Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit, përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Paraqitja e tij sot, në një terren ushtarak në afërsi të qytewtit Hrodno, është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.
“Gjithçka është e qartë”, citohet të ketë thënë Lukashenko për median shtetërore Belta -“Siç e kemi pritur, gjithçka po shkon sipas planit për një revolucion me ngjyra që dëshiron të nxisë situatë në politikën tonë të brendshme”.
Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk njeh rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 gushtit, për shkak të parregullsive.
Lajmi kryesor: