Kronikë

Kritikat e Dumanit dhe Çelës për draftin e Kodit të ri Penal, Manja: Nuk kam koment për qëndrimet, janë të mirëpritur në tryezë

4 Shtator, 15:39| Përditesimi: 4 Shtator, 15:42

  • Share

 

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në përfundim të tryezës për konsultimin publik të draftit të Kodit të ri penal, është pyetur në lidhje me mos përfshirjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në hartimin e draftit të Kodit Penal por edhe për lirimin me kusht të burgosurve me dënim të përjetshëm.

Ministri theksoi se nuk ka koment, por se do të ketë disa tryeza konsultimesh për pasurimin e draftit të Kodit të ri Penal dhe se edhe opinioni i drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, do të merret në konsideratë.

Nuk kam koment, ftoj organet e drejtësisë, të mirëpritur grupet e interesit. Brenda muajit tetor duhet të ndryshojmë 6 direktiva në Kodin aktual, do të mbahet një tryezë e posaçme. Kemi bërë një reformë drejtësise unike në llojin e saj, politika që prej 2016 është distante nga drejtësia”, tha Manja.

Një ndër temat që Manja i dha përgjigje ishte edhe neni për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm. Ministri theksoi se drafti i ri i Kodit Penal e vështirëson daljen nga qelitë të burgosurve me dënime të përjetshme. Manja tha se Kodi i ri Penal nuk e lë në dorë të gjykatësit, por janë disa rrethana që lejojnë lirimin e të burgosurve përjetë nga qelitë.

“Nëse ka një detajim, Kodi i ri Penal e ka për lirimin me kusht të personave të dënuar me burgim të përjetshëm! Kodi Penal aktual, thotë: Personi që ka kryer 35 vite burgim, në rrethana të jashtëzakonshme, mund të lirohet dhe e kishte lënë në rrethanat e gjykatës të vlerësoj se cilat janë rrethanat e jashtëzakonshme dhe ju e dini shumë mirë se gjykatat kanë vendosur për lirimin e tyre.

Drafti i ri i Kodit Penal, ka përcaktuar një procedurë të veçantë të gjykimit për lirimin e të burgosurve me burgim të përjetshëm dhe ka treguar rrethanat për lirimin e tyre. Dhe i kanë dhënë përparësi viktimës, normalizimin e marrëdhënies me viktimës dhe kompensimit dhe dëmshpërblimin moral të viktimës.

Pra, ky draft i Kodit të ri Penal, e ka vështirësuar lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm. Dhe nëse do ta shihni pjesën e drafti ku do ta shihni që një ditë paraburgim nuk do të jetë më 1.5 ditë, por do të jetë 1 ditë. Pra kjo periudhë e dënimit 35 vjet zgjatet akoma më shumë dhe nëse nuk ka një shprehje të qartë të gjyqtarit që do të gjykojë këtë çështje dhe se nuk ka normalizim të marrëdhënieve me familjarët e viktimës, kjo kërkesë nuk merret në konsideratë”, tha Manja.


Lajmi kryesor:

Drafti i Kodit të ri Penal/ Manja: Konsultim publik deri në fund të vitit, s'kalon pa 'vulën' e BE! Kritikat për lirinë e medias? Rakipi: S'preken gazetarët


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?