TIRANË- Pas paralajmërimit që kryeministri Edi Rama bëri një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka firmosur shkarkimin nga detyra të shefit të komisariatit të Sarandës Syrja Bello dhe në vend të tij është emëruar Klodian Kondi.
Pas "dushit të ftohtë" të Ramës ndaj policisë së shtetit, Veliu ka thirrur në mbledhje zv.drejtorët dhe shefat e komisariateve. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se në këtë mbledhje, Veliu i përsëriti detyrat e lëna dje nga kreu i qeverisë. Ndërkaq ka pasur edhe disa plotësime të ndryshimeve të mëparshme. Ferdinand Zere është emëruar zv.drejtor policie në Korçë dhe zë vendin e Hamdi Fiores i cili u bë drejtor në Kukës. Në vend të Oltion Bistrit i cili u emërua drejtor në policinë e Durrësit, në Komisariatin 2 në Tiranë komandohet përkohësisht Ledio Lushkaj.
Një ditë më parë, kreu i qeverisë me një gjuhë të ashpër, duke sjellë rastin e sulmit me armë në bar 'Orange', tha se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh duke kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë. Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale të ndodhur në vend, më e fundit ajo masakra me 4 të vrarë në Velipojë, apo aksidentet rrugore, Rama i dha 100 ditë kohë Policisë së Shtetit për të rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal. Ato që nuk janë në lartësinë e uniformës, duhet të zhduken dhe të nxirren para drejtësisë, përfundoi kreu i qeverisë.
Teksa e vuri gishtin mbi plagë kur përmendi korrupsionin në policinë rrugore dhe sjelljen në kapërcim të ligjit të forcave "Shqiponja" dhe patrullave të përgjithshme, kreu i Qeverisë paralajmëroi lëvizje drastike, nga të cilat nuk do të shpëtojë askush nga piramida e uniformave blu. 4 janë prioritetet që sipas Kryeministrit Rama do të duhet të fillojnë vihen në zbatim në mënyrë urgjente dhe të sjellin ndryshime: Raporti me qytetarët, kontrolli mbi territorin, kufta kundër standardit të dyfishtë si dhe vënia në përdorim me një standard tjetër e teknologji më të avancuar e me protokoll rigoroz i komisariatit digjital.
Pa kaluar 24 orë nga paralajmërimi i fortë i kryeministri Edi Rama, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit të Sarandës Syrja Bello. Në vend të tij emërohet Klodian Kondi. Ndërkaq ka pasur edhe disa plotësime të ndryshimeve të mëparshme. Ferdinand Zere është emëruar zv.drejtor policie në Korçë dhe zë vendin e Hamdi Fiores i cili u bë drejtor në Kukës. Në vend të Oltion Bistrit i cili u emërua drejtor në policinë e Durrësit, në Komisariatin 2 në Tiranë komandohet përkohësisht Ledio Lushkaj. Një ditë më parë, Rama ka sjellë rastin e sulmit me armë në bar 'Orange', duke thënë se ka pronarë lokalesh që tërheqin prej hunde shefa komisariatesh ndërsa ka kërkuar që të shkarkohet zinxhiri komandues në Sarandë.
Zoti krieminister, mir qe e shkarkove syrja bellon por tu ktheje 30% qe u ka mar njerezve se u ka pire gjakun
Përgjigjudrejtor me telekomande si ato lodrat e femijeve ... hahahaha po pse pret Ramen ti more leshko te te terheqi veshin?!
Përgjigju