Kryetari i PDS-së, Paskal Milo u shpreh optimist se Shqipërisë do i hapet drita jeshile për negociatat në tetor. "Tani ka dy qasje, që qeveria thotë se ai teknik është plotësuar, por mbetet ai politik. Le të urojmë që Këshilli Europian të hapë negociatat. Nga Gjermania Rama ka marrë një mesazh, që është artikuluar në media, që mund të ketë një hapje negociatash me kushte" tha ai.
Për deputetin Ralf Gjoni shanset janë për negociatat, por ende nuk kemi parë as 'peshq' të vegjël dhe as të mëdhenj para drejtësisë së re.
"Ne nuk presim që të na informojë vetëm ministri në detyrë, pasi kemi edhe homologët tanë në PE. Nga informacioni që kemi janë që shanset janë më pozitive se kurrë. Jam dakord me Milon kur flitet me një analizë të gjerë për kontekstin. Ne jemi duke trokitur në derën e një shtëpie të tejmbushur dhe me shumë probleme të mëdha. Fajin e ka një binom anti-shqiptar PS-PD.
Lufta kundër korrupsionit përmendet me pak rezultate. Nuk kemi ende peshq të mëdhenj, por as të vegjël. Negociatat varen nga Gjermania, Franca, Holanda dhe Danimarka. Unë jam i shqetësuar për deklaratat e kryeministrit Micotaqis, nuk shoh ku po dhunohen të drejtat e minoritit grek" thai.
Ndërsa politikani Neritan Ceka thotë se i vjen turp nëse do të hapen negociatat. "Mua ditën që do të futemi në Europë, që do të hapen negociatat do të më vijnë turp. Me këta do të shkojmë në Europë?! Ky vend me këtë Kushtetutë, me këtë sistem zgjedhor meriton negociatat? Duhet të pastrohet njëherë, të heqë pisllëqet" tha ai.
Lajmi kryesor:
Kriza dhe negociatat në Repolitix/ Ralf Gjoni: Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, iki nga parlamenti e Shqipëria
/r.k./ReportTv.al