Kristjan Asllani

Sport

Kristjan Asllani fantastik në Champions, mesfushori: Duam të fitojmë trofeun

6 Mars, 10:16| Përditesimi: 6 Mars, 10:25

  • Share

Interi fitoi të mërkurën 0-2 kundër Feyenoord në Champions League dhe është një hap larg kalimit në çerekfinale. Titullar në Holandë luajti edhe Kristjan Asllani (81 minuta) që ishte ndër më të mirët në fushë për zikaltërit, duke u vlerësuar me notën 7,2 nga "SofaScore".

Pas ndeshjes Asllani tha se Interi ka ambicie në Evropë, duke iu referuar trofeut. Sa i takon garës në Serie A, mesfushori kërkon vëmendje te ndeshja e radhës kundër Monzës.

“Ishte një ndeshje që e denim se do vuanim, u treguam të aftë. 30 minutat e para ishte shumë e komplikuara, por pas golit morëm kontrollin e lojës, marrim me vete në shtëpi këtë rezultat që është shumë i rëndësishëm. Ekzistonte ndjesia që do të vinte goli, kemi pasur raste dhe pastaj ishim të aftë që të mbyllnim ndeshjen. Mund të bënim golin e tretë, por jemi të lumtur.

Tani duhet të mendojmë për Monzën dhe pastaj të kthehemi të përqendrohemi te Liga e Kampioneve.

Ambiciet në Europë? Sigurisht, kemi qenë të qartë që në fillim, edhe pse ka shumë skuadra të forta. Mendojmë ndeshje pas ndeshje, pastaj ta shohim. Tani është Monza, ndeshje thelbësore për ne. Më pas do të mendojmë për Feyenoord.

Monza e motivuar? Sigurisht, por ne jemi mirë. Ata janë poshtë në klasifikim, por unë kam luajtur në skuadra që duhej të mbijetonin, e di që do të japin shpirtin, duhet të tregohemi të aftë që të fitojmë. Do të jetë e vështirë, askush nuk vjen për të humbur, por do të mundohem të sigurojmë tre pikët që janë objektivi ynë”, tregoi pas ndeshjes Asllani.

Tanimë Interi pret më 11 mars Feyenoord për ndeshjen e kthimit në fazën e 1/8 të Champions League dhe ka dy gola epërsi.

Statistikat e Asllanit kundër Feyenoord:

96% saktësi pasimesh

50 pasime të sakta

100% dueleve të fituara në tokë, 3/3

100% sukses në 1 kundër 1

6/8 topa të gjatë të saktë

Krijoi aksionin e golit të parë te Interi

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?