Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke zbuluar se cfarë është diskutuar në takimin me zyrtarin e lartë amerikan. Basha thotë se është diskutuar për krizën politike në vend, por edhe mungesën e institucioneve kushtetuese.
“Bisedë e hapur dhe konstruktive me Matthew Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pandëshkueshmëria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Përkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen si rruga e vetme për stabilitet dhe Shqipërinë në BE” deklaroi Basha.
Lajmi kryesor: