Kronikë

Krimi në Durrës/ Lekli: Jemi shoqëri që krijojmë vulgaritet, e vrau dhe e qau shokun, krimi në rritje! Softa: Qytet tipik, punë e mirë e Policisë, por duhen thelluar hetimet

12 Dhjetor, 19:43| Përditesimi: 12 Dhjetor, 19:59

  • Share

 

 

Në studion e Report TV mbrëmjen e sotme (12 Dhjetor) u fol edhe për ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku më 2 Dhjetor, pas një sherri me motive të dobëta Majlind Habibi hodhi nga ura në zonën e Spitallës shokun e ngushtë Branko Shkoza.

Analiza u bë në ‘Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, në aspektin e dinamikës, faktorëve por edhe situatës psikologjike te autori dhe shoqëria, prej ekspertit Fatjon Softa dhe psikologes Marsela Lekli, që ishin edhe të ftuarit. 

Gazetari Artur Korriku përcolli informacionet e fundit nga hetimet për ngjarjen në Durrës. Lekli theksoi edhe detajin e një shoqërie që të vret dhe të qan, duke iu referuar aspektit të asaj që ndodhi me rastin.

“Është shprehja e vret dhe e qan. E vrau, shkoi e qau, veçse nuk i hëngri drekën. Është gabim kjo që ka bërë, sepse autori mund të thotë gjithçka tani sepse viktima nuk flet dot. Jemi shoqëri që krijojmë shumë vulgaritet, pavarësisht se ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës. Po bëhet trend, janë në rritje, qofte familje, shoqëri, shoku me shokun, të rinj, për shkaqe banale dhe pa motiv, si pesë më pe gruan, pse më pe shtrembër. Janë fakte të rënda për shoqërinë e ditëve të sitmë, mirë vite më parë kur ishte tabu. Komunikimi është baza kryesore, sepse zgjidh problemet. E kam thënë gjithnjë që komunikimi zgjidh situata”, tha psikologia.

Ajo shtoi se ngjarjet kriminale janë të vështira t’i parandalosh, por të shqetëson ky fenomen në rritje dhe shoqëria shqiptare.

“Ai mund të ketë qenë xheloz, mund të ketë qenë i sëmurë nga xhelozia, madje kemi e raste kur personi është tiposur se i është ngacmuar bashkëshortja, edhe pse mund të mos ketë qenë e vërtetë. Janë raste të pashmangshme, nuk shmangen dot, as krimi brenda familjes, as abuzimin dhe as dhunën në familjen. Vërtetë kemi ligje të forta, janë në zbatim, por në momentin që nuk reagon, nuk bën denoncim etj., për problematikën që ke, e marrim vesh vetëm kur ndodh”.

Kurse eksperti Softa vlerësoi punën e Policisë në zbardhjen e një ngjarje që në fakt kishte pak prova fillimisht, sepse u konsiderua aksidentale.

“Ngjarje e rëndë, por Durrësi është qytet tipik kur ndodhin ngjarje të tilla si në Shënavlash, ku vrasja ishte në familje dhe pati fshehje kufome. Por këtu e kemi mes shokësh, kemi punë të mirë të policisë për zbardhjen, por duhen hetime të tjera, duhen kontrolluar telefonat, rrjetet sociale për të parë nëse janë motive, nëpërmjet qelizave dhe tabulateve. Nëse mund të ketë motive të tjera që mbulojnë këtë motivin e xhelozisë, por policia mund të hetojë edhe pista të tjera, si marrëdhënie jashtë familjeve e jo thjesht alkooli, për të zbuluar aktivitetin e tyre. Përtej dhe faktit se i shkoi edhe në varrim, është filozofi e krimit kur personi kthehet në vendin e krimit për të parë se çfarë ndodh”, tha Softa.


Lajmi kryesor:

‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Grupet të lidhura me politikën, Shkodra kryeqendra e krimit! Lekli: Njerëzit kanë frikë, u është prishur qetësia


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?