Përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së u shpreh se për Bjellorusinë duhet të të kemi tre pika parasysh. "Sikur të mos kishte mjaftueshëm probleme në botë, pandemia na ka detyruar të bëjmë ndryshime. Gjithmonë jam i lumtur kur gjendem në Vjenë, edhe këtë herë në një Vjenë mesa duket pa maska. E kam thirrur këtë takim për të trajtuar ngjarjet në Bjellorusi.
Bjellorusia është një nga 56 vendet tona pjesëmarrëse dhe asnjë prej premtimeve themelore prej të cilave OSBE ekziston të përmbushë është siguria dhe bashkëpunimi prej secilit prej dhe mes nesh. Secili duhet të bëjë atë që mundet për të ndihmuar dhe OSBE-së për të ndihmuar Bjellorusinë në këtë udhëkryq mjaft të rrezikshëm, është e vështirë, ndasitë janë të thella, dhuna gati të shpërthejë. Por që vendi të ecë përpara në mënyrë të sigurt, do të duhet mirëkuptim dhe bashkëpunim. Dhe roli ynë duhet të jetë që të ndihmojmë që kjo të ndodhë.
Bëj tre gjëra të qarta, e para; sado të forta të jenë opinionet që kemi, nuk na takon të ndërhyjmë në cështjet e brendshme bjelloruse. Së dyti sa do të forta të jenë ndjenjat, nuk na takon të marrim anë. Së tre treti nuk po kërkojmë dhe as nuk duhet të kërkojmë rolin e ndërmjetësimit mes dy palëve, thjesht të ndihmojmë Bjellorusinë si një prej nesh. Shqetësimet lidhur me zgjedhjet janë të qarta, nuk mundën të vëzhgoheshin nga OSBE dhe kjo ishte shqetësuese. Analizat për votimin kanë theksuar arsyet për këtë shqetësim. Është një makth për Bjellorusinë dhe popullin. Ne nuk duhet të rrimë mënjëanë" tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama mbledh OSBE-në për Bjellorusinë, thirrje Lukashenkos: Prano ofertën për t'ju pajtuar, tre pika i kemi të qarta! Ftesa nuk është refuzuar
//ReportTv.al