Politikë

Kriza dhe negociatat në Repolitix/ Ralf Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, iki nga parlamenti e Shqipëria

17 Shtator 2019, 21:02| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 13:13

  • Share

'Nëse nuk arrijmë që të fitojmë betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor atëherë do të largohem nga parlamenti dhe nga vendi. Nëse ky sistem do të bëhej i drejtë nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike".

Kështu deklaroi deputeti opozitar Ralf Gjoni mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga. Për Paskal Milon nuk ka shpresë që të ndryshojë sistemi, pasi tha ai 'numrat e opozitës në Kuvend do i përcajnë, do i blejnë. Ka njerëz që blihen dhe shiten'.

Në panelin e të ftuarve ishte edhe ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka i cili theksoi se i vjen turp nëse do të hapen negociatat me këtë klasë politike. Ai fajësoi politikën për gjendjen e krijuar, pasi u shpreh se 'kur ne shkruanim dhe kishim teatro, këta që na vendosin kushte jetonin në pemë', referuar vendeve anëtarë të BE-së.

Por ish-kreu i prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari tha se do të bëjë thirrje për mbledhjen e 10 mijë personave në grevë urie me qëllim ringritjen e demokracisë në vend nëse gjendja nuk ndryshon. 

Ora 22:47
Ish-prokurori: 'Robotët' do të hetojnë 'peshqit' e mëdhenj! Ceka sulmon skeptikët në BE: Kur ne shkruanim, ata jetonin në pemë

1568754088_hajdariceka.jpg
Ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka ishte i ashpër me vendet e BE-së që i vendosin kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave. "Ne jemi më të qytetëruar se ata të tjerët që janë në BE.

Kur ne kishim teatër, stadium, bënim skulptura, njihnim shkrimin, ata që na vënë kushte për Europën, jetonin nëpër pemë dhe lyheshin me bojë të kuqe. Fajin e kemi ne" tha ai.

Ndërsa ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari u shpreh se javën tjetër prokurorët shqiptarë do të shkojnë për trajnim në SHBA nga FBI-ja.

"Kolegët e mi në prokurori që do të kalojnë SPAK-un do të shkojnë në SHBA javën tjetër për trajnim nga FBI-ja, llogarit kush do i hetojë 'peshqit', do të jenë disa 'robotë', që kur të grumbullojë provat nuk do të shohin si e ka emrin" tha ai.

Ora 22:20
Ralf Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem nga parlamenti dhe Shqipëria

Deputeti opozitar Ralf Gjoni u shpreh sonte në Repolitix se nëse nuk fiton betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të largohet nga parlamenti dhe vendi. Ai e cilësoi si betejën e tij të fundit, ndërsa nuk përjashtoi krijimin e një lëvizje të re politike.

"Unë këtë e shoh si betejën tonë të fundit, nuk kemi tjetër. Ju do të shihni spektakël në parlament, orën e së vërtetës. Kemi SPAK-un dhe BKH-në, shqiptarët presin hetimin për shumë emra që kanë qenë në poste zyrtare nga këto parti që po mbajnë peng këtë. Jemi në prag të një katastrofe demografike.

Nëse ne nuk arrijmë këtë betejë, që unë e quaj të fundit politike, unë nuk kam për të bërë tjetër nëse nuk fitojmë sistemin zgjedhor, atëherë unë bashkë me miqtë e mi do të largohemi jo vetëm nga ky parlament, por edhe nga ky vend. Nëse ky sistem do të bëhej i drejtë nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike.

Po vlon kazani. Nuk bën sens të qëndrojmë në atë parlament, do të ishte e turpshme të rrija në atë parlament për një rrogë dhe për t'i bërë fresk Edi Ramës. Duhet të jetë e qartë për cdo qytetar. Ne nuk jemi futur për të bërë pazar me Edi Ramën. Nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor unë nuk kam më vend në atë parlament. Ky duhet të jetë qëndrimi i 39 firmave" tha ai.

Ora 21:56
Neritan Ceka kërkon largimin e OSBE-së: Turp që rrini akoma në Shqipëri (VIDEO)

Ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka akuzon prezencën e OSBE-së në Shqipëri për atë që po ndodh me zgjedhjet në vendin tonë. "Turp i them OSBE-së për zyrat tuaja, makinat dhe rrogat tuaja që rrini akoma në Tiranë. Pas 30 vitesh, që vijojnë dhe votat e shqiptarëve i numërojnë partiakët" tha ai.  

Ora 21:51
Milo: Votat për 'Zgjedhoren' do të blihen! Gjoni: PD-PS s'kanë gjë në dorë, SHBA në lojë...

1568748843_ralfi.jpg
Për Paskal Milon po nuk ndryshoi sistemi zgjedhor Shqipëria nuk ka asgjë në vijë. Ai nuk shikon shpresë deri tani. "Nuk besoj se SHBA dhe më pak BE-ja do u imponohen partive të mëdha për të ndryshuar sistemin. Nuk mund ta bëjnë, pasi mesazhet do të ishin dhënë. Gjuha, mesazhet e Ramës, Berishës apo Bashës do të ishte zbutur. I gjithë shqetësimi i partnerëve janë që të bëhen korrigjimet në kodin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-së. Po nuk u pret sistemi nuk kemi gjë në vijë. Numrat e opozitës në Kuvend do i përcajnë, do i blejnë. Ka njerëz që blihen dhe shiten".

Por, Ralf Gjoni mendon ndryshe. Ai thotë se tashmë PD-PS nuk kanë gjë në dorë, pasi është futur në lojë SHBA-ja. "Pa ndryshuar sistemi zgjedhor, hapja e listave dhe heqja e monopolit të bajraktarëve në Shqipëri nuk ka zhvillim demokratik. SHBA shprehu mbështetjen e plotë për ne. Brenda shtatorit do të organizojmë një tryezë gjithpërfshirëse, edhe me ekspertë të huaj, do të hapim debatin për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Tryeza do të mbështet nga SHBA-BE. PS dhe PD-ja nuk kanë më gjë në dorë" tha ai.

Ora 21:31
Ralf Gjoni: Ku janë 'peshqit' e mëdhenj? Neritan Ceka: Turp po u hapën negociatat (VIDEO)

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo u shpreh optimist se Shqipërisë do i hapet drita jeshile për negociatat në tetor. "Tani ka dy qasje, që qeveria thotë se ai teknik është plotësuar, por mbetet ai politik. Le të urojmë që Këshilli Europian të hapë negociatat. Nga Gjermania Rama ka marrë një mesazh, që është artikuluar në media, që mund të ketë një hapje negociatash me kushte" tha ai.

Për deputetin Ralf Gjoni shanset janë për negociatat, por ende nuk kemi parë as 'peshq' të vegjël dhe as të mëdhenj para drejtësisë së re.

"Ne nuk presim që të na informojë vetëm ministri në detyrë, pasi kemi edhe homologët tanë në PE. Nga informacioni që kemi janë që shanset janë më pozitive se kurrë. Jam dakord me Milon kur flitet me një analizë të gjerë për kontekstin. Ne jemi duke trokitur në derën e një shtëpie të tejmbushur dhe me shumë probleme të mëdha. Fajin e ka një binom anti-shqiptar PS-PD.

Lufta kundër korrupsionit përmendet me pak rezultate. Nuk  kemi ende peshq të mëdhenj, por as të vegjël. Negociatat varen nga Gjermania, Franca, Holanda dhe Danimarka. Unë jam i shqetësuar për deklaratat e kryeministrit Micotaqis, nuk shoh ku po dhunohen të drejtat e minoritit grek" thai.

Ndërsa politikani Neritan Ceka thotë se i vjen turp nëse do të hapen negociatat. "Mua ditën që do të futemi në Europë, që do të hapen negociatat do të më vijnë turp. Me këta do të shkojmë në Europë?! Ky vend me këtë Kushtetutë, me këtë sistem zgjedhor meriton negociatat? Duhet të pastrohet njëherë, të heqë pisllëqet" tha ai.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alma: 18/09/2019 13:25

    Neritanit kohet e fundit po i duket vdtja i zgjuar here mallkon popullin here te huajt ti je nje funderrine ae eshte turp me te thirte ne emisione njeri i pshtire nje hajdut

    Përgjigju
  • dritani: 18/09/2019 12:35

    Ralf, lufto deri ne fund per ate qe beson. Ndryshe...po te kujtoj nje nga vargjet e hymnit tone kombetar: "Nga lufta vec ai largohet..." Vargjet e tjera besoj qe i di. Tung!

    Përgjigju
  • Ben: 18/09/2019 09:00

    Amon Ralfo mos ik.

    Përgjigju
  • Edepsëz ceka: 18/09/2019 08:19

    O neritan jashqitje ceka ti je njeriu më i pështir i kombit Shqiptar. Ti je një fundërrin që servilosesh për të kap ndonjë llokëm.

    Përgjigju
  • Populli: 18/09/2019 07:33

    Kush te vjen mbrapa ty o hajdut? Vetingu po jua tregon kush jeni ju miliarderat e ketij vendi,qe e shkaterruat ket popull, dhe jo tju vij mbrapa ju,ju jeni per burg o dit zi.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 18/09/2019 00:32

    Ikni nga Shqiperia qe te ulen kembekryq Greqia Serbia Turqia dhe Rusia.

    Përgjigju
  • Tahip: 17/09/2019 21:56

    Po pra te pastrohet nga nje kryeplere si luna cekes....

    Përgjigju
  • Ehhh: 17/09/2019 21:52

    Shko mor burr legen thot te vjen turp te hapen negociatat. Ptu rrace e felliqur dhe ata palo njeres qe te vin ty mbrapa. Negociatat hapen per popullin jo per krimba si puna jote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?