ngjarje ndoshta ka qenë me xhaxhanë e djalit që ka dhunuar dhe ka vrarë sot, janë me të njëjtin mbiemër, Vasiu. Kjo e bën akoma më shumë enigmatike ngjarjen dhe shton pyetjen përse duhet të arrinte deri këtu? Nuk kemi pasur asnjë informacion apo një sinjal më të vogël që ai të kryente veprime të tilla në lagjen ku banonte apo fshatin e vet. Nuk ka qenë pjesë e skemë së ndihmave. I ati i tij ka ndërruar jetë, e ëma e tij është martuar diku larg Fierit dhe në këto kushte i është të përballojë jetën në këto kushte. Më kanë thënë që për disa muaj ka punuar në zonë e Tepelenës, dhe shkonte ku të gjente punë. Nuk ka pasur një punë stabël gjatë këtyre 2-3 viteve të fundit. Këto janë raste që mund të ndodhin një herë në shumë vite, këto janë raste të rralla dhe marrin të gjithë vëmendjen e opinionit, dënohen fuqishëm", ka thënë kryebashkiaku Armando Subashi në një deklaratë për mediat.

Ora 20:40
VIDEO/ Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Daja i fëmijës: Autorin me e var si qen! Familjarët shkojnë në banesën e autorit, shpërthejnë në lot

Daja i 8-vjeçarit për mediat ka treguar se nuk ka ditur se autori, Klodian Çalamani ka qenë i dënuar më parë. Ndërkohë në banesën e autorit kanë mbërritur familjarët, të cilët kanë shpërthyer në lot.

"Nuk kemi ditur që ka qenë i dënuar, ky është shteti, do kërkojmë drejtësi, autorin me e var si qen! Nuk e di a ka pasur konflikte, e kam pasur nip, motra më mori në telefon, e kam në Itali", tregon daja.

Ora 20:00
Ekskluzive/ Report Tv siguron foton, ja kush është 38-vjeçari që vrau dhe groposi të miturin në fshatin Greçalli të Fierit

1637089000_Klodianalamani.jpg

Report TV ka siguruar foton e Klodian Çalamanit, 38-vjeçarit të akuzuar si autori i vrasjes së të miturit në fshatin Greçalli të Fierit. Çalamani akuzohet se ka vrarë 8-vjeçarin Mateo Vasiun pasditen e sotme, të cilin e ka qëlluar me lopatë në pjesën e pasme të kokës dhe më pas e ka groposur në oborrin e shtëpisë.

Ora 19:58
Krimi makabër në Fier/ 38-vjeçari e qëlloi fëmijën 2 herë me lopatë dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë, kamerat filmuan momentin e fundit të fëmijës

1637088689_Screenshot1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja makabër, ku mësohet se Klodian Çalamani ka qëlluar me lopatë fëmijën dhe më pas e ka groposur. 38-vjeçari jetonte i vetëm, prindërit i kishte të ndarë, mamaja i jetonte në Maqedoninë e ndërsa babai dhe vëllai në burg në Greqi. Fëmija ka qenë duke luajtur me biçikletë, e ndërsa autori është zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Ora 19:50
Vrasja makabër në Fier/ Dëshmitarët: Autori ishte pijanec! Ndihemi të frikësuar, bëni mirë ta vrsini, mos ta fusni në burg

Fqinjët nga vendi i ngjarjes,e përshkruajnë autori Klodian Çalamani si një njeri të alkoolizuar. Ato shprehen se ndihen të frikësuar dhe se "kërkojnë që ai të vritet, jo thjesht të dënohet me burg". 

"Klodiani është pijanec, dhe bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni në burg, jemi të frikësuar se kam vlla vetë dhe po të më ndodhte mua një gjë e tillë do e vrisja vetë", ka thënë një nga fqinjët. 

"Është një pijanec i poshtër, shumë njeri i keq, nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor", tha një i ri.

"Mua nuk më ka bezdisur, dhe kur kam komunikuar, fliste si njeri tamam. Nuk më ka thërritur ndonjëherë në banesë. Pinte shumë. Sa erdha në shpi, më thanë që kanë groposur një djalë 8 vjec. Ai punonte ku të gjente, më duket i janë ndarë prindërit", tha një tjetër.

Ora 19:29
Detaje nga krimi makabër në Fier/ 8-vjeçari lëvizte me biçikletën e fqinjit që e rrëmbeu

1637088318_Screenshot1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier. Mësohet se 8-vjeçari lëvizte me biçikletën e fqinjit që e rrëmbeu. Kjo mund të jetë një nga shkaqet e vrasjes, megjithatë kjo është vetëm një pistë hetimi, teksa priten të mësohen në minutat në vijim detaje të tjera. 

Ora 18:54
Zbardhet emri/ Kush është 38-vjeçari që rrëmbeu fëmijën e fqinjit dhe e groposi! Në 2006 mori peng një tjetër vajzë, e kërcënonte se do e gjymtonte! E futi në kurth bashkë me motrën e tij

1637085731_Screenshot1.jpg

Report Tv ka mësuar se Klodian Çalamani është 38-vjeçari i cili ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë. Ai është ndaluar edhe më herët pasi ka marrë peng një të mitur. Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Greçalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare.  Bashkë me shokun e tij, e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, gjoksin duke ia prere me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kan byth dhe me fol pastaj: 17/11/2021 08:00

    Dava jugsi... duhen regjistru e monitoru keta mostra se I ke nshkolle nlagje npune nmarket... u prehte ne paqe engjelli... ky sdo denohet se ka shume shanse te jete psaiko

    Përgjigju
  • Iris: 17/11/2021 01:31

    Ky eshte nje shembull i mire, qe te sherbeje si shtyse per miratimin e projektligjit per regjistrimin e seksofenderve dhe pedofileve qe eshte propozuar.Une do te shtoja te behet regjistrimi i ADN dhe gjurmeve te te gjithe krimineleve,qe nga hajdutet e xhepave,vrasesit e deri te krimi i kollareve te bardha.Sa per politiken,qe fut hundet ne drejtesi dhe behet gjykatese,aty ku si takon,me mire do te ishte t'a miratonte kete projektligj dhe te ashpersonte te tjeret,per kriminelet dhe per ata qe gjejne arsye e menyra dhe i lirojne ose ua ulin,ose ua lehtesojne denimet.

    Përgjigju
  • Tony: 17/11/2021 00:09

    Te varet te vritet te helmohet ta rjepin mor per se gjalli mor pler more psikopak si vrave nje fmi te pa fajshem , te vritet plera maskara or degjenerat turp , nuk e di si mbajn forcen ajo familja e fmis po kti do ja kisha qi robt ata qe e kan pjell edhe cfar ti mbaje gjaku familjes me rradhe

    Përgjigju
  • Tahir: 16/11/2021 23:49

    deputet i ciles parti asht ky

    Përgjigju
  • Rilindasi: 16/11/2021 23:48

    O sali, o zagar Do te varim ne litar.

    Përgjigju
  • Deni: 16/11/2021 23:27

    Te varet ne qender per 1 jave rresht qe te shohin te gjithe e te marein mesim…te tilla MONSTRA nuk mund ta kolojne thjesh me 10 vjet burg…

    Përgjigju
  • Shum komente bla bla: 16/11/2021 23:20

    Ca komentoni kot o njerz ?? Fati keq atij djali te shrete se nga keto raste ka ne gjith boten ! Kan ther dge femijet e tyre i kan majt ne frigorifer e i kan ngren avash avash ! Mostra ka gjith bota

    Përgjigju
  • Toni montana: 16/11/2021 23:09

    Budalli babait

    Përgjigju
  • Loni: 16/11/2021 23:08

    Jo more Jo nuk duhet vrare aspak sepse ky eshte produkt I kesaj shoqerie civile sepse e lan kete popull injorant futen rrogen bizhozerat edhe lejuan analfabetizmin... Ky eshte shembullor I 30 vjet demokraci( makabritet)... Sa here ndodh ndonje gje ne shqiperi te paret komentojne ato qe duhet ta kishin bere kete komb. Ndjese ai femija I pa logjikshem qe nuk eshte me prezent ne toke... Por kesisoj mostrash ka kudo por cfare keni ber ju per ti parandaluar!? Jeni ju ne krye qe nuk beni gje e dalin keto ne cdo cep...

    Përgjigju
  • ALBOZ: 16/11/2021 22:11

    Jo se do shuhet dhimbja e prinderve, por ky kafshe duhet rrembyer nga te afermit e 8-vjecarit, ta zhdepin ne dru me lopate ndonje muaj dhe te jap shpirt ngadale. Mos prisni drejtesi, mos prisni te kalbet ne burg se burgu eshte shpetim per te. Edhe nje engjell i bashkohet sot parajses per hir te budallenjeve qe lihen te lire. Kurajo prinderve per plagen e perjetshme qe moren sot.

    Përgjigju
  • Tani: 16/11/2021 21:45

    Me urgjence duhet rikthyer denimi me vdekje.

    Përgjigju
  • denis: 16/11/2021 21:24

    Kjo eshte drejtesia jone,ata qe e kane denuar kaq pak sigurisht qe duhen flakur nga drejtesia.

    Përgjigju
  • Hasani: 16/11/2021 21:18

    O zonja Aida plumbi eshte kapak floriri po ashtu edhe litari atij ti cahet mishi ti futet kripe ne thonj ti futen spica druri qe ta shohe vdekjen me sy.

    Përgjigju
  • Dori: 16/11/2021 21:11

    Ne burg nuk do ja fal askush vrasjen e nje femije.I past ditet e numeruara ky perbindesh qe nuk meriton asnje dit me shum mbi ket tok

    Përgjigju
  • Endri: 16/11/2021 20:58

    Zoti i dhente kurajo familjes. Ky vrases nuk duhet ta shohe me diten e diellit. I mori jete. Nje engjelli dhe ua mbylli driten e syve prinderve

    Përgjigju
  • F-35: 16/11/2021 20:45

    Me vijne ndermend denimet mesjetare si gjymtym, prerje koke, vrasje me gure, shqyerje nga kafshet e egra etj., dhe perseri nuk do ngihesha me aplikimin e te gjitha ketyre denimeve njeheresh ndaj ketij monstres! Ngushellime familjes!

    Përgjigju
  • Bledi: 16/11/2021 20:32

    Prandaj duhet ligji me vdekje, Mbaj mend qe Sali Berisha firmosi per denimin me vdekje per nje masaker qe ndodhi ne Levan te Fierit ku u masakrua nje familje. Uroj qe ta vrasin policet gjate torturave ose shoket e qelise

    Përgjigju
    • Lexues: 16/11/2021 22:21

      Masakra ne Levan ndodhi kur Shqiperia e kishte ende denimin me vdekje. Tregon qe frika nga denimi me vdekje nuk i parandalon krimet. Denimi me vdekje eshte hequr per te mbrojtur njerezit e akuzuar pa te drejte (sepse eshte nje denim qe po u krye nuk korigjohet dot me).

  • Klop: 16/11/2021 20:14

    Te paret qe duhen vrare familjraisht jane prokurori dhe gjykatsi qe e ka liruar kete pleren. Ndoshta marin vesh gjykatesit e tjere dhe nuk lene plera si ky te lire.

    Përgjigju
  • Aida: 16/11/2021 20:07

    Futini plumbin kokes qenit. Nuka kane pse te paguajne taksapaguesit shqiptare gjithe jeten qe te ushqehet ne burg ky monstra.

    Përgjigju
  • Nuk kam fjal: 16/11/2021 19:57

    Në litar në litar në litar në litar në litar në litar .. Në qofte de ka shtet tavari ne litar . Ngushelime familje

    Përgjigju
  • Gjyqtaret: 16/11/2021 19:23

    Ai ose ajo gjykatese qe e ka liruar me pare duhet te denohet maksimalisht bashke me kete specie. Zoti mos paste meshire per keta

    Përgjigju
    • Cbxn: 16/11/2021 20:00

      Ta kishte denuar perjete atehere, edhe pse ligji nuk e lejon, qe pas 15 vitesh te mos kishte ndodhur kjo. Goxha logjike.

  • Flori: 16/11/2021 19:18

    Ne litare

    Përgjigju
  • Emigranti: 16/11/2021 19:14

    Vareni me litar qenin! Le të bëhet shëmbull për të tjerët, njerëz psikopat që lihen të lirë rrugëve, por fajin nuk e ka vetëm shteti por edhe vetë njerëzit që vazhdojnë akoma me atë "turpin të prapambetur", nuk flasin nga turpi, nuk denoncojnë nga turpi, nuk marrin në telefon ambulancën, policinë...nga turpi se mos e merrë vesht komshiu!! Zhvillohuni pak o njerëz, hapini sytë, jemi në 2021 e jo në kohën e osmanit! Deri sa të ndodhin fatkeqësia nuk hap gojën njëri, pasi ka ndodhur si për magji të tërë flasin dhe japin mendimet

    Përgjigju
  • Scutari: 16/11/2021 19:09

    Pedofil!! Ka ardhur koha që njerëzit të bëjnë sytë katër dhe të ruajnë fëmijët e vet dhe të lagjes!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?