Kronikë

‘Studio Live’ për operacionin në Dobraç/ Softa: Grupet të lidhura me politikën, Shkodra kryeqendra e krimit! Lekli: Njerëzit kanë frikë, u është prishur qetësia

12 Dhjetor, 19:12| Përditesimi: 12 Dhjetor, 20:07

  • Share

Krimi po kthehet në shqetësim për shoqërinë shqiptare me të gjitha ngjyrat apo llojet e tij. 

Situata e sigurisë në Shkodër dhe krimi makabër në Durrës, ku shoku vrau shokun dhe i shkoi në varrim, ishin edhe tematika e diskutimit dhe analizës sot në mbrëmje, në “Studio Live” të Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj.

Të ftuar ishin eksperti i sigurisë, Fatjon Softa dhe psikologia Marsela Lekli. Të dy e cilësuan gjendjen e kriminalitetit si alarmante dhe në rritje, pavarësisht reagimeve të policisë në zbardhjen e tyre apo goditjen e grupeve. 

Shkodra u cilësua nga eksperti Softa edhe si ‘kryeqendra e krimit” në Shqipëri edhe për shkak të pozicionit dhe pas saj Elbasani. Ndërhyrja e sotme e SPAK dhe Policisë, edhe pse e vonuar, ishte e duhura dhe e mirëpritura për ta.

Për Softën problem janë bashkëpunimet e këtyre grupeve kriminale dhe mbrojtja që kanë, deri nw politikw dhe Polici kurse për Leklin operacione të tilla i japin qetësi qytetarëve për sigurinë.

Softa ndër të tjera vuri theksin te fakti se Shkodra është kryeqendra e krimit, ku grupet kriminale kanë lidhje me politikën.

“Në çdo qytet të vendosen forca RENEA, të veprojnë kur ka atentate! Policia lokale e pafuqishme, pasi krimi ka mbështetje”, u shpreh eksperti.

Kurse për psikologen Lekli, shoqëria shqiptare kalon në vulgaritete, është shoqëri që bën spektatorin, në vend që të ndihmojë, ajo filmon çfarë ndodh.

“Po ecim mbrapa, shoqëria jonë, sqiptarët, bëjnë spektatorin, në vend që të ndihmojnë, filmojnë! Jemi shoqëri që krijojmë vulgaritet, e vrau dhe e qau shokun, krimi në rritje!”, u shpreh ajo. 

Por çfarë do të thotë futja e policisë në Dobrac dhe kontrollet te Bajrët?

“Është një veprim ndoshta procedurial për shkak të vrasjes me 4 viktima në Dobraç, ose edhe mungesa e kompetencës nga Shkodra dhe marrjes nga SPAK, procedurë e verifikimit të personave që mendohet se janë përfshirë në ngjarje, ose të dhëna e dyshime të tjera që mund të jenë lidhur me këta persona, si rasti i tre vëllezërve. Ose dhe rasti i mjeteve të blinduara. Si ka mundësi që kanë hyrë këto mjete të blinduara dhe nuk janë evidentuar. Këto mjete janë marrë për shkak të lëvizjeve, aktiviteteve, hasmërive, konflikteve mes grupeve. Por kjo tregon dobësinë e policisë kufitare dhe shërbimeve të tjera për t’i dalluar dhe kontrolluar. Kjo tregon se të gjitha këto grupe kanë dhe mbajnë armë dhe si ka mundësi nuk janë kontrolluar banesat më parë”, u shpreh Softa.

Më tej ai theksoi se ka arsye pse organizatat kriminale mbajnë armë dhe lëvizin me mjete të blinduara, pasi nuk janë vetëm konfliktet, por edhe hakmarrja dhe aktiviteti i paligjshëm si trafiqet dhe vetëmbrojtja.

“Ka dy mënyra për mbajtjen e armëve, një për atentate dhe krime dhe tjetra për vetëmbrojtes. Pamë edhe rastin kur personi qëllohet pa hyrë në makinën e blinduar, si në Athinë. Armët shërbejnë edhe për ekzaminim për të zbuluar ngjarje të tjera dhe ekzaminimi do zbulojë a janë përdorur apo jo, psh. për të zbuluar atentate të vjetra, edhe pse në shumicën e rasteve ato digjen pas atentatit. Por mund të gjenden të dhëna për ngjarje të vjetra. Po kështu procedimet dhe përgjimet e kryera nga hetuesit dhe që mund të çojnë te zbardhja”, u shpreh eksperti.

Kurse psikologia Lekli ndau një mendim ndryshe, duke theksuar se faktori shpirtëror te qytetari është i rëndësishëm dhe Policia apo shteti duhet t’ua japi nëpërmjet operacioneve të tilla si i sotmi (12 Dhjetor). 

“Duke parë situatën në Shkodër, aty kanë ndodhur disa krime dhe ka shqetësim dhe qetësia e qytetarëve është prishur. Deri diku krimet janë të paparandalueshme, por iniciativa e tillë e Policisë është qetësuese për qytetarët në aspektin psikologjik, për të parë që Policia është aty për çdokënd dhe të marrin qetësinë shpirtërore. Sepse duke parë situata të ndryshme prishet edhe qetësia shpirtërore. Mendoj se është pjesa e besimit te punonjësit e policisë, nuk mund të themi se meqë një punonjës apo punonjëse nuk ka bërë punën e tij apo të saj, institucioni Policisë së Shtetit nuk funksionon. Por edhe fakti se edhe kur e dinë njerëzit se kush është autori i krimit, ata frikësohen, nuk duan të përfshihen, ndoshta kanë frikë nga pala tjetër, se duke qenë qytete të vogla, mund të zbulohet se kush e ka bërë. Unë mendoj se është çështje besimi”, tha Lekli.

Ora 19:43
Krimi në Durrës/ Lekli: Jemi shoqëri që krijojmë vulgaritet, e vrau dhe e qau shokun, krimi në rritje! Softa: Qytet tipik, punë e mirë e Policisë, por duhen thelluar hetimet

 

 

Në studion e Report TV mbrëmjen e sotme (12 Dhjetor) u fol edhe për ngjarjen e rëndë të Durrësit, ku më 2 Dhjetor, pas një sherri me motive të dobëta Majlind Habibi hodhi nga ura në zonën e Spitallës shokun e ngushtë Branko Shkoza.

Analiza u bë në ‘Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, në aspektin e dinamikës, faktorëve por edhe situatës psikologjike te autori dhe shoqëria, prej ekspertit Fatjon Softa dhe psikologes Marsela Lekli, që ishin edhe të ftuarit. 

Gazetari Artur Korriku përcolli informacionet e fundit nga hetimet për ngjarjen në Durrës. Lekli theksoi edhe detajin e një shoqërie që të vret dhe të qan, duke iu referuar aspektit të asaj që ndodhi me rastin.

“Është shprehja e vret dhe e qan. E vrau, shkoi e qau, veçse nuk i hëngri drekën. Është gabim kjo që ka bërë, sepse autori mund të thotë gjithçka tani sepse viktima nuk flet dot. Jemi shoqëri që krijojmë shumë vulgaritet, pavarësisht se ka qenë nën efektin e alkoolit apo drogës. Po bëhet trend, janë në rritje, qofte familje, shoqëri, shoku me shokun, të rinj, për shkaqe banale dhe pa motiv, si pesë më pe gruan, pse më pe shtrembër. Janë fakte të rënda për shoqërinë e ditëve të sitmë, mirë vite më parë kur ishte tabu. Komunikimi është baza kryesore, sepse zgjidh problemet. E kam thënë gjithnjë që komunikimi zgjidh situata”, tha psikologia.

Ajo shtoi se ngjarjet kriminale janë të vështira t’i parandalosh, por të shqetëson ky fenomen në rritje dhe shoqëria shqiptare.

“Ai mund të ketë qenë xheloz, mund të ketë qenë i sëmurë nga xhelozia, madje kemi e raste kur personi është tiposur se i është ngacmuar bashkëshortja, edhe pse mund të mos ketë qenë e vërtetë. Janë raste të pashmangshme, nuk shmangen dot, as krimi brenda familjes, as abuzimin dhe as dhunën në familjen. Vërtetë kemi ligje të forta, janë në zbatim, por në momentin që nuk reagon, nuk bën denoncim etj., për problematikën që ke, e marrim vesh vetëm kur ndodh”.

Kurse eksperti Softa vlerësoi punën e Policisë në zbardhjen e një ngjarje që në fakt kishte pak prova fillimisht, sepse u konsiderua aksidentale.

“Ngjarje e rëndë, por Durrësi është qytet tipik kur ndodhin ngjarje të tilla si në Shënavlash, ku vrasja ishte në familje dhe pati fshehje kufome. Por këtu e kemi mes shokësh, kemi punë të mirë të policisë për zbardhjen, por duhen hetime të tjera, duhen kontrolluar telefonat, rrjetet sociale për të parë nëse janë motive, nëpërmjet qelizave dhe tabulateve. Nëse mund të ketë motive të tjera që mbulojnë këtë motivin e xhelozisë, por policia mund të hetojë edhe pista të tjera, si marrëdhënie jashtë familjeve e jo thjesht alkooli, për të zbuluar aktivitetin e tyre. Përtej dhe faktit se i shkoi edhe në varrim, është filozofi e krimit kur personi kthehet në vendin e krimit për të parë se çfarë ndodh”, tha Softa.

Ora 19:33
Softa: Shkodra kryeqendra e krimit, grupet kanë lidhje me politikën! Lekli: Po ecim mbrapa, shqiptarët bëjnë spektatorin, në vend që të ndihmojnë, filmojnë!

Në lidhje me situatën në Shkodër, eksperti Fatjon Softa tha për Report TV, se problem janë bashkëpunimet e këtyre grupeve kriminale me politikën, deri në fushata zgjedhore, zgjedhje deputetësh e bashkiakësh të çdo krahu, kurse për Leklin operacione të tilla nga SPAK dhe Policia i japin qetësi qytetarëve për sigurinë.

“Elbasani ka qenë problematik, por Shkodra është kryeqendra me djem të fortë dhe organizata e grupe me tregje si vendosja e gjobvënieve në treg, si në kohën e mafias italiane. Është vend që lidh këto lloj trafiqesh, por edhe pozicioni, liqeni, lumi, afërsia me Malin e Zi. Ndaj janë këto grupe për trafikun e drogës, prostitucionit, qenieve njerëzore etj. Pavarësisht ndryshimeve të shefave të policisë, ata kanë mundur ta mposhtin dhe të vazhdojnë aktivitetin. Përderisa grupet janë të ndarë në kampe dhe mbështetin njerëz politikë për deputetë apo bashkiakë, do të thotë se kanë mbrojtje, kanë strukturë ligjzbatuese të përfshira, sepse këto struktura nuk janë në gjendje ta fitojnë betejën me këto grupe”, tha Softa ndër të tjera në fjalën e tij.  

Kurse psikologia Marsela Lekli vuri theksin te siguria e qytetarëve, pasi krimi është rritur ndjeshëm dhe vjen madje në rritje në të gjitha llojet e tij.

Ajo kërkoi më shumë prezencë policore dhe strukturash ligjzbatuese në qytetet problematike, pasi kthehen në faktor psikologjik për qytetarët, që të gjejnë qetësinë shpirtërore. Lekli shprehet se “shqiptarët janë shoqëri pasive”, ose “spektatorë ndaj situatave të tilla, që filmojnë në vend të ndihmojnë apo denoncojnë”.

“Duket se po ecim mbrapa dhe jo para, krimi po shtohet, në familje, mes adoleshentëve, por edhe të tjera. Dua të them se duhet të reagojmë ne si shoqëri, ndaj ngjarjeve dhe situatave të ndryshme, duke dhënë ndihmën tonë. Ne jemi paragjykues e të ftohtë ndaj të tjerëve, por nëse ne si shoqëri reagojmë në situata të caktuara, atëherë rastet mund të jenë të paktën më të reduktuara. Kur ne shohim një rast në rrugë, thjesht marrim telefonin dhe filmojmë, nuk marrim policinë apo ambulancën, ose të japim ndihmën e parë. Ne jemi shumë spektatorë të mirë ndaj situatave të tilla”.

Ora 19:24
‘Studio Live’ për Shkodrën, eksperti Softa: Në çdo qytet të vendosen forca RENEA, të veprojnë kur ka atentate! Policia lokale e pafuqishme, krimi ka mbështetje

Pjesë e diskutimeve në “Studio Live” ishte edhe situata e kriminalitetit në Shkodër, atentatet si ai i Dobraçit me 4 të vrarë dhe situata e rendit në vend, si në Vlorë dhe Shkodër, ku ka pasur ngjarje kriminale.

Eksperti e vlerësoi Shkodrën si kryeqendra e kriminalitetit dhe kërkoi aktivizimin apo vendosjen e forcave RENEA në çdo qark, që të ndërhyjnë kur të ketë atentate apo ngjarje kriminale ku përfshihen këto grupe, pasi policia lokale është e pafuqishme dhe ka frikë.

“Operacionet në Shkodër kanë ardhur nga Tirana, forcat e specializuara, SPAK. Sa herë ka atentate ka vështirësi në momentet e para, edhe për shkak të ekspozimit të policëve në Shkodër për shembull. U vendosin lëndë eksplozive, frikësohen, sepse ka ardhur koha të dislokohet në çdo qark ku ka ngjarje të tilla. Dhe nëse ka nevojë për qendrën të dërgohen trupa shtesë. Por duhet të vendosen forca të gatshme në këto qytete dhe të veprojnë kur ka situata të tilla kaq të vështira, se nuk është e thjeshtë të hysh të kontrollosh banesa apo me persona të kësaj shkalle sigurie, ndaj duhet të jenë të pajisur, të maskuar. Sepse Shkodra ka rigjallërim të krimit, sikurse Vlora dhe Elbasani që kanë atentate dhe është rigjallëruar krimi. Por edhe lidhjes së elementëve të shkëputur me krimin, që bashkëpunojnë me këto grupe, siç u zbuluan nga përgjimet, te rasti i Elbasanit. Apo raste kur shefa operacionale dhe oficerë që dolën të lidhur me krimin”, u shpreh ai. 

Softa theksoi edhe elementin e frikës dhe faktorit psikologjik te organet ligjzbatuese vendore. Pasi sipas tij nuk është e lehtë që policët vendore të operojnë në kohë apo të godasin këto grupe.

“Ndonjëherë policia kriminale nuk vepron se ka frikë kur qarkullojnë me mjete të blinduara, sepse në qarqe ata kanë një siguri, janë të mbrojtur dhe e dinë shumë mirë këtë. Fakti që vazhdojnë të jenë të ligjshëm jo vetëm në qytet por edhe më gjerë në qytete të tjera, do të thotë se kanë marrëveshje mes tyre, mes grupeve, si te përgjimet e Metamorfozës apo dëshmitë e Dumanit, ku shkëmbejnë aktivitete dhe vlera monetare, por edhe ndihma nga brenda në disa raste”, tha Softa.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?