Kriza energjetike, rritet me 10 lekë bileta e urbanit në Vlorë, nga nesër 40 lekë

28 Prill 2022, 14:16| Përditesimi: 29 Prill 2022, 12:41

  • Share

Nga dita e nesërme qytetarët e Vlorës nuk do e blejnë më biletën e urbanit me 30, por me 40 lekë.

Ishte Këshilli Bashkiak i Vlorës ai që miratoi kërkesën e bërë nga firma cila administron shërbimin urban te qytetit. Edhe pse ishte jashtë rendit të ditës, kërkesa është miratuar vetëm pas shqyrtimit të relacionit që ka paraqitur kompania mbi kostot e rritura të reflektuara si pasoje e çmimit të naftës.

Nga ana tjetër, pavarësisht se kostoja e biletës u rrit me 33%, qytetarët e Vlorës përballen çdo ditë me probleme në shërbimin urban sikurse janë, mos zbatimi i itinerareve dhe orarit apo edhe kushtet e munguara në urbane.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?