Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur një për një dorëheqjet e drejtorëve .
Ky vendim vjen në kuadër të reformave që po ndërmerren për ristrukturimin dhe eficiencën e administratës vendore, si dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së fundit të kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese.
Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohen edhe emrat e rinj që do të marrin drejtimin e sektorëve kyç në Bashkinë e Vlorës.
Emrat e 21 drejtorëve të shkarkuar
1- Zambak Selmanaj drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake
6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit
9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
15-Lorela Ballaj drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta
16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko
18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore
20-Igli Zahaj i drejtor i IMT
21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit
Lajmi kryesor:
Rama i pakënaqur, kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Fier dhe Durrës! Kritika për menaxhimin e hapësirave publike e pastërtinë
SI.E./ReportTv.al