Krimi i pasionit në 'Don Bosko', babai i Xhaferr Matës për Report Tv: I bëj thirrje familjes Çuni të pajtohemi!

15 Qershor 2018, 17:15| Përditesimi: 15 Qershor 2018, 18:42

  • Share

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Taip Mata, babi i xhaferr Matës të riut që kreu krimin tragjik duke i marrë jetën Xhuljeta Çunit dhe më pas u vetëvra për refuzimin e një lidhje, shprehet se ky krim mund të parandalohej nëse policia do kishte ballafaquar dy familjet. 

Me policinë nuk kam pasur kontakt fare, por kam pasur kontakt me djalin dhe më ka thënë se më ka shoqëruar policia pas një denoncimi që ka bërë Xhuli. Ka dashur të më arrestojë një oficer policie, tha, ka dashur ta rrahë Xhaferrin se nuk ka treguar drejt... Dhe Xhaferri ka treguar në celularin e vet disa gjera si SMS, fotografi nga liqeni ku ka qenë me të. Dhe më pas janë larguar nga policia me një dëshmi të asaj, por Xhafa nuk është arrestuar sepse s'kanë pasur prova. Xhafa ka pasur lidhje me të dhe faktet janë në telefon. 

Unë them se kjo ngjarje mund të parandalohej. Them se policia, jo se është fajtore, por ka bërë një gabim në dy aspektel. Në radhë të parë, në një procesverbal atje, thonë ish-bashkëshortja e Xhaferr Matës. Ajo ka qenë e dashura, shpirti dhe zemra e Xhaferrit, sepse Xhaferri ka dashur ta marrë atë. Prindërit nuk e dinë, por pak gabim kanë. Sikur policia, siç ballafaqoi djalin dhe vajzën, të kishte ballafaquar edhe nënën e babën e djalit e të vajzës, e ishte rregulluar mes dy palëve. Sot do ishin gjallë të dy. Unë them se gabimi është këtu.  

Taip Mata, babai i Xhaferr Matës 

Taip Mata kërkon që familja Çuni ta pranoj kërkesën e tij për të ndarë bashkë dhimbjen pasi sipas tij askush nga familjarët s'ka faj për konfliktin mes të rinjve që sot s'jetojnë më.

I bëj një apel familjes Çuni, ikën dy persona, ne të tjerët të pijmë një kafe, si burrat, si malësorët që dhimbjen ta ndajmë bashkë. I kam dërguar dy persona, dajën dhe kushëririn dhe më kanë thënë se pas të pestave, mund të bëjmë diçka. 

Taip Mata, babai i Xhaferr Matës

I pyetur nëse ndihet i frikësuar Taipi shprehet se ai ka respektuar zinë e familjes Çuni dhe s'ka dalë nga banesa. Taipi Mata sot jeton në banesën e tij më bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tjerë tre djem e një vajzë të cilët duke shmangur kameran sqarojnë se vëllai i tyre vërtet bëri një krim por ata s'kanë pse ngujohen. 

Unë ende nuk kam dalë jashtë sepse kam pritur e përcjelljë njerëz. I kam kërkuar ndihmë policisë që të mos na hapet një konflikt më i madh. Ndoshta policia ka resptuar qytetarin, por ndoshta ka respektuar edhe ligjin, rrinë këtu. Por nuk më duket një gjë e çuditshme edhe pa qenë policia fare, sepse s'ka vrarë djali im një person që unë të rri brenda i ngrujuar, derisa ka vrarë veten... Në dashuri ka edhe xhelozi, në xhelozi ka edhe ekstrem...dhe ky ka kaluar në ekstrem sepse e ka dashur shumë atë njeri.

Xhaferr Mata

Më tetë qershor Xhaferr Mata ekzekutoi me pistoletë ish të dashurën e tij Xhuljeta Çuni e më pas vrau vetën. Para këtij krimi Xhuljeta dhe Xhaferr Mata kishin denoncuar njëri-tjetrin në polici, por sipas policisë veprimet e komisariatit nr.3 në kryeqytet ishin konfrom ligjit dhe ishte prokuroria që po hetonte këtë rast dhe nuk kish urdhëruar asnjë veprim për të mbajtur nën monitorim 31-vjeçarin Mata.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 15/06/2018 22:21

    Mos jep intervista o trap. Leri gjerat sic jane ose beji si e keni zakon me mesazh dergues. Jo foto ne telefon jo idiotesira te tjera. Kane qene bashke dhe nuk ka dash me qene prape, duhet ta vriste? Injoranca dhe mentaliteti i kafsheve. Te ka ikur djali, familjes tjeter i iku vajza. Kaq, nese mundeni zgjidhini dhe pajtohuni, nese jo punet tuaja. Burre pa dinjitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?