Unioni i gjyqtarëve i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër sulmeve të përsëritura të ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj dy gjyqtarëve, Hazbi Balliu dhe Klarent Demiri, lidhur me vendimet e tyre.
Gjyqtari Balliu bllokoi pak javë më parë kalimin e zyrave të Agjencisë së Kadastrës në një objekt të konfiskuar, derisa çështja me pronarët e godinës, e cila kishte devijuar nga leja e ndërtimit, të zgjidhet në rrugë gjyqësore. Ndërsa gjyqtari Demiri, i dha të drejtë një biznesi, i cili kundërshtoi prishjen e një lokali në një hapësirë poshtë një pallati në Tiranë. Kryeministri Rama kishte deklaruar se gjyqtarët po keqpërdorin pavarësinë e tyre, duke paralajmëruar se qeveria nuk do të heshtë, por do të kërkojë ndëshkimin e tyre nga institucinet e Drejtësisë.
Në një deklaratë mbi situatën e krijuar, Unioni i Gjyqtarëve shprehet se kryeministri po “anatemon personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik”.
Sipas tyre qeveria, “për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës”.
Sipas Unionit “në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura”. Deklarata kujton se në një shtet të së drejtës “çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari. Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike”.
Unioni vëren se kuadri kushtetues dhe ligjor i vendit “nuk lejon përfaqësuese të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre”.
Sipas tij, një situatë e tillë “është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia”.
UGJSH kërkon edhe një reagim nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të mbajë një qëndrim ndaj 'sulmeve që iu bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato’.
Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.
Komente

Ti o Edi.komentus hajde se ta jap nga afer denimin qe paskam meritu.ta rregulloj un qefin edhe nese je gjyqtar a prokuror.ka o ordiner spiun.edi jep naj kontakt se ta rregulloj un.deshiren per denim o halabak
PërgjigjuUnioni haleve mbështetës të kryehalesë Sali!
PërgjigjuA popull Idiot byrekaxhi apo sufllaqexhi QE Shani Kur thot udheheqja.prokurori ka ndaluar qeverine te aekuestroje pronen private e cila esht e shenjte.ka qen ne Kat Pa leje Jo gjith godina.shteti I ka afruar ta bleje pronari SIPAS ligjit shtesen pa letra DHE pronari ka pranuar DHE ka ber pagesen.tani shteti do godine tja marr.pse e Shani gjyqtarin se kuptoj.normal ka gjyqtar legena plot .edge KY Mund te Jet.por vendimi esht I drejt.si sekuestrohet prona private mer?a Jeni ne terezi o idiota komentus.po PSE ore vetem mas temenas duhet me I shku qeveris?
PërgjigjuUnioni i gjygjtareve ! Ngriheni politikusht kunder Rames dhe jo ne mbrohthe te drejtesise. Ku jeni ju o militante kur Saliu i merr me liber shtepie prokuror dhe gjykates ,bile dhe kreun SPAKut zotin Dumani? Kur ngriheni ju populli kuoton shume mure lojen qe luani
PërgjigjuPse unioni i Gjygjtareve nuk e prekin fyrjet e Sali kriminel Berisha që gjdo ditë del e shanë gjygjtarë dhe prokuror me libër shpie dhe onioni nuk mblidhet por merr në mbrojtje kriminelët,hajdutet gjygjgjtarë,dhe prokuror miliarderë turp.
PërgjigjuNuk ka njerez me te poshter se gjyqtaret qe luajne me jeten e shqiptareve.e kam rast personal.pa asnje fakt asnje prove te denojne.dhe jan unison gjith shkallet e gjyqsorit mua personalisht ma kan shkaterruar jeten.ne kuptimin e plote te fjales.rama ketu ka te drejte dhe nese kam rezerva per te.bravo rame shtypi kto fundrrina se te gjith njelloj jan.sjemi republik prokuroresh e gjyqtaresh.
Përgjigjuke shume te drejte o tirona e re. jan megjithmend njerez te korruptuar se me sa duket nuk ta òane dhene denimin e merituar
Uniooni I hajduteve, gjysma iku nga Vetingu per vjedhjet dhe pa aftesise. Kur Nongrata kerceno hapur gjyqtaret e GJKKO si gjyqtare me tre mbiemra e tjera ky union nuk Ka as vesh as sy. Njerez pa dinjitet dhe burreri.
PërgjigjuMjafton te lexosh komentet per te pare c’nivel ka ky populli jone i keqtrajtuar dhe i semure me sindromen e Stokholmit…
PërgjigjuNuk ka ne Shqiperi njerez me te felliqur,me te kalbur moralisht se gjykatesit. Jeni llumi i shoqerise shqiptare.
PërgjigjuPak e kanë.Kush janë këta barkëdera(milionerë)që gjithçka e kanë me padrejtësinë që bëjnë ndaj qytetarëve dhe tashmë dhe ndaj vendimeve të qeveris.Kush i paguan dhe për çfarë këta birbo?Përse ju që ju kanë vrarë barkun qeveria përse deri më sot kur u prekën interesat kolegëve të tyre folët dhe nuk kan folur për shumë e shumë krime të drejtësis, ndaj popullit derri dhe në vrasje.
PërgjigjuMe vjen mire qe i siguruat sufllaqet dhe ne dite pushimi. Te rroje partia Rama, Linda.
PërgjigjuPo çfar figure cenohet mor hajdutë të ndyrë që e keni rrjepur këtë popull të mjerë ju duheni varur të gjithë se asnjëri nuk e meritoni atë vend por nga halli jeni në atë detyrë sepse tani nuk ka të tjerë....kot janë përgojuar doganierët se këta janë bandë kriminale Zoti ju rafte aty ku ju dhëmb më shumë....
PërgjigjuUnion qesharak qe nuk reagon kur nje gjyq shkon 10 vjet deri ne apel, kur vendimet arsyetohen pas dy vjetesh nga gjyqtaret, kur datat e gjyqeve dalin pas 2 vjetesh, kur gjyqtaret sillen me arrogance ne salla, kur ild dhe klgj nuk ekzistojne dhe shifrat e pazareve neper gjykata nga drejtesia e re jane te frikshme.
PërgjigjuJu që i coptuat besimin republikës Shqipëtare dhe e kthyet në biznes duhet të paktën të heshtni se mjaft është mjaft.
PërgjigjuMinojne besimin te publiku thot gjyqesori..po kush ka besim te ju ? Ju e keni shkateruar shqiperine, ju jeni pergjegjes per gjendjen e shqiperise sepse i jepni te drejten kush paguan me shume jeni pa din e iman .po te funksiononte gjyqesori populli sdo kish strese.
PërgjigjuTi je fiks sic ke gjysmbiemrin ,po te funksiononte prokurori dhe ne vecanti gjyqesori politika funksiononte sic duhej se ja tregonte vendin ,ligjet i ka shqiperia por atyre ju vishen syt nga paraja kuptove dhijar..
Ah popull dele! Pse gjyqsori qenka pergjegjes qe jemi ne kete gjendje, jo politika?! Ju kanebere lavazh…s’beheni me!
Unioni o gjyqtareve eshte union si ai i punetoreve..qe flet per te mbrojt gjyqtaret, nderkohe ne kete bote koha eshte aseti me i cmuar… dhe derisa te cbehet nje vendim i gabuar i gjyqtareve .. njeriu ka humbur nje te 6 e jetes
Përgjigju