Massimo De Santis dhe Taulant Malaj

Itali/ Vrau vajzën dhe burrin që dyshonte se e tradhtonte gruaja, dëshmia e shqiptarit pas krimit: Italiani i bëri xhiro gruas time me 'Maserat-in' e tij

10 Maj 2023, 09:50| Përditesimi: 10 Maj 2023, 13:42

  • Share

1683704817_taulantmalajmaseratti.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi i rëndë në Itali, ku Taulant Malaj ka qëlluar për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe italianin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja. Që të dielën ndodhet pas hekurave dhe në rrëfimin e tij, ka folur edhe për takimet e gruas Tefta me italianin Massimo. 

Sipas tij, të dy konsumonin shumë shpesh drekën bashkë dhe thotë se këto momente i ka regjistruar me celular.

“Një ditë, ai mori gruan time me Maserati-n e tij”, rrëfeu Taulanti.

I fiksuar pas xhelozisë së gruas, vrau italianin me teh celësi dhe më pas shkoi t’i merrte jetën 39-vjeçares me të cilën ka 2 fëmijë. Në tentativë për të vrarë gruan, i doli para vajza 16-vjeçare të cilën e qëlloi me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Për djalin 5 vjeçar që ishte fshehur prapa divanit, Taulanti tha se e kishte parë, por e kurseu dhe shpëtoi pa u lënduar. Ai është marrë nga dajat ndërsa Tefta po merr trajtim mjekësor në spital. Sot, Taulant Malaj pritet të dalë para gjykatës.

Dinamika e ngjarjes sipas dëshmisë së gruas:
Tek po zbardhte e diela, Tefta dhe Taulanti ishin të dy në shtrat, të gjithë po flinin. Zakonisht Taulanti punonte natën si bukëpjekës por atë natë fatzeze, ishte pushim. Në një moment ai ngrihet papritur dhe del nga shtëpia (banonin në katin e parë). Ai maskaron me teh çelësi 20 herë Massimo De Santis, fqinjin e tyre në katin e tretë për të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.

Vrasja e italianit nuk e kënaqi, si xhelat i shtëpisë së tij ai hyn në banesë dhe tenton të zhdukë të parin djalin e tij por nuk ja del, Tefta i del përballë dhe goditet disa herë me thikë. Me të njëjtin guxim ndërhyn për të mbrojtur të ëmën edhe e bija, Xhesika, e cila u kthye në viktimën e çmendurisë së të atit. Në përpjekje për të shpëtuar të birin 5-vjeçar ajo e fsheh mbrapa divanit, me disa batanije, fati i tij ishte gjendja e shokut, sepse vetëm ashtu ai arriti t’i shpëtonte vdekjes, sipas saj.

Teksa kryente aktin, Tefta e filmonte për t’ia treguar policisë, por në sinkron me të ishte dhe vetë xhelati i tyre. Ai i xhiroi teksa i vriste dhe ja çoi dikujt, që në fakt gruaja e dyshon si bashkëpunëtor të tij.  

Report Tv shkoi në Selenicë dhe Babicë të Vlorës, në vendlindjet e dy protagonistëve Tefta dhe Taulant Malaj. Fqinjët i cilësuan si familje të mirë ndërsa rrëfyen se kanë emigruar drejt Italisë që prej vitit 1997 duke mos u kthyer përveçse njëherë në fshat.


Lajmi kryesor:

Itali/ Vrau vajzën dhe burrin që dyshonte se e tradhtonte gruaja, avokatët e Taulant Malaj: Donte të bënte deklarata, por shpërtheu në lot për vajzën


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?