Kreshnik Ahmeti në Kontrast

Sulmi në veri/ Zv. ministri i Jashtëm i Kosovës në 'Kontrast': Fshihet Serbia, dërgoi 5 mln € armatime në Zveçan! Gati për dialog? S’mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë

28 Shtator 2023, 18:24| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 18:31

  • Share

KOSOVË- Në një kohë kur kriza mes Kosovës dhe Serbisë është shtuar për shkak të një sulmi të mirë organizuar nga ana e Beogradit duke sjellë vrasjen e policit, Afrim Bunjakut, zv ministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti thotë se Kosova është ende e stepur për t’u ulur në tryezën e dialogut.

Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, të moderuar nga gazetari Denis Minga si dhe analisti, Lorenc Vangjeli zëvendës ministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti thotë se Prishtina zyrtare është në pritje të një reagimi nga ndërkombëtarët ndërsa shton se qysh prej nëntorit është e gatshme të zbatojë planin franko-gjerman.

“Rasti i fundit ishte dhe situata jashtëzakonisht e ndjeshme në veri të Kosovës, ishte një aksion profesional i policisë së Kosovës që ja doli të kapë agresorët pa shkaktuar asnjë civil. Atëq që ka kërkuar Kosova që nga radikalizmi i Serbisë ka qenë shtim i uniformave të NATO-s në veri. Ndërsa ne kemi pranuar planin franko-gjerman në parim e pranuam në nëntor dhe u shprehëm të gatshëm për ta nënshkruajë, fatkeqësisht Serbia nuk e ka ndëshkuar dhe nuk mori masa, njëlloj shpëtoi edhe në mars. Ajo që na duhet tani është zbatim i tërësishëm i këtij plani. Përveç masave që ka marrë Kosova që janë të papranueshme, pra ne duhet të zbatojmë marrëveshjen në tërësi.”- tha Ahmeti.

Pyetje: Për momentin a ka kanale komunikimi mes Kurtit dhe Ramës?

“Sigurisht që ka. 

Ahmeti ka bërë me dije edhe sesa ka qenë vlera e armatimeve të dërguara nga Beogradi për të ndërhyrë në veri të Kosovës. Sipas tij, Serbia ka furnizuar me 5 mln euro armatime terroristët dhe Kosova aktualisht disponon 4 prova shumë të forta që provojnë se Serbia ka qenë agresore dhe ka financuar kriminelët për të ndërhyrë në Banjskë.

“Duhet vullneti sepse dëshmitë janë aty. Në Kosovë është organizuar nga Serbia një logjistikë për futjen e atij armatimi aq të madh, që ka vlerën e mbi 5 mln euro. Ky është fakti i parë. I dyti është përfshirja nga krimineli Raidoioçiç i kërkuar nga drejtësia e Kosovës dhe non grata nga SHBA dhe Britania. Ai është nënkryetar i Listës Serbe, ai është shumë i afërt me Vuçiçin. Pastaj kemi edhe një prej të vrarëve që është truproja e Aleksandër Vulin. Dhe dëshmia e faturës së Serbisë për futjen e armatimeve. Ne kemi pasur bashkëpunim dhe kemi me SHBA, e njëjta gjë ka ndodhur historikisht për Kosovën dhe vijojmë këtë bashkëpunim në këto ditë të vështira.”- tha Ahmeti.

I pyetur nëse Kurti është i gatshëm për t’iu rikthyer dialogut, Ahmeti u rezervua disi, pasi sulmi është ende i freskët, ndërsa shtoi se po presin për finalizimin e plotë të hetimeve nga BE-ja.

“Deri më 23 shtator kemi mundur të flasim në një mënyrë, pas sulmit nuk jemi më në situatë të njëjtë, urgjente është siguria e territorit, që po bashkëpunojmë me KFOR. Duhet të presim edhe rezultatin e hetimeve sepse s’mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë.”- tha ai.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku duket qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës.

Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti. Lidhur me këtë video, Brukseli tha se nuk shërben për t'u marrë për bazë dhe nevojitet një hetim më i thelluar. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?