Tirana e dekoruar për festat e fundvitit

Lifestyle

Krishtlindjet dhe Viti i Ri, disa këshilla për festat e fundvitit që po afrohen! Pak stres, humor dhe çdo gjë me grafik

21 Dhjetor 2024, 19:15| Përditesimi: 21 Dhjetor 2024, 19:18

  • Share

Janë ditët jo vetëm më të dëshiruarat, por edhe gati perfekte për t’u argëtuar dhe për të ngrënë ushqimet e preferuara. Por edhe nuk duhet tepruar.

Ja disa këshilla për të pasur Krishtlindjet dhe festa të shëndetshme

-Mos rrini gjithë ditën në divan, duke parë filma. Por flisni me familjen dhe dilni, shijoni atmosferën jashtë mureve të shtëpisë. Bëni një xhiro me biçikletë, merruni me aktivitete, bashkë me fëmijët! Gëzojuni festës!
-Mos e teproni me alkoolin. Me të vërtetë janë ditë gëzimi, por kjo nuk do të thotë që të kalojmë masën!
-Edhe ushqimi i tepët ju dëmton. Hani me kujdes, pak nga të gjitha, pa teprim. Hani një vakt normal, bëni 20 minuta pushim, nëse prapë keni uri hani diçka të vogël.
-Mos u stresoni, kjo është koha më e bukur e vitit. Mos e vrisni mendjen për gatimin, pazarin, pastrimin. Bëjini çdo gjë me listë, pa stres dhe me humor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?