Kronikë

Kritikat e Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës

9 Korrik 2021, 11:13| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 12:00

  • Share

Pa kaluar 24 orë nga paralajmërimi i fortë i kryeministri Edi Rama, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello. Në vend të tij emërohet Klodian Kondi. Ndërkaq ka pasur edhe disa plotësime të ndryshimeve të mëparshme. Ferdinand Zere është emëruar zv.drejtor policie në Korçë dhe zë vendin e Hamdi Fiores i cili u bë drejtor në Kukës. Në vend të Oltion Bistrit i cili u emërua drejtor në policinë e Durrësit, në Komisariatin 2 në Tiranë komandohet përkohësisht Ledio Lushkaj. Një ditë më parë, Rama ka sjellë rastin e sulmit me armë në bar 'Orange', duke thënë  se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh ndërsa ka kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.


Lajmi kryesor:

Paralajmërimi i Ramës për përplasjen me armë në ‘Bar Orange’, shkarkohet shefi i komisariatit të Sarandës! Veliu 'vë në rresht' zv.drejtorët e shefat e komisariateve


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?