Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur një ditë më parë në Xibër të Klosit, ku vëllai Sali Dakuci, vrau vëllanë Kujtimin dhe nipin e tij Flogert Dakucin, pas një sherri për një gardh ndarës të pronave të tyre. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mes dy familjeve Dakuci ka patur një konflikt të vjetër që mesa duket është 'shfryrë' me përdorimin e armëve ku mbetën viktima tre persona.
Shkak i këtij konflikti të hershëm mes dy familjeve është bërë marrëdhëniet e tensionuara mes nuses së Kujtim Dakucit me familjen e vëllait të Sali Dakucit, i cili jetonte së bashku me prindërit, ku babi ishte i sëmurë.
Konflikti ka përfunduar edhe në Gjykatën e Burrelit në vitin 2010, ku bashkëshortja e Kujtim Dakucit, Minushe Dakuci akuzonte për dhunë vjehrrin Liman Dakuci dhe kunatin Sali Dakuci. Shkak për dhunën që Minushe Dakuci pretendonte se është dhunuar nga vjehrri dhe kunati, është bërë një gjel.
Ka qenë Sali Dakuci i cili qëlloi mbi një gjel pasi thoshte se po i ngordhte pulat. sipas dëshmisë së Minushe Dakucit, më pas Sali Dakuci filloi ta shante. Më pas Minushja pretendon se duke e ofenduar e ka qëlluar në krahë. Në këtë moment ka ardhur dhe Limani dhe më ka gjuajtur me shkop.
Ndërsa nga ana tjetër Sali Dakuci ka dhënë versionin e tij duke mohuar akuzat se e kishte rrahur por ka pranuar se ka bërë debat me gruan e vëllait. Sipas Sali Dakucit Minushja u mbante inat që kur kishte ardhur.
Pretendimet e Minushes i ka hedhur poshtë edhe i moshuari babai i dy djemve që vdiqën dje. Gjykatat nga provat dhe dëshmitë e marra vendosi që të shpall të pafajshëm Sali Dakucin dhe Liman Dakucin.
Krimi në Xibër të Klosit/ Dy familjet prej kohësh në konflikt, nusja çoi në gjykatë vjehrrin e kunatin për një gjel
Redaksia