Milano- Kriptomonedhat po përjetojnë “recensionin” më të madh prej kohës së themelimit të tyre, madje as në periudhën e pandemisë COVID nuk ishte parë një rënie e tillë. Rënie historike në burse brenda një ditë, me 18% të vlerës, ose në total 400 miliardë euro. Dhe më të prekura janë kriptot që vijnë poshtë Bitcoin, por edhe kjo e fundit nuk i ka shpëtuar goditjes financiare.
Shoku i goditjes që kanë pësuar bursat botërore, me Tokion që sot regjistroi një rënie traumatike me -12,4%, shtyn drejt uljes edhe të gjithë kriptovalutat.
Rënie dyshifrore edhe për kriptomonedhën më të fortë Bitcoin, me minimumin e saj që prej muajit Janar. Edhe pse pati ngritje të lehtë gjatë ditës, Bitcoin në bursë shitet për 50 mijë dollarë, me një pikiatë rekord e krahasuar me disa javë më parë, shkruan "La Repubblica".
Nga ana tjetër, sjellja e investitorëve vlerësohet se është lineare, me lëvizjet e tyre të aksioneve, si në burimet tradicionale: ar apo bono thesari.
Bitcoin & Co me lëvizjet e tyre të vazhdueshme, jo gjithnjë të varura nga tregu, nuk hyjnë tek këto burime. Kështu universi i monedhës dixhitale pas periudhe me rritje të madhe, e mbështetur edhe nga mundësia e afirmimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, ka nisur befasisht një zmbrapsje të rrezikshme dhe që rrezikon investitorët në këtë sferë ekonomike dixhitale.
Si edhe në të shkuarën, ato që vuajnë më shumë janë kriptovalutat alternative nga Bitcoin, që pësojnë tronditjen më të madhe. Ethereum humbi gjatë mëngjesit më shumë se 20%, Solana regjistron humbje të ngjashme.
Sipas të dhënave të Coinmarketcap, “kapitalizimi” i kriptovalutave ka rënë me 18% në tërësi, vetëm në 24 orët e fundit, ekuivalenti i 400 miliardë euro që bota e kriptos ka humbur në shtrirjen e një dite.