Kriza në Bjellorusi/ Nobelistja Aleksievich nuk pranon të dëshmojë në hetuesi: Ne nuk jemi fajtorë për asgjë

26 Gusht 2020, 15:06| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 15:07

  • Share

"Ne nuk jemi fajtorë për asgjë. Ne thjesht duam të jetojmë në një vend të lirë" – Kështu u shpreh fituesja e çmimit Nobel në Letërsi, duke deklaruar para hetuesve se ajo nuk do të dëshmonte kundër vetes dhe të tjerëve.

Shkrimtarja u thirr në polici dhe më pas në hetuesi, si anëtare e Këshillit Koordinues të krijuar nga opozita bjelloruse, e cila është ngritur në protesta kundër presidentit Lukashenko, menjëherë pas rizgjedhjes së tij në postin actual në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, të cilat konsiderohen të manipuluara. Ata kanë kërkuar një tranzicion demokratik të pushtetit dhe zgjedhje te reja presidenciale, teksa Lukashenko ka akuzuar Këshillin për komplot dhe grusht shteti ndërsa prokuroria e vendit ka nisur një process hetimi.

"Lukashenko bisedon vetëm me Putin. Ne kemi nevojë që ai të bisedojë me njerëzit. Në njëfarë mënyre duhet të përfshijmë Putinin dhe botën në bisedë, në mënyrë që Lukashenko të fillojë të negociojë", - u tha Aleksievich mbështetësve të shumtë që e prisnin përpara ndërtesës së hetuesisë.

Ajo u shpreh se "Sa më shumë të bashkohemi, aq më të fortë do të jemi dhe aq më shumë shanse do të kemi për t'i detyruar autoritetet të pranojnë dialogun".

Dje, dy anëtarët e tjerë të Këshillit të themeluar nga opozita, Serghej Dylevskij, drejtuesi i grevës dhe Olga Kovalkova, njeriu më i afërt me kryeopozitaren Tikhanovskaja, e cila u largua nga vendi pas zgjedhjeve presidenciale dhe po qëndron në Vilnius, u dënuan me 10 ditë burg.


Lajmi kryesor:

Kriza në Bjellorusi/ Manifestime të reja kundër dhe pro presidentit Lukashenko


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?